Revolucioni teknologjik, kriza ekonomike dhe roli gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale janë ndër sfidat kryesore për mediat tradicionale. Për të inkurajuar dialogun për këto tema aktuale, Programi Mediatik i Fondacionit “Konrad Adenauer” organizoi më 28 mars në Sofje një konferencë ndërkombëtare, në të cilën morën pjesë gazetarë, shkencëtarë, përfaqësues të biznesit të mediave dhe të institucioneve nga 12 shtete. Shkaku konkret ishte prezantimi i një studimi për arsimin modern gazetaresk të bërë ndër 531 studentë nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Kroacia dhe Shqipëria.
Tashmë 10 vjet Programi Mediatik përkrah gazetarinë e pavarur dhe cilësor në Evropën Juglindore si një premisë e rëndësishme për zhvillimin e demokracisë në rajon. Më shumë për këtë studim tregon drejtori i Programit z. Christian Spahr:
“Arsimi në fushën e gazetarisë në Evropën Juglindore është kryesisht në duart e universiteteve, të cilat janë përqendruar më shumë mbi teorinë. Ne bëmë një studim ndër studentët e regjionit, të cilët mendojnë se kanë nevojë për më shumë praktikë dhe mundësi teknike në arsimin e tyre. Kjo është një sfidë për universitetet dhe jo vetëm për ta. Kemi nevojë për një dialog të përforcuar midis universiteteve, mediave dhe qeverive për reformimin e arsimit të gazetarëve të rinj.”
Studimi tregon një tendencë për feminizimin e profesionit. Më shumë përfundime të rëndësishme nga anketa ndër studentët na prezantoi menaxherja e marrëdhënieve me publikun e Programit Mediatik znj. Manuella Zllateva:
“Interesante janë rezultatet: 34% të të anketuarve dëshirojnë të studiojnë në këtë degë, sepse gazetaria është profesioni i tyre i ëndërruar. E njëjta është përqindja e studentëve, të cilët dëshirojnë të angazhohen me tema të rëndësishme për shoqëri dhe me tema politike. D. m. th. ekziston një përfytyrim tepër idealist për profesionin e gazetarëve. Nga ana tjetër, pyetjes “a dëshirojnë të mbeten të punojnë në këtë fushë”, 50% të studentëve i përgjigjen se dëshirojnë më shumë të merren me marrëdhënie me publikun (PR), apo se do të punojnë kudo që të kenë mundësi. Duke folur për Bullgarinë – 60% dëshirojnë të mbeten në sferën e gazetarisë – ky është një rezultat i mirë në sfondin e rezultateve në shtetet e tjera të regjionit.”
Shpesh studentët njohin më mirë teknologjitë moderne në krahasim me profesorët e tyre, mirëpo roli i pedagogëve është që të prezantojnë para të rinjve standardet e larta profesionale, sepse këto standarde gjithnjë e më shpesh mungojnë në gazetarinë bashkëkohore, e cila funksionon sipas parimit “copy/paste”.
Se si pedagogët përballen me sfidat para gazetarisë bashkëkohore në Shqipëri? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e mësojmë nga dy pedagogë të shquar të gazetarisë në Shqipëri – drejtorja ekzekutive në Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë Dr. Jonila Godole dhe nga përgjegjësi i Departamentit të Gazetarisë dhe të Komunikimit në Universitetin e Tiranës Prof. Mark Marku
“Arsimi profesionali në Serbi arriti kulmin e vet para pesë vitesh – patëm pothuaj tetë universitete shtetërore e private me specialitet gazetari. Tani mbetën vetëm tri universitete shtetërore dhe një privat sepse studentët që dëshirojnë të studiojnë gazetari janë gjithnjë e më pak. Reklamuesit janë gjithnjë e më pak dhe për këtë arsye mediat janë detyruar të bëjnë kursime dhe të pakësojnë numrin e gazetarëve. Gazetari bashkëkohor duhet të mund të bëjë gjithçka – të shkruajë, të incizojë, të fotografojë, të bëjë montazh – kështu pak nga pak zhduken shumë profesione, të lidhura me gazetarinë. Kështu shumë gazetarë mbetën pa punë, shpërblimi i punës së nuk është i mjaftueshëm dhe profesioni humb tërheqjen e vet.”
Sipas profesorit Radojkoviç gazetaria civile nuk duhet të zëvendësojë atë profesionale. Amatorët, të cilët kapin lajme me anë të celularit të tyre sipas tij janë “Pokemon gazetarë” dhe në veprimtarinë e tyre ai sheh rreziqe: “Në gazetarinë civile ka shumë rreziqe, sepse atje mund të shkruhet pa mbajtur përgjegjësi, nuk është i qartë autori i vërtet, ligjet nuk parashikojnë ndëshkime dhe mungon etika. Gazetaria profesionale për të mbijetuar duhet të kthehet ndaj themeleve të saj – të respektojë të vërtetën, të jetë aktuale dhe e saktë, të respektojë kodin e etikës profesionale.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: kas.de
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..