Një ekspozitë me vepra të fotografëve amatorë u rregullua në klubin “Fotosintezis” në kryeqytet. Ekspozita është nën moton “Vështroje “Shikimin tënd”. Po kështu quhet edhe konkursi më i njohur për fotografë jo profesional në vend. 20 fotografi bardhë e zi dhe me ngjyra u zgjodh juria e caktuar nga ekipi i një botimi të njohur me tematikë shkencore. Në vazhdim të një viti në redaksi u grumbulluan më se 2700 fotografi të 1900 autorëve amatorë.
Nuk ka kushte speciale të cilët organizatorët të kërkoheshin nga pjesëmarrësit. Fotografitë duhet të ishin me cilësi të mirë dhe subjekti të tërhiqte interesin e publikut të gjerë. “Megjithëqë fotografitë janë prej amatorëve, ndër to kishte të tilla të realizuara me mjeshtri të madhe. Secili mund të marrë pjesë në këtë konkurs, gjë me të cilën shpjegohet interesi i madh ndaj tij” – thekson kryeredaktorja e revistës Ganeta Sagova. Prej saj mësojmë cili prej autorëve është me më shumë fotografi të dalluara:
“Favorit është Krasimir Matarov. Doli, që ndër fotografitë e zgjedhura kishte shumë prej këtij autori. Edhe kishim vështirësi të caktojmë cilat prej tyre të mos përfshijmë në ekspozitë. Ai nuk është fotograf profesional, por amator. Kjo vjen të dëshmojë si njeriu mund t’i kushtohet pasionit të vet, ashtu që të bëhet një profesionist i përsosur në këtë fushë. Nuk do të jetë e tepruar të them, se ky njeri është si një piktor në fotografi. Ai thyen figurat ashtu, që në fotografitë shihen gjëra të ndryshme, të cilat të provokojnë të ëndërrosh. Në to ka fantastikë, makro fotografi, janë të krijuara me shumë fantazi dhe shije ndaj së bukurës. Për shembull në një nga fotografitë ka një mizë vigane, e cila na kujton veprën e shkrimtarit Franc Kafka, por edhe figura nga fantastika. Krahas kësaj ai fotografon edhe natyrën, fenomene të ndryshme. Ne nuk kufizojmë fotografët, pranojmë edhe fotografinë konceptuale, pra gjithçka, të cilën njerëzit e kanë parë në mënyrë jo standarde, por e kanë prezantuar në një mënyrë të bukur, kështu që fotografia të arrijë zemrat e publikut. Një nga çmimet ishte për fotografen Desisllava Ignatova, e cila dërgoi një fotografi bardhë e zi, shumë e bukur. Në sfondin e fotografive të tjera me ngjyra, kjo fotografi dallohej. Në të shihet një shtëpi dhe barëra të larta në mesë të cilëve vrapon një fëmijë. Në konkurs ka fotografi të bëra me kamerën e telefonit. Personalisht mua nuk më pëlqen këtë lloj të fotografimit, megjithëqë teknika bëhet gjithnjë më e mirë. Sot gjithçka është e mundshme, me më shumë rëndësi është të mos vëmë suaza dhe kufizime.”
“Fotografimi është një proces shumë i përgjegjshëm, është pothuajse si pikturimi i tablosë, të cilën do të dhurosh” – mendon Ganeta Sagova. Ajo është e bindur, se çdo fotografi pasqyron botën e brendshme të autorit. Prandaj njeriu duhet të sillet me vëmendje, kur në shtëpi rregullon ndonjë fotografi ose tablo. Sepse çdo gjë është plot energji, e cila mund të mbush ose mund të thitë energjinë dhe humorin e mirë të njeriut.
Anëtare e jurisë vitin e radhës është Elizabet Ilieva, përfaqësuese e një firme të teknikës së fotografimit. Ajo gjithashtu ishte e habitur nga qëndrimi kreativ i shumicës së pjesëmarrësve në konkursin e sivjetshëm për fotografi.
“Dhembja ime është se në Bullgari ka shumë njerëz të talentuar, por jemi një treg të vogël dhe prandaj nuk na vënë re. Shikoj, si kolegë nga jashtë bëjnë reklamë nëpërmjet fotografisë. Nuk janë rrallë rastet kur fotografët bullgarë janë më të avancuar si në idetë, ashtu edhe në cilësinë e realizimit të fotografive. Mirëpo fotografët bullgarë nuk mund t’i shpresojnë të ardhura, siç kolegët e tyre jashtë shtetit. Krahas kësaj ata nuk kanë mundësi edhe të udhëtojnë për të kërkuar objekte të reja për fotografim.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga revista “Spisanie 8”
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë..