Tema kryesore në faqen e parë të gazetave qendrore është atentati i përgjakshëm në metronë në qendër të Shën Petersburg, në të cilin vdiqën të paktën 14 veta dhe ka dhjetëra të plagosur. Shtypi shënon se sulmi koincidon me vizitën e Presidentit Vladimir Putin në qytet dhe shton se tani për tani nuk ka të dhëna për bullgarë të dëmtuar, sipas informacionit të Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme.
Në planin e politikës së brendshme të përditshmet bullgare shënojnë hapat e parë për formimin e qeverisë pas fitores në zgjedhjet parlamentare të partisë konservatore GERB me lider Bojko Borisov. “Kabineti do të jetë i gatshëm deri në fund të prillit” – ky është një prej titujve kryesorë në gazetën “Standard”. Kabineti tjetër i vendit tonë do të jetë i gatshëm jo më vonë nga fillimi i majit. Kryeministri i tij do të jetë lideri i GERB-it Bojko Borisov. Këtë e deklaroi kategorikisht ish Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Ai bën pjesë në ekipin e partisë, i cili merr pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, saktëson “Standard”. Gazeta shton se prioritetet kryesore të kabinetit “Borisov 3” janë reforma në arsimin e mesëm, në administratë dhe në sistemin gjyqësor. Programi i qeverisë së re shkruhet sipas parashikimeve për një mandat të plotë 4 vjeçar, sepse sipas njerëzve të Borisovit “nuk ka shkak që ai të jetë më i shkurtër”, komenton e përditshmja. “GERB me një program për një qeveri të pakicës”, prognozon në një titull “Trud”. Gazeta citon sociologun Jurij Asllanov, sipas të cilit një prej skenarëve është që Bojko Borisov të përpiqet të formojë një qeveri të pakicës me përkrahjen parlamentare të politikave të sektorit. “Borisov ka përvojë në një qeveri të këtij lloji”, komenton Asllanov në faqet e gazetës “Trud”. Gazeta “Sega” publikon titullin “GERB u indinjua nga pretendimet e Patriotëve të Bashkuar”. Vlladisllav Goranov bëri të ditur se deklaratat e Valeri Simeonovit dhe Patriotëve të Bashkuar se dikush tjetër mund ta kryesojë qeverinë përveç liderit të GERB-it janë “naive dhe qesharake”. “Eksperimente të tilla, që propozohen janë më tepër provë për t’u rritur çmimi i partnerit më të vogël”. Sigurisht që ne nuk mund t’i ndalojmë Valeri Simeonovit për të pretenduar për gjithçka. Në qoftë se ai nuk dëshiron të marrë pjesë, kjo është e drejta e tij” – komentoi në mënyrë ironike z. Goranov, cituar nga “Sega”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sipas Organizatës Kombëtare të Bullgarëve të Vegjël, në Bullgari jetojnë rreth 450 persona me shtat të shkurtër, të rritur dhe fëmijë. Sipas kryetarit të organizatës, Svetosllav Çernev, qasja në mjedisin urban dhe në transportin publik është pa..
Nuk ka ndryshime të rëndësishme në qëndrimet e njerëzve në fund të fushatës zgjedhore në krahasim me fillimin. Këto janë rezultatet e një sondazhi sociologjik të “Trend”, të porositur nga “24 Çasa”, në periudhën 16-22 tetor 2024 përmes një..
Avokatët nga i gjithë vendi njoftuan se sot në mesditë do të mblidhen në një protestë paqësore para ndërtesës së Gjykatës në Sofje, për të shprehur mospajtimin e tyre me mënyrën se si është bërë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Ata kërkojnë..
Rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkans”, partner i BNR-së në mbulimin e votave, tregojnë se 8 parti dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se pas zgjedhjeve do të formohet një qeveri e fortë politike. “Mendoj se vota ime zvogëlon tregtinë me..
Në orën 17:00 , pjesëmarrja në zgjedhje arriti në 28.5% , raportoi Gallup International Balkan . Treguesi është më i lartë krahasuar me të..