Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një produkt bullgar stimulon interesin e fëmijëve ndaj matematikës

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Nxënës, që presin me padurim mësimin e matematikës – ky është rezultati i sistemit Jumpido, krijuar nga vëllezërit Kirill dhe Diljan Rusevi dhe Nikolla Kosev.

Jumpido është një sistem arsimor, i cili ndihmon fëmijët të mësojnë matematikën më mirë duke i angazhuar fizikishttregon Kirill Rusev. – Sistemi përfshin një sensor dhe lojëra arsimore. Fëmijët qëndrojnë para sensorit, i cili nëpërmjet softuerit dallon secilin. Me lëvizje të trupit ata luajnë lojën. Ata mund të drejtojnë kursorin e ekranit me dorë, të kërcejnë, të ulin, të rrinë galiç, të goditin në varësi të lojërave dhe lëvizjeve, të cilat duhet të bëjnë. Jumpido gërsheton elemente të arsimit tradicional me lëvizjen.

Mirëpo, pse matematika? Nga njëra anë, ajo lehtëson qasjen individuale – përmbajtja adaptohet me nivelin e çdo fëmije. Kështu Jumpido ndihmon mësuesit. Përveç kësaj, që në vet fillimin ideja ishte, që produkti të përhapet edhe jashtë Bullgarisë. Sipas ekipit, matematika është mënyra më e lehtë, në të cilën mund të arrihet deri te fëmijët e mbarë botës.

Problemi, të cilin përpiqemi të zgjidhim është universal. Shumë shpesh në dhomat e klasës mungon lëvizja. Fakti, se përqendrohemi mbi matematikën, na lejon të zgjidhim në mënyrë të dobishme dhe argëtuese për fëmijët. Përmbajtjen e bëjmë më interesante nëpërmjet lojës. Të gjithë fëmijëve u pëlqen të luajnë. Jumpido është pjesë e sistemit arsimor të 19 shteteve të pesë kontinenteve. Para afro një muaji filluam punë me një partner në Korenë e Jugut. Tani po bëjmë përpjekje, që shteti i 20-të në të cilin të aplikohet sistemi ynë të jetë Meksika.

Sistemi është i destinuar për fëmijë në moshë nga 6 deri në 14 vjeç. Aktualisht në Bullgari shfrytëzohet në 130 shkolla si në Sofje, ashtu edhe në qytetet më të vogla.

Mësuesi vendos, Jumpido të jetë çmimi, të cilin do të përfshijë në orën e mësimit, ose të shfrytëzojë si ushtrim në vet mësimin. Kur krijuam secilën prej lojërave të ndryshme në sistemin Jumpido, u përpoqëm të hyjmë në rolin e fëmijëve – çfarë përbën interes për ta, çfarë janë të prirë të bëjnë, çfarë aplikacione shfrytëzojnë, çfarë lojëra luajnë në smartfonat dhe u përpoqëm të kopjojmë pikërisht këtë. U përpoqëm që edhe vizatimet të jenë të bukura dhe heronjtë të jenë interesantë, kështu që fëmijët të hyjnë në atmosferën e Jumpido-së.

Aktualisht ekipi është duke hartuar një projekt të ri. Pritet që deri në mesin e muajit prill ai të jetë gati dhe të fillojë prezantimi para mësuesve:

Ndjekim zhvillimin e këtyre teknologjive, sepse ato janë e ardhmja. Brezi i tanishëm i teknologjive në dhomat e klasës është iu bazuar prekjes (touch screen) – tableta, smartfona. Mendojmë, se arritja tjetër e madhe në arsimin botëror do të jenë teknologjitë si ajo të cilën e shfrytëzuam në sistemin tonë Jumpido – bazuar mbi zërin dhe mbi lëvizjen nëpërmjet sensorëve. Kjo është mënyra më e natyrshme, në të cilën mund të punojmë dhe të drejtojmë çdo sistem.

Një fakt kureshtar është, se një kompani me personel nga 500 veta në SHBA-në, hartoi një softuer të ngjashëm të softuerit Jumpido. Mirëpo, projekti bullgar është në një fazë më të avancuar dhe tani kompania amerikane është distributore e sistemit bullgar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Tempulli

Kisha e Shën Athanasit në Gorni Llozen po përgatitet për festën e saj, pritet edhe patriarku Daniil

Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..

botuar më 25-01-17 3.10.MD
Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD