Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ditë e mrekullueshme, ditë magjike” – koncert këngësh në Operën e Sofjes

Cvetana Bandallovska, Mariana Cvetkova dhe prof. Jovço Krushev
Foto: operasofia.bg

Ditë e mrekullueshme, ditë magjike me diell dhe me dashuri. Ngrihuni nga gjumi jeta të valojë...” Ky është një fragment i një vjershe të poetit rus Anton Dellvig, bashkëkohës dhe mik i krijuesit Aleksandër Pushkin. Mbi këtë këngë ishte njeri prej dueteve të të dy këngëtareve të njohura operistike bullgare Mariana Cvetkova dhe Cvetana Bandallovska, bashkë me profesorin Jovço Krushev, i cili sjell hollësi për aktivitetin në fjalë:

Në koncert prezantuam vepra vokale të kompozitorit Sergej Rahmaninov. Ai ka më se 80 romanca. Koncerti ishte me ide të këtyre dy këngëtareve bullgare, soliste të Operës së Sofjes. Ato deshën të përfshijmë edhe disa vepra të mia.

Për koncertin Marijana Cvetkova rrëfen: “Gëzohemi, se profesori Jovço Krushev e pranoi ftesën tonë. Ai është një pianist i përsosur, virtuoz jo vetëm si teknikë por edhe si mrekullia e ekzekutimit. Atë, të cilën ai inspiron te dëgjuesit është një ndjenjë speciale për muzikën. Nuk ka asgjë më e mirë, se sa simbioza midis këngëtarit dhe pianistit. Ne jemi një ansambël, ne jemi një e tëra. Krahas kësaj Jovço Krushevi është një kompozitor i talentuar. Me kolegen Cvetana Bandallovska prej kohe japim koncerte vokale. Nuk hasen shpesh kolegë si ata të dy, me të cilët mund të arrihet një unitet i tillë në skenë.

Vet Cvetana Bandallovska pranon, se gjuhën e parë, në të cilën filloi të flasë ishte ajo ruse. Prandaj realizimi i një programi të tillë që prej kohe është një ëndërr.

Para vitesh dëgjova për talentin e profesorit Krushev – vazhdon Cvetana Bandallovska. – Atëherë në repertorin tim kishte shumë këngë ruse dhe një kolege këngëtare më tha se patjetër duhet të realizoj një program me romancë ruse pikërisht me pianistin Jovço Krushev. Kjo ndodhi para 15 vitesh. Para pak kohe Marijana Cvetkova më tha se e takoi dhe rrëfeu ngazëllimin nga talenti i pianistit dhe kompozitor Jovço Krushev. Më propozoi të realizojmë bashkë një koncert. Ideja e parë që lindi ishte që ai të jetë me muzikë të Rahmaninovit. Vendosëm, se do të jetë mirë, që në koncert të dëgjohen edhe vepra të këtij pianisti të njohur bullgar. Për mua muzika e dhomës është me rëndësi të madhe. Ajo jep mundësi që të përqendrohesh mbi detajet. Në format e vogla duhet të rikrijohet një botë e tërë vetëm për disa minuta, aq që zgjatet vepra. Kjo kërkon përpjekje të mëdha – shpirtërore, artistike, edhe fizike.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD