Sipas të dhënave të fundit në Tokë jetojnë përafërsisht 7.3 miliard veta. Plehrat dhe mbeturinat, të cilat i hedhim janë problem për Planetin, problem për të cilin akoma nuk flitet mjaftë. Mirëpo, gjatë viteve të fundit nismat e gjelbra sikur bëhen gjithnjë e më shumë. Apelet për mbrojtjen e mjedisit dhe për shfrytëzim më racional të resurseve ujore bëhen gjithnjë më ngulmuese. Me ftesë të fondacionit “Credo Bonum”, në Bullgari erdhën disa përfaqësues të një kompanie spanjolle, qëllimi i së cilës është të tregojë, se plehrat mund të riciklohen dhe të shfrytëzohen për arte të llojllojshme.
Monika Errero nga kompania me sëlli në Madrid sjell më shumë hollësi: “Basurama është një kolektiv krijues. Në çdo projekt përfshihemi bashkë me njerëzit vendor dhe me vullnetarë. Basurama do të thotë, se ne pëlqejmë plehrat, por duhet të mendojmë për sasitë të cilët i prodhojmë. Jemi të bindur, se në projektet tona secili ka çfarë të japë nga vete. Çdo njeri duhet të shfaqë anën e vet më të mirë. Kur ka ndonjë projekt, i cili nuk ka suaza konkrete, atëherë secili që dëshiron mund të përfshihet për të pasuruar.”
Në Sofje kompania do të krijojë instilacionin “In love we trash”. Kjo do të jetë një balonë vigane të krijuar me qese najloni. Materiali nuk u zgjodh rastësisht. Najloni është një nga lehtësitë, të cilat na vrasin. Për vit prodhohen më se 1 trilion qese prej najloni. Për dekompozimin e njërës prej tyre janë të domosdoshëm 100 vite. Në se do të hidhen në det ose në oqean nuk shpërbëhen kurrë, sepse aty nuk ka as dritë, as ngrohtësi. Përafërsisht 100 000 kafshë detare vdesin çdo vit nga ndotja me qeset e najlonit. Për prodhimin e tyre janë të domosdoshme 16 miliardë litra naftë për vit. Deri tashti ky instalim u rregullua në Kejptaun, Madrid, Bangkok, Stamboll, Sao Paullo dhe Bostën. Në Sofje ai do të rregullohet pranë Monumentit të Ushtrisë Sovjetike si pjesë e nismës “Libra për mbeturina”, e cila fillon më 22 prill dhe do të prezantohet në 10 qytete bullgare. Secili që do të mbajë një kilogram plastmase, si shpërblim do të marrë falas një libër. Kështu gjatë vitit 2016 u grumbulluan për riciklim 19 tona plastmase dhe u dhuruan 17 000 libra të rinj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: basurama.org
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..