Fshati i vogël Çerni Osëm shtrihet në rrëzat e majës Ambarica të malit Stara Pllanina. Këtu arsimi ka një historik 137 vjeçar. Në vitin 2000 shkolla vendore “Vasill Levski” nga tetëvjeçare u bë e mesme me klasën e vetëm në mbarë vendin për udhëzues të malit – një profesion, i cili është në regjistrin e profesioneve të Bullgarisë. Në fakt kjo është ëndrra e realizuar e drejtorit shumëvjeçar Minko Zankovski, një alpinist i njohur bullgar, i cili e ngjiti disa maje tetëmijëshe. Tërë energjinë dhe jetën ai ia kushtoi shkollës dhe malit.
Për këtë shkollë unike, më shumë hollësi sjell drejtoresha Rumjana Veleshka:
“Tashmë 17 vite me radhë ne pranojmë dhe te ne mësojnë nxënës të cilët përvetësojnë profesionin “Udhëzues të malit”. Problemet demografike ndikojnë edhe te ne, por megjithëkëtë arrijmë të tërheqim të rinj nga mbarë vendi. Kjo është shkolla e vetme në Bullgari, e cila siguron arsim në këtë profesion. Secili që frekuenton shkollën tonë ka një qëndrim special ndaj malit dhe natyrës. Përpiqemi të edukojmë dhe të mësojmë fëmijë të përgjegjshëm, të cilët me kalimin e kohës kthehen në personalitete me karaktere të forta. Ata me sukses udhëheqin grupe në mal dhe janë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësinë.”
Në këtë shkollë krahas mësimeve të zakonshme ka disiplina si ski, alpinizëm, ngjitje sportive, topografi dhe orientim, speleologji. Shumica e orëve mësimore kalojnë në mesë të natyrës në bazën mësimore të shkollës, e cila ndodhet nën majën Botev. Pikërisht ky model i arsimit e bënë shkollën të dallohet nga të tjerët dhe të tërheqë interesin e të rinjve. Mësuesit gëzohen, kur disa prej ish nxënësve kthehen dhe bëhen kolegë të tyre të lëndëve speciale mësimore. “I njohim mirë nxënësit dhe ne – pedagogët, jetojmë me gëzimet dhe problemet e tyre. Arrijmë t’u tregojmë atyre se nuk jemi në pole të ndryshme” – rrëfen Rumjana Veleshka.
Para tre vitesh Ivan Geshkov nga fshati Rupça rajoni i qytetit Pleven dëgjoi për shkollën nga një miku i tij...
“Që nga fëmijëria e pëlqej natyrën dhe prandaj vendosa të mësoj këtu. Shkolla na bënë më të përgjegjshëm, na mëson të punojmë në ekip dhe t’i ndihmojmë njeri tjetrit. Më pëlqen gjithashtu, se në kuadrin e programi “Erazëm” vizituam Francën. Aty kishim mundësi të ngjitemi, por akoma është herët që të pushojmë maje të larta” – tregon me ngazëllim i riu.
Parase t’i kushtojë 17 vite nga jeta profesionit të mësuesit, Ivan Mutafovi ndante kohën midis malit dhe paletës së pikturimit. Në biografi ka dhjetëra ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare – piktura dhe ikona. Katër herë bëri udhëtime në Himalajën e Nepalit. Realizoi ëndrrën e madhe dhe vizitoi mbretërinë mistike Mustang të shtrirë në 3 500 metra mbi nivelin e detit në pjesën veriore të Nepalit.
Çfarë mësime u jep të rinjve në shkollë Ivan Mutafovi?
“Në radhë të parë përpiqem t’u mësoj të respektojnë natyrën dhe të jenë atdhedashës. Politika e shkollës, është të mësojmë të rinjtë të komunikojnë me natyrën. Industrializimi, kompjuterizimi, qëndrimi orë të tëra me radhë para ekranit të gjitha këto i sëmurin të rinjtë. Që në moshën më të re ata duhet të orientohen se si të komunikojnë dhe të zbulojnë natyrën. Dhe kjo mund të mësohet që nga fëmijëria në familje ose në shkollën si jona.”
Në Bullgari zhvillimi i turizmit në të gjitha format e tij ka të ardhmen e vet. Është shumë mirë, se ka të rinj të cilët zgjedhin t’i kushtohen profesionit të udhëzuesit të malit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: nupv.net
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..