Bai Hazim (Xha Hazim)-Pylltari – kështu e quajnë atë njerëzit në shenjë respekti për punën e tij 30-vjeçare, kushtuar pyllit. “Për mua ai është tërë jeta ime – pohon ai. – Çdo mëngjes hyj brenda tij si një mjek, duke vëzhguar çdo një dru për dëmtues dhe sëmundje. Pastaj raportoj në Pylltari. Për 30 vjet kam mbjellë shumë fidanë dhe sot, kur kaloj afër pyllit të mbjellë nga unë, emocionohem shumë. E njoh çdo një dru, çdo një shteg. Në rajonin e fshatit Ljuljakovo ka pyje lisi, ahu dhe më pak pyje me pisha. Unë mendoj se pyjet e ahut duhet të rinovohen vazhdimisht – d.m.th. vazhdimisht të mbjellim fidanë të rinj. Atëherë ata bëhen më të qëndrueshëm dhe më të fortë. Kjo kërkon shumë kohë dhe mundime”. Ne nga Radio Bullgaria e përshëndesim Bai Hazim me rast të Javës së Pyjeve. Transmetojmë dhe mesazhin e tij: “E doni pyllin bullgar, krenohuni me të, siç unë krenohem me këtë se e shërben atë”.
Përveç për pyjet, Bai Hazim kujdeset edhe për disa pemishte. U takuam me të në një prej tyre – plot me pemë të çelur me ngjyrë të bardhë. Falë subvencioneve evropiane, me të cilat ai ka blerë teknikën e domosdoshme dhe fidanë, ai bashkë me familjen e tij kujdeset për 15 dynymë me qershi dhe 12 dynymë me kumbulla. Kur e pyes atë për gjendjen e pemëve pas dimrit të gjatë dhe të ftohtë, ai më shpjegon se pas dimrit s’ka dëme në pemishtet e tij, mirëpo tani jemi në periudhën më të vështirë për secilin pemëtar – stinën e brymave pranverore. Për këtë arsye Bai Hazim akoma në dimër ka grumbulluar kashtë të lagur nën secilën pemë të tij. Dhe netët pa re, kur pritet brymë, kashta ndizet. Kështu në sajë të tymit evitohen dëmet të pemëve. Fidanët e qershive janë të llojit “Van”. Bai Hazim e pëlqen këtë lloj sepse qershitë mund të hahen menjëherë dhe kanë një pamje të mirë tregtare.
Ndoshta Bai Hazim gjithashtu ka probleme ne shitjen e frutave të prodhuara. E pyes për këtë. Mirëpo sipas tij kjo është gjëja më e lehtë. Fshati Ljuljakovo ndodhet afër bregut të Detit të Zi dhe në fillim të sezonit turistik ai i shes të gjitha frutat me çmime mjaft të mira. Ai krenohet edhe me kumbullat e tij, për të cilat kujdeset tashmë 8 vjet.
“Kumbullat kërkojnë më pak kujdese në krahasim me qershitë. Nuk ka nevojë për aq shumë punë. Dhe tërë vjelja realizohet në fshat – njerëzit blejnë frutat për komposto, marmelatë, apo raki. Në fund të gushtit shes të gjitha frutat”. Sipas tij njerëzit që dëshirojnë të merren me këtë punë duhet të dinë, se me mbjelljen e pemëve nuk mbaron puna. Atëherë fillon më e vështira – lëvrimi i tokës, kontrollimi i insekteve, krasitja në kohën e duhur, pllenimi, mbrojtja nga ngricat dhe reshjet.”
Në fund të takimit tonë Bai Hazim na fton përsëri të kthehemi në Ljuljakovo në qershor për të provuar qershitë e tij. E më vonë, në gusht, para pushimeve tona bregdetare – përsëri. Atëherë do të provojmë kumbullat e ëmbla, të cilat janë një dhuratë e paçmueshme e kësaj pjese të shtetit tonë, afër qyteteve Shumen dhe Ajtos.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të ndryshme dhe shkëmbim studentësh dhe pedagogësh me institucione të arsimit të lartë në Bullgari dhe..
Në prag të verës astronomike dhe rritjes së temperaturave, gjëja më e rëndësishme është të kesh ujë. Megjithatë, muajt e verës së vitit 2024 ishin një provë e vërtetë për qindra vendbanime në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, të cilat ishin pa ujë ose..
Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së..
U takuam me Galina Kënevën gjatë vizitës së ekipit të transmetimit "Ura e besimit" në komunitetin kishtar ortodoks bullgar "Shën Patriku Evtimij i..