Shteti bullgar abdikon nga kujdesi për refugjatët dhe duke shfuqizuar dekretin për integrim rrezikon të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian. Prokuroria nuk dëshiron të kërkojë përgjegjësi për veprimet e nacionalistëve, të cilët dëbojnë familje me status të refugjatëve dhe provokojnë urrejtje midis bullgarëve dhe të huajve. Në këtë situatë integrimi i refugjatëve dhe përmirësimi i jetës së tyre tek ne mbetet vetëm në duart e organizatave joqeveritare.
Gjatë këtij muaji në shkollat e kryeqytetit, ku mësohen fëmijë të refugjatëve, do të hyjnë vullnetarë. Ata do t’i ndihmojnë fëmijët në procesin e përvetësimit të gjuhës bullgare. Ky është programi i ri i organizatës “Karitas – Sofja” i lidhur me njerëzit, të cilët kërkojnë shpëtim nga lufta në vendet e tyre.
“Karitas – Sofja” ka disa projekte dhe një qendër me emër “Shën Anna” – tregon Diana Nedeva, koordinatorja e vullnetarëve në këtë organizatë. – Në kuadrin e tyre punojmë me fëmijë dhe të rritur, të cilët jetojnë në qendrat e strehimit të refugjatëve, apo në adresa të tjera në Sofje. Po fillojmë një nismë, në kuadrin e secilës vullnetarët tanë do t’i ndihmojnë fëmijët e refugjatëve në përvetësimin e gjuhës bullgare. Tani për tani projekti do të zhvillohet vetëm në Sofje, në shkolla ku ka fëmijë të tillë. Parashikojmë që vullnetarët të paktën një herë në javë në vazhdim të një ore astronomike, të merren me fëmijët. Me siguri vogëlushët kanë nevojë për një përkrahje të tillë suplementare, sepse gjuha bullgare nuk është gjuha e tyre amtare dhe një pjesë prej tyre kanë ardhur në Bullgari para pak kohe. Mësimet do të zhvillohen para ose pas orëve të tyre të mësimit në shkollë. Vullnetarët do të merren me një apo më shumë fëmijë, sipas moshës së nxënësve, nivelit të përgatitjes dhe numrit të tyre në shkollën përkatëse. Do të kemi parasysh secilin rast konkret dhe do të organizojmë angazhimet në mënyrën më të mirë.”
Pavarësisht se nuk ka statistikë të saktë sa pikërisht janë fëmijët e tillë, sipas të dhënave të Agjencisë për Refugjatët, refugjatët adoleshentë në qendrat e posaçme të strehimit janë më se 2000. Vetëm 55 prej tyre mësohen në shkolla. Sipas njerëzve që punojnë në organizatën bamirëse të Kishës Katolike “Karitas” fëmijët nuk marrin përkrahjen e domosdoshme në mësimin e gjuhës bullgare. Për këtë arsye ndihma duhet të vijë nga ne të gjithë – mjafton që t’i kushtojmë një fëmije pak nga koha jonë e lirë – të flasim me të, t’i ndihmojmë atij me detyrën e shtëpisë. Një problem tjetër, të cilin e hasin fëmijët e refugjatëve është sjellja e pakëndshme nga ana e bashkënxënësve të tyre. Duhet të flasim me prindërit e fëmijëve bullgarë dhe me vetë ata për paragjykimet, për mungesën e informacionit, për frikët, mendon Margarita Spasova, koordinatorja e projektit “Refugjatët” në “Karitas – Sofja”. Në këtë kuptim me rëndësi të madhe është që vendasit të marrin pjesë në nisma të lidhura me procesin e integrimit dhe në projekte vullnetare, është e mendimit ajo:
“Vullnetarët tanë janë njerëz me arsim të ndryshëm, me profesione të ndryshme, jo të gjithët janë bullgarë. Kemi studentë të huaj që jetojnë në Sofje, dhe është shumë mirë kur shumë njerëz bashkohen rreth një kauze të tillë. Sepse në komunikimin e tyre me njerëzit që kërkojnë strehim, ata mësojnë gjëra të ndryshme, kuptojnë se në fakt shumë prej gjërave të shkruara në media dhe për të cilat flitet në hapësirën publike, nuk janë të vërteta. Njihen me njerëzit e vërtetë – ata, të cilët qëndrojnë mbas statistikave dhe shifrave. Pastaj vullnetarët komunikojnë me miqtë e tyre, me të afërmit, u shpjegojnë atyre gjërat e mësuara. Kjo ndihmon për thyerjen e paragjykimeve të ekzistuese të shoqëri.”
Pavarësisht se komuniteti katolik tek ne është i vogël organizata e tij bamirëse “Karitas” është angazhuar me shumë nisma të lidhura me njerëzit që kanë zgjedhur Bullgarinë duke shpëtuar nga lufta. Po presim projekte të tilla edhe nga ana e Kishës Ortodokse Bullgare.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..