Kur flasim për programe të suksesshme mësimore, gjithmonë lindin debate midis përkrahësit e tradicionales dhe ata, të cilët mbështeten tek idetë dhe metodat e reja, me shpresën se dijet mund të parashtrohen në mënyrë më interesante, kurse grumbullimi i tyre, i lidhur me më pak përpjekje dhe afate më të shkurtra. Por, prapë së prapi ka vende, në të cilat traditat që përpara më shumë se 100 vjetëve bashkëveprojnë me programe fare të reja dhe moderne për arsim. Një shembull i tillë është Gjimnazi profesional për ekonomi pyjore dhe përpunim të drurit “Sava Mlladenov” në qytetin Teteven.
“Ai është hapur gjatë vitit 1909 si një shkollë për përpunimin e drurit me 12 nxënës, të cilët kalojnë një kurs 6 mujor të arsimit me mundësinë të zgjedhin një nga të dyja degët – mobilieri ose torneri. Vetëm 3 vjet më vonë, arsimi është 3 vjeçar. Fillojnë të hapen dhe degë të reja si: i përpunimit të hekurit dhe të karrocave, të punimit të fuçive, të tapicerisë, të ndërtimit e kështu me radhë – tregon drejtoresha e gjimnazit inxh. Zoja Petrova. – Sot në shkollën tonë mësojnë më shumë se 300 nxënës, kurse degët e specializuara janë: ekonomi pyjore dhe të gjuetisë me një mësim intensiv të gjuhës angleze, ekonomi pyjore dhe përpunim të drurit, mekanizim të ekonomisë pyjore, prodhim të mobilieve, dhe punim i drurit. Gjatë vitit të ardhshëm mësimor do të kemi edhe një degë – ndërtim të parqeve dhe gjelbërim.”
Shkolla disponon me një bazë të pasur materiale-teknike. Ndaj godinës bazë ka dhe një konvikt, kurse mensa gjithmonë ka një ushqim të ngrohtë dhe i afrohet maksimalisht mjedisit të shtëpisë. Në arsim praktikat tradicionale dhe teknologjitë moderne plotësojnë njëra-tjetrën. Në këtë mënyrë nxënësit përvetësojnë mjeshtërinë e artizanët të vjetër dhe në të njëjtën kohë përvetësojnë teknikat më moderne në përpunimin e drurit. Ata të cilët studiojnë lëndë, të lidhura me ruajtjen e natyrës, i zhvillojnë disa nga leksionet e veta në klasat e hapura të mësimdhënies mes pyllit, ku ka dhe vende të përshtatura për fjetje.
Marrin pjesë dhe në konferenca, në të cilat prezantojnë shpirje të veta elektronike. Jordan Hristov – një nxënës nga klasa e 12 tregon:
“Qemë pjesëmarrës në “Konferencën e VI kombëtare të rinisë”, të organizuar nga Universiteti teknik dhe i pyjeve në Sofje. Paraqitëm idenë për një ndihmesë elektronike në dendrologji, gjë e cila t’u lehtësojë nxënësve gjatë njohjes së llojeve të shkurreve dhe të pemëve. Në të janë përfshirë të gjitha familjet dhe fiset e llojeve drusore. Me qenë se është në një pamje vizuale, lehtëson dhe mbajtjen në mend. Morëm propozim nga vet universiteti për një punë të përbashkët mbi ndihmesën.”
Sipas Adrian Shishmanovit, i cili është pedagog në lëndët gjeografi dhe histori në gjimnaz, të jesh një mësues të njerëzve të rinj, të cilët kanë një interes ndaj natyrës, zanateve dhe arteve është një frymëzim i madh:
“Me nxënësit e tanishëm punohet në mënyrë shumë interesante, sepse kanë interesa të ndryshme dhe merren me gjëra të ndryshme. Kjo na provokon edhe ne –mësuesit të ruajmë dhe të nxisim dhe më tepër interesin. Unë për shembull mundohem t’i lidh disiplinat tradicionale, në të cilat u jap mësim me lëndët e tyre të specializuara. Për mua gjimnazi ka dhe një vlerë sentimentale. Kam përfunduar studimet e mia këtu, kurse tani po e vazhdoj traditën familjare si babai im, i cili po kështu qe pedagog më shumë se 40 vjet në shkollën “Sava Mlladenov”. E gjithë jeta ime është e lidhur me këtë shkollë.”
Gjimnazi i qytetit Teteven gërsheton programe bullgare dhe ndërkombëtare. “Që nga viti 2007 punon mbi programin “Leonardo da Vinçi”, kurse tani dhe mbi programin “Erasmus+”. Mbi to çdo vit 15 nxënës zhvillojnë praktikën e vet jashtë Bullgarisë. Deri tani mikpritës kanë qenë Polonia, Çekia dhe Franca – tregon Aleksandra Hristova – nxënëse në gjimnaz. – Unë morra pjesë gjatë muajit shkurt të vitit 2016 tek “Shoqëria e zejtarëve” në qytetin Muzon të Francës. Përpara se të nisemi kaluam një arsim gjuhësor, një përgatitje kulturore dhe profesionale, kurse pasi u kthyem morëm dhe certifikata evropiane me një vlerësim të shkëlqyer nga Qendra për zhvillimin e resurseve njerëzore. Punuam në një mjedis real me makina moderne dhe teknika moderne, që qe shumë e dobishme për ne.”
Disa ngainiciativat e nxënësve janë krejtësisht në frymën e traditës si “Java e pyllit” në të cilën spastrohet shtrati i lumit Vit dhe mbillen rajonet. “Prej 5 vjetëve shkolla jonë është organizatore dhe mikpritëse e garës ndërkombëtare “Një prerës i ri i druve” – mësojmë nga Marin Petrovi – nxënës nga gjimnazi dhe një nga të dekoruarit në të. – Pjesëmarrësit janë nxënës si ne nga shkollat profesionale nga Serbia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Çekia, Spanja e të tjera. Deri në këtë moment, çdo vit gjimnazi ynë zë një ndër vendet e para.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..
“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..
Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA – Universiteti i Illinois-it, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës...
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..