Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: arkiv

Instituti Kombëtar i Statistikave publikoi të dhëna demografike për Bullgarinë, të cilat sot janë tema kryesore dhe objekt analizash dhe përfundimesh në shtypin e sotëm. “Deri në vitin 2019 do të jemi nën 7 mln, në kuadrin e një viti popullsia pakësohet me 52 mijë”, ky është titulli në faqen e parë të gazetës “Standard”. E përditshmja saktëson se në qoftë se popullsia e Bullgarisë vazhdon të pakësohet me tempet e tanishme, pas dy vitesh ajo do të ulet nën 7 mln veta. Në artikull janë shënuar të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave deri në datën 31 dhjetor të vitit 2016 popullsia e vendit tonë është 7 101 859 veta, ose 1.4 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian. Në krahasim me vitin 2015 popullsia e Bullgarisë është pakësuar me 51 925 veta (0.7 për qind). Të dhënat jo vetëm e ripohojnë statistikën e shpallur nga CIA gjatë shkurtit, por janë edhe më pesimiste. Sipas CIA-s popullsia e Bullgarisë deri në vitin 2016 është 7 mln 144 653 veta, vë në dukje gazeta “Standard”. Ajo e komenton temën kështu: “Konstatimet pozitive për vitin e kaluar janë se po pakësohet vdekshmëria e fëmijëve dhe vdekshmëria në përgjithësi dhe rritet kohëzgjatja e jetës. Mirëpo, megjithë këtë përmirësim situata në vendin tonë nuk është e mirë në këtë drejtim në sfondin e vendeve të tjera në BE – vdekshmëria është më e lartë vetëm në Rumani, kurse kohëzgjatja e jetës është më e ulët vetëm në Letoni dhe Lituani. Për periudhën 2014 – 2016 kohëzgjatja mesatare e jetës është rritur pak deri në 74.7 vjet, por kjo vetëm e kompenson pakësimin e madh gjatë viteve të kaluara, shënon gazeta “Sega”. Në artikull lexojmë gjithashtu se një tendencë tjetër sekrete në Bullgari është plakja. Pothuaj 21 për qind e bullgarëve janë të moshës mbi 65 vjeç, kurse përqindja e tyre rritret çdo vit. Gazeta “Trud” u kushton dy faqe tendencave demografike. “Fëmijët linden në Sofje. Provcna është duke u zhdukur” është titulli kryesor. Po vëzhgohet rritje e popullsisë vetëm në kryeqytet. Në 27 qarqet e tjera të vendit fëmijët janë më pak sesa njerëzit e vdekur. Ka dhe akoma të dhëna statistikore në “Trud” – burrat në Bullgari janë 48.6 për qind e popullsisë, kurse gratë – 51.4 për qind. Domethënë 1000 burrave u bien 1059 gra. Numri i meshkujve mbizotëron në moshën deri në 53 vjeç. Me rritjen e moshës po rritet përqindja e grave. Popullsia në moshën aktive deri në fund të vitit 2016 është 4 304 000 veta, ose 60.6 për qind e popullsisë së vendit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..

botuar më 24-09-25 4.52.MD