Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit Vlladigerovi prezantojnë albumin e ri "The Rag Waltz Time"

Foto: wladigeroff.com

Vëllezërit Aleksandër dhe Konstantin Vlladigerovi prezantojnë në Bullgari muzikën e albumit të tyre më të ri “The Rag Waltz Time”. Koncerti i parë ishte në qytetin Stara Zagora në sallën e Bibliotekës Regjionale “Zaharij Knjazheski”. Pas kësaj vazhdojnë koncerte në qytetet Shumen dhe Pllovdiv. Më 23 prill të dy vëllezërit do të prezantojnë albumin në Sofje. Shumicën e pjesëve në album e krijoi Konstantini. Incizimet u bën në Sofje dhe në Vjenë, ku të dy binjakët jetojnë që prej dekadash.

Kur lind ndonjë ide, me çdo repeticion, me çdo koncert përpiqemi të pasurojmë dhe të zhvillojmë, përderisa vendosim, se është koha të incizojmë – tregon Konstantin Vlladigerov. – Në këtë album marrin pjesë 19 muzikantë. Përveç partnerëve të zakonshëm, ka kolegë, me të cilët pothuajse nuk kemi punuar në Vjenë. Për shembull me fyelltarin Nedjallko Nedjallkov për herë të parë bëjmë incizim. Për herë të parë bashkëpunojmë edhe me muzikantin Xhonatan Sas nga Nju Jorku.  Ftuam bateristin Maksimilian Mon dhe basistin Navid Xhavadi, me të cilët gjithashtu bëjmë incizime për herë të parë. Kompozicionin e parë në album e incizuam me saksofonistin Hristo Goleminov, nip i kompozitorit të njohur Marin Goleminov. Ai jeton në Portugali, por vjet dhamë disa koncerte me të në Bullgari. Prej kohe punojmë me një këngëtarë, fizarmonicist, pra një multi instrumentist nga Serbia – Bozhidar Radenkoviç. Ndër muzikantët e zakonshëm me të cilët punojmë janë Stojan Jankullovi, Vladimir Karparovi, Linda Mançeva – violonçel dhe Dimitër Karamitevi – kavall. Me këta muzikantë punojmë më shpesh.”

Do të kujtojmë, se trumbetari Aleksandër dhe pianisti Konstantin janë nip të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigerov dhe birë të dirigjentit, kompozitor dhe pianist Aleksandër Vlladigerov.

Kemi fatin t’i gëzohemi dashurisë së familjes – rrëfen Aleksnadër Vlladigerovi. – Ata formuan botëkuptimin tonë nëpërmjet muzikës. Kjo në të vërtetë është një dhuratë Hyjnor dhe prej tyre. Gjyshi ynë gjithnjë lidhte mjetet shprehëse evropianoperëndimore me ritmet dhe meloditë bullgare. Kemi ide të incizojmë aranzhime tona të pjesëve të tij, të cilat kanë një karakter të xhazit. Në albumin e tanishëm përfshimë Vallen e tij Hyjnore, kompozuar në vitin 1932, kur gjyshi Panço Vlladigerov u kthye në Bullgaria nga Gjermania, ku mësonte dhe punonte. Krahas kësaj incizuam dhe një valle tipike bullgare – rëçenica, të kompozuar prej tij. Kësaj here në trio me motrën tonë Ekaterina. Ky është një projekt tjetër. Repertori i kësaj trioje mund të titullohet “Vlladigerovi i panjohur”, sepse ekzekutojmë vepra, të cilat Panço Vlladigerov, gjyshi, kompozoi kryesisht për Doutsches Theater në Berlin, si muzikë teatrore për shfaqjet e Maks Rajnhartit. Kështu fillojmë. Mezi tani do të shikojmë çfarë do të bëjmë. Është çështja e kohës dhe e frymëzimit. Krijimtaria e gjyshit Panço Vlladigerov është një burim i madh i ideve dhe i muzikës. Aranzhimi, të cilin e bëmë të Valles Hyjnore mban titullin Grande Dance En Rond. Shpresojmë që dëgjuesit do të pëlqejnë këtë ide.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD