Një konferencë e cila i qe kushtuar sigurisë së fëmijëve në shkollat e Bullgarisë u zhvillua në ditët përpara festave të Pashkës në Sofje. Organizatorët – Sindikata e mësuesve bullgarë pranë Konfederatës të sindikatave të pavarura në Bullgari mendojnë se, problemi për sigurinë e procesit mësimor dhe të fëmijëve në shkollë ka aspekte të shumta dhe duhet të analizohet tërësisht. Sipas fjalëve të Çavdar Hristovit, zëvendëspresident i Konfederatës, ruajtja e jetës, të shëndetit dhe të sigurisë së fëmijëve në shkollë është një pjesë nga lufta me interesat e ndryshme, të cilat vijnë nga jashtë.
Duke pasur parasysh sfidën e re përpara Evropës, e pikërisht radikalizimi mes të rinjve nga grupet dhe kombësitë e ndryshme, konferenca e Sofjes bëri të ditura rezultate kureshtare nga një studim afatgjatë sociologjik. Pyetja kryesore në anketë, e cila ka përfshirë dhjetëra drejtorë dhe personelin pedagogjik drejtues në shkollat nga rajonet me një popullsi të përzier, është: a zhvillohen procese të radikalizimit, të cilat mund të vërehen në shkollën bullgare? Profesoresha Tatjana Dronzina, drejtuese e këtij studimi, ripohoi se ka marrë pjesë në një hulumtim të ngjashëm, i cili ka zgjatur katër vjet në Azinë Qendrore, ku është takuar me njerëz nga radhët e “Shtetit Islamik” aty. Dronzina rikujtoi se, nuk është e detyrueshme që radikalizmi patjetër të çojë drejt terrorizmit, më të paktën sepse ekziston dhe një radikalizëm vetëm në fjalë. Në qoftë se është vetëm i tillë, mund të pranohet si një shenjë për lirinë e fjalës – tregojnë analizatorët. Problemi është se pamja e shembujve për shenjave të radikalizimit mes grupeve të veçanta tek ne shumë shpejt po ndryshohet. Në ripohim të kësaj janë rezultatet nga studimi i zhvilluar gjatë vitit 2016 mbi sjelljen e grupeve të nxënësve në 26 rrethet e Bullgarisë. Dhe akoma për informacionin e grumbulluar në terren nga profesoresha Dronzina:
“Nuk ka asnjëfarë dyshimi se, fëmijët nga bashkësitë myslimane tradicionale për Bullgarinë, nuk lejuan depërtimin e radikalizmit tek ne. Ata e dinë shumë mirë çmimin e bashkëjetesës dhe sesa rrezikuese është që të lejohet një goditje dhe sulm kundër kësaj bashkëjetese. Por tani, grupet e romëve të cilët janë kthyer kohët e fundit drejt islamit, të cilët nuk kanë instinkte historike për vetëmbrojtje, fshehin një rrezik. Pavarësisht se kjo dukuri ekziston, shumica preferojnë të mos e përmendin. Ka shenja të dukshme për procesin e radikalizimit mes fëmijëve dhe të rinjve në këto bashkësi. Gjatë kohës së një ore të mësimit nga telefonat e nxënësve tingëllojnë aplikacione me një mesazh fetar, të cilat ata nuk mund t’i heqin ose t’i fikin. Jo rastësisht them se, unë katër vjet kam jetuar në Azinë Qendrore, ku 90% nga popullsia janë myslimanë. Aty në asnjë vend nuk pash diçka të ngjashme, e cila të shkelë disiplinën shkollore dhe t’u pengojë nxënësve dhe mësuesve në shkollë. Dhe një gjë tjetër, e cila paraqitet tek ne kohët e fundit. Baballarët e nxënësve të tillë në mënyrë kategorike refuzojnë të vizitojnë dhe të bisedojnë me drejtorin e shkollës, në rast se posti zihet prej një gruaje. Një gjë të tillë unë nuk e kam parë në Azinë Qendrore myslimane.”
“Studimi i problemit, nëse ka radikalizim mes bashkësive të veçanta tek ne, është çështje e studimeve të thella, të ndërlikuara dhe të vazhdueshme. Kjo është një temë, për të cilën ka ardhur kohë që të flitet ndershmërisht dhe haptazi përpara shoqërisë sonë” – thotë profesoresha Dronzina. Çfarë mund të bëjmë përpara se të jetë bërë shumë vonë? – kësaj pyetjeje do t’i kërkojnë përgjigje në një kohë shumë të afërt qeveritarët. Kurse studiuesit në terren venë në dukje akoma shembuj nga vendbanimet më të vogla tek ne. Dhe akoma nga profesoresha Dronzina:
“Për herë të parë vjet, në një festë në shkollë me rastin e Krishtlindjeve, fëmijët e familjeve, të cilët kanë pranuar islamin radikal, kanë thyer pemët e zbukuruara në shkollë, me shpjegimin, se kjo festë nuk ka asgjë të përbashkët me islamin dhe rrjedhimisht, duhet t’i pengohet. Në periudhën e Festave të Krishtlindjeve, nxënësit kanë qenë në kamp në Turqi për mësimin e islamit. Del se, asnjë nuk e di se pikërisht ku gjenden këto kampe dhe se me çfarë pikërisht merren fëmijët aty. Vetë mësuesit në këto rajone janë të shqetësuar jo kaq nga qëndrimi i keq ndaj atyre vet, sesa nga mosrespektimi i këtyre bashkësive ndaj institucioneve bullgare. Ata thonë se, takojnë një mosrespektim të ligjeve dhe të drejtave të të tjerëve. Nxënësit refuzojnë të mësojnë dhe të flasin në gjuhën bullgare. Për shkak të kësaj barriere gjuhësore, pedagogët ndeshen me një murrë të madh në punën e vet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne"..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të..