Materialet e propagandës në mediat janë shtuar 30 herë që nga viti 2013 deri në fund të vitit të kaluar, sipas Fondacionit për studime humanitare dhe sociale. Në studimin e saj “Propaganda antidemokratike në Bullgari” organizata në dukje katër tema bazë, përmes të cilave sulmohet vetëdija e njerëzve: perëndimi i Evropës, ngritja e Rusisë, elitat shitëse tek ne, SHBA dhe NATO-ja si një hegjemon global dhe aktor me kukulla në plan botëror.
Që të bëjnë këto konkluzione, nga fondacioni më përpara kanë studiuar 3000 sajte. Dhe pasi kanë saktësuar 8, në të cilat propaganda është më e madhe, kanë studiuar 3000 publikime në to. Ka dalë se, katër temat bazë kanë qenë të pranishme më në masë në agjencinë “PIK”, revistën “A-specto”, sajtet “Gllasove”, “Rusia dnes” dhe “Pogled info”, gazetat “Trud”, “Duma” dhe “Uikend”. “Nuk mund të themi nëse ka ndonjë qendër unike të kësaj propagande, komenton docenti Bojan Znepollski, pavarësisht se Evropa jo njëherë vuri në dukje burimin në personin e Kremlinit.” Por, sipas sociologut ka disa rreziqe të mëdha përpara vendit tonë dhe ato prekin më tepër anëtarësinë tonë në Bashkimin Evropian – për shkak të devalvimit sistematik në mediat të institucioneve evropiane dhe të zgjedhjes sonë të qytetërimit. si dhe të demokracisë sonë liberale.
“Një nga rreziqet është diskreditimi i çdo lloj elite – politike, ekonomike – vazhdon docenti Bojan Znepollski. – Qëllimi i propagandës është po kështu diskreditimi i shoqërisë qytetare – fondacione të ndryshme dhe organizata joqeveritare janë të caktuar si shërbyes të interesave të huaja. Një rrezik tjetër është i lidhur me diskreditimin e Bashkimit Evropian dhe në përgjithësi të atlantizmit evropian. Por e lidhur drejtpërsëdrejti me të gjitha këto rreziqe është injektimi i atmosferës të populizmit dhe të mazhoritanizmit – elitat janë të hedhura poshtë, çdo gjë sikurse është në duart e popullit, por ky është një spekulim, i cili mund të jetë shumë i rrezikshëm.”
Gjuha e propagandës në mediat rritet shumë shpejt rreth ngjarjeve të caktuara. Dhe derisa gjatë vitit 2013 ajo pothuajse nuk ekziston, paraqitja e mejdanit të Kievit e “hap” valën e një informacioni manipulues. Kurse viti 2013 po kështu është viti në të cilin shpërthejnë protestat civile kundër emërimit të Deljan Peevskit për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” dhe kundër modelit “Koj” (Kush). Propaganda antidemokratike shënon një kulm gjatë aneksimit të Krimeas, gjatë përvjetorit të parë nga pushtimi i gadishullit, gjatë fjalimit të Merkelit për refugjatët, gjatë ndërhyrjes së Rusisë në luftën në Siri, gjatë takimit të NATO-s në Varshavë, gjatë zgjedhjeve presidenciale.
“Kur krijohet një pamje më përgjithësuese dhe shikohet, se mbi 3000 publikime zhvillojnë të njëjtat tema, se në momente të caktuara gjatë ngjarjeve të caktuara publikimet mbi këto tema rriten dhjetë herë dhe 100 herë, kjo natyrisht nuk është fare gjë e rastit, por bëhet fjalë për diçka, e cila është me drejtim qëllimor, e organizuar, në masë dhe ka për qëllim të injektojë teza të caktuara – komenton akoma Bojan Znepollski. – Përveç kësaj në ngjashmëri me propagandën është se këto teza asnjëherë nuk vihen në kontekst, në të cilin një tezë tjetër i debaton ose kërkon një mendim të kundërt.”
Sociologu jep si shembull në këtë drejtim kritikën ndaj Bashkimit Evropian – qoftë si organizatë politike, e cila i është e nënshtruar Amerikës dhe e cila shërben interesat e saj, qoftë si një projekt i qytetërimit, i cili ka erëzuar nga brenda për shkak të ideologjisë së liberalizmit. Një çështje interesante është sesi kritika ndaj Evropës krahasohet kundrejt kritikës ndaj Rusisë?
“Në këto artikuj nuk ka një kritikë kundër Rusisë – përgjigjet docenti Bojan Znepollski. – Më tepër tema është për lartësimin e Rusisë, për ngritjen ruse sa i përket armatimit, të gjeopolitikës – me fjalë të tjera në një plan të jashtëm politik Rusia ngrihet si një model i qytetërimit, i cili qëndron në anë të kundërt nga ai perëndimor.”
Dhe derisa mediet tek ne gjithnjë e më shumë kthehen në një plasdarm të luftës hibride, të thurur në varësi oligarkike-politike, Bullgaria përsëri “fitoi” pozitën e një vendi me lirinë më të vogël të mediave në Bashkimin Evropian. Në indeksin e ri botëror “Reporterë pa kufi” e vuri në vendin e 109, sepse është e “dominuar nga korrupsioni dhe nga bashkimi midis mediave, politikëve dhe oligarkëve, përfshi dhe Deljan Peevskin, pronar i grupit të medieve të 6 gazetave dhe që koordinon 80% nga shpërndarja e botimeve të shtypit”. Në raport theksohet akoma se, qeveria shpërndan fonde evropiane mediave konkrete në mungesë të një transparence dhe në këtë mënyrë i korrupton redaktorët të mos e kritikojnë dhe të abstenojnë nga pasqyrimi i temave të caktuara.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..