Më 4 maj Parlamenti miratoi strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re të Bullgarisë. Vendi përsëri ka kabinet koalicioni, të kryesuar nga lideri i GERB-it Bojko Borisov. Në dallim të herës së kaluar, kur partneri i GERB-it ishte Blloku i djathtë i Reformatorëve, tani koalicioni qeverisës ka një parter më të vogël, koalicionin kombëtar “Patriotët e Bashkuar”.
Struktura e kabinetit të ri të Borisovit nuk dallohet konsiderueshëm nga ai i kaluar, por përbërja e tij na solli disa befasime. Megjithë peshën më të vogël elektorale të koalicionit të Patriotëve të Bashkuar, nga gjithsej katër zëvendëskryeministra dy janë liderë të formacioneve të tij – kryetari i VMRO-së Krasimir Karakaçanov dhe kryetari i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov. Ndërkaq, dy ministrat e shënuar nga “patriotët” – ai i ekologjisë, i propozuar nga VMRO-ja (Neno Dimov) dhe ai i ekonomisë, i nominuar nga “Ataka” (Emill Karanikollov), konsiderohen si persona që janë afër GERB-it. Megjithëse dikur Dimov ishte Zëvendësministër i Ekologjisë në qeverinë e Ivan Kostovit, disa e konsiderojnë emërimin e tij si shenjë nderi ndaj së djathtës, e cila këtë herë nuk ka përfaqësues të saj në Parlament. Befasimet nuk përfundojnë këtu, por madje vetëm ato të shënuara tregojnë se në formimin e kabinetit janë kërkuar ekuilibra të vështira. Mirëpo, varianti përfundimtar i këtyre ekuilibrave pritet disa ditët e afërta pas shpalljes së zëvendësministrave. Atje ku titullari i një resori është nominuar nga njëri i partnerëve të koalicionit, në interes të bilancit të interesave duhet të ketë një zëvendës të tij, të nominuar nga partneri tjetër i koalicionit.
Sa u përket qëllimeve të koalicionit të ri në pushtet, nuk ka befasime. Kryeministri Borisov ripohoi se do ta vazhdojë politikën e integrimit euroatlantik, duke theksuar se bordi valutor është pa alternativë, dhe premtoi se do ta vazhdojë reformën gjyqësore dhe krijimin e një rendi të ri të luftimit të korrupsionit.
Partia Socialiste Bullgare votoi kundër qeverisë së Borisovit për shkak të dallimeve mes ideve dhe programeve dhe përsëri ripohoi qëllimin e vet për të qenë opozitë dhe alternativë e qeverisjes së re.
“Kundër” votoi edhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë me argumentin se GERB ka zgjedhur për herë të dytë një koalicion, nga i cili nuk mund të priten reforma dhe stabilitet. Lëvizja ka rezerva shumë serioze edhe ndaj pjesëmarrjes në udhëheqjen e vendit të partive agresive kombëtare, të cilat vetëm e kanë ndryshuar fjalësin e tyre, që të hyjnë në pushtet. Pozita kategorike e Lëvizjes, e shprehur nga tribuna e Parlamentit, shkakton dyshime sa u përket supozimeve se ajo do të sigurojë përkrahje parlamentare ndaj koalicionit të ri.
Tani për tani partia e afaristit Mareshki “Volja” premtoi përkrahje, por vuri në dukje se do të ndjekë me vëmendje të madhe nëse me veprimet e veta kabineti e justifikon besimin e dhënë.
Në fund të fundit “pro” qeverisë së re votuan GERB, Patriotët e Bashkuar” dhe “Volja”, kurse “kundër” – Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Qeveria e re është qeveria e nëntë e koalicionit në Bullgari që nga fillimi i ndryshimeve demokratike në vitin 1989 dhe është qeveria e tretë e koalicionit e kryesuar nga Bojko Borisov që nga viti 2009 e këtej. Partnerët e koalicionit kanë në Parlament 122 vota, ose vetëm një më shumë nga ato të domosdoshme për shumicën e thjeshtë. Rrethanat na bëjnë për të menduar se qeverisja e re, si ajo e kaluar, do të gëzojë një përkrahje lundruese në organin legjislativ të vendit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..