Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofia restaurant week e shndërron Sofjen në një destinim të preferuar kulinar

БНР Новини

Sallatë e freskët, djathëra të ndryshme, mish gjahu, desertë të shkëlqyeshëm, verë cilësore – kjo është një pjesë e vogël e gjellëve dhe pijeve që mund të shijoni në Sofia restaurant week në kryeqytet. Java e restoranteve është në Bullgari për të dytën herë me radhë dhe po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh, si ndër bullgarët, ashtu dhe ndër të huajit. Më shumë hollësi për javën e shijshme na sollën organizatorët Nikollaj Koev dhe anglezja Kristin Milner, e cila na befasoi me bullgarishten e saj:

СнимкаSivjet ka 17 restorante të reja, të cilat nuk morën pjesë në edicionin e kaluar – 2016. Sivjet interesi është më i madh në krahasim me atë vitin e kaluar. Tashmë kemi 2 mijë rezervime. Marrin pjesë 25 restorante dhe çdo një prej tyre ofron meny të jashtëzakonshme. Mund të përjetoni çaste të shkëlqyera, kurse çmimi është i fiksuar që nga vetë fillimi. Mund të zbuloni lokale të reja si për ju, ashtu dhe për miqtë tuaj” – thanë organizatorët.

СнимкаGjatë edicionit të parë Sofia restaurant week u vizitua nga mbi 6000 veta, të cilat patën mundësi ta vlerësojnë seleksionimin e 25 restoranteve dhe ofertat e tyre interesante. Sivjet mikpritësit do të jenë shefat më të shquar bullgarë – Ivan Mançev, Cvetomir Nikollov, Petër Jankov dhe shumë të tjerë. Në cilat pika të botës do të na çojë Java e restoranteve në Sofje?

Sivjet kemi 4 restorante aziatike, madje të tilla nga India – tregon Kristin Milner. – Kemi restorante nga Lindja e Mesme dhe kuzhinë të ndryshme evropiane. Çdo një restorant ka bërë përpjekje për të na ofruar një meny të shumëllojshme. Këtu nuk mund të shijoni gjellë, të cilat çdo njeri i gatuan gjatë javës. Një prej restoranteve disponon një fermë dhe gjithçka që ofrohet në meny është prodhim i tij. Do të shohim salca dhe erëza origjinale. Ejani dhe provoni. E gjithë kjo nuk mund të shpjegohet me fjalë.

СнимкаSofia restaurant week tërheq shumë të huaj në vendin tonë, kurse në saje të fluturimeve të lira mund të vijnë shumë njerëz nga jashtë. Sipas organizatorëve të aktivitetit, Sofja është gati të bëhet një destinim tërheqës, ja përse:

СнимкаPlani ynë afatgjatë është që ta ndihmojmë Sofjen, që të bëhet një destinim i njohur kulinar. Kjo është shumë e lehtë në saje të fluturimeve të lira nga Evropa. Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por këtë herë kemi angazhuar disa njerëz, të cilët shkruajnë në faqet e tyre personale në internet në gjuhën angleze për udhëtimet e tyre. Faqet e tyre lexohen nga njerëzit në Evropë, të cilët kërkojnë destinime interesante. Mendoj se edicioni tjetër i aktivitetit do të vizitohet nga më shumë të huaj”, komentoi Kristin Milner.

СнимкаNë kuadrin e këtij aktiviteti kulinar zhvillohet një garë mes 10 restoranteve, të cilat konkurrojnë se kush do të përgatisë mishin më të shijshëm prej qengji. Pikërisht mishi i qengjit dhe mishi i gjahut i tërheqin vizituesit e huaj. Çfarë mund të thuhet për të ardhmen?

Vjeshtën do të kthehemi me një fuqi më të madhe” – thotë Nikollaj Koev dhe na bën që të ndiejmë keqardhje se ngjarja vazhdon vetëm një javë. Presim me padurim të shijojmë përsëri gjellët e jashtëzakonshme të Sofia restaurant week.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: restaurantweek.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD