Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kafenetë e bohemës nga koha e socializmit

БНР Новини

Si në shumë qytete të respektuara, si Parisi, Vjena, Madridi, Nju Jorku, Praga, edhe në Sofje në vitet e kaluara ka pasur kafene të njohura, në të cilat janë takuar intelektualë dhe njerëz të bohemës artistike. Cilat janë këto vende dhe çfarë njerëzish kanë mbetur gjurmë atje – për këtë na tregon Mariana Përvanova në librin e vet “Kafenetë e bohemës nga koha e socializmit”, të botuar nga shtëpia botuese “Gutenberg”. Bëhet fjalë për periudhën nga viti 1944 deri në 1989.

Kopertina e librit, pamje nga kafeneja “Kravaj”
Ideja për librin lindi para shumë kohe, në saje të punës sime gazetareske dhe unë grumbullova mjaftë material – na tregoi në premierën e botimit të librit Mariana Përvanova. – Mirëpo, që kur fillova ta shkruaja librin vitin e kaluar, kuptova se gjithë materiali i grumbulluar deri tani është asgjë në krahasim me atë, që më pritej. Doli se kam hapur një temë shumë të madhe, një temë të papërpunuar deri tani dhe ky libër në fakt është vetëm fillimi i saj. Shpresoj se ajo do të vazhdohet nga shumë njerëz pas meje. Kisha fatin e mirë që gjatë takimit tim të parë lidhur me shkrimin e librit të bisedoja me një njeri shumë interesant – me piktorin Bozhidar Ikonomov – Dari (një prej emrave të mëdhenj në botën e pllakatit te ne dhe jashtë, mbajtës i shumë çmimeve prestigjioze). Ai më tregoi gjerësisht për jetën e bohemës gjatë viteve 70, për vendet, ku ka pasur takime inteligjenca, biseduam shumë. U takuam disa herë, ai e lexoi tekstin për veten, ngulte këmbë për t’u përfshirë pllakatet, për të cilat është bërë i njohur. Sigurisht që unë e plotësova dëshirën e tij dhe që disa muaj pas kësaj kuptova përse ai kishte ngulur këmbë kaq shumë për këtë. Mora një mesazh në postën elektronike, ku më ftonin në një shërbim funeral. Atëherë kuptova se ai ka qenë i sëmurë dhe ka vdekur.

Restorant “Kristal”Ndoshta kjo ka qenë intervista e fundit e Darit, para se të largohet nga jeta dy-tre muaj më vonë. Atëherë Mariana Përvanova mori vendim për të kërkuar informacion nga shumë njerëz të tjerë, sepse ajo vetë nuk ishte qenë dëshmitare as e viteve 60, as e viteve 70 të shekullit të kaluar. Të gjithë njerëzit, nga të cilët ajo e kërkoi këtë informacion, ishin shumë të entuziazmuar dhe shkaku për këtë ishte kthimi në rininë e tyre. Mirëpo, ky ishte vetëm fillimi i bisedimit për lokalet e ndryshme, si kafeneja e shkrimtarëve në rrugën “Angell Kënçev”, “Kristal”, klubi-restorant i Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë “Sevastopoll”, “Bambuka” (“Bambuja”), “Praga”, “Astoria”, “Jajceto” (“Veza”), “Brazili” etj. Në fakt kjo ishte një bisedë shimë interesante dhe e pafund.

Kopshti para restorantit “Kristal” dhe ëmbëltorja “Rubin”Shpresoj se të kem arritur të bëjë një fotografi të kohës dhe ajo t’u përgjigjet pritjeve të njerëzve, të cilët kanë qenë dëshmitarë të kafeneve të bohemës nga ajo kojë” – thotë Mariana.

Ja se si shkrimtari – humorist Mihail Veshim i përshkroi vitet e socializmit:

S’ka” – kjo ishte fjala më e përdorur nga kamerierët në kohën e socializmit, bashkë me fjalën “mbaroi”. Shpeshherë tregohej një ngjarje kureshtare. Një kamerier në hotelin e ri në atë kohë “Bullgaria” në Burgas nuk e kishte njohur drejtorin e Asociacionit të atëhershëm Bullgar për Turizëm dhe Pushime”. Shefi ishte ulur në tryezën inkognito si një qytetar i zakonshëm dhe kishte kërkuar për ta lexuar menynë, kurse kamerieri i kishte thënë atij rreptë: “Kjo nuk është dhomë leximi”. Madje në ndodhi të tilla të vogla fshihet përgjigja e pyetjes “Çfarë humbëm për shkak të demokracisë?” Ji i kënaqur se je ulur në tryezë dhe ka diçka për të ngrënë. Merita më e madhe e librit të Mariana Përvanovës është se grumbullon ngjarje dhe pjesëza nga jeta e vërtetë. Po t’i grumbullosh elementet, do të kesh një mozaik të plotë të asaj kohe.

Pastiçeria e hotelit “Sofja”Në fund desha të them se shpresoj që libri “Kafenetë e bohemës nga koha e socializmit” të jetë një retrospekcion i plotë, që të mund t’i përgjigjet pyetjes kryesore: Çfarë kanë qenë kafenetë? Përveç një vendi të këndshëm për takime, nga përgjigjet e njerëzve, me të cilët bisedova, kuptova se për disa prej tyre ato kanë qenë skenë teatrale për shfaqje personale. Sipas disa njerëzve të tjerë ato kanë qenë vend për thashetheme dhe intriga. Për disa të tjerë – vend, ku kanë zënë miqësi. Mirëpo, shumë njerëz më thanë shprehimisht se këto kafene kanë qenë vendi i vetëm, ku mund të vendosej lidhja joformale mes brezave, në saje të së cilës njëri brez mësohej nga brezi tjetër” – tha në përfundim autorja e librit Mariana Përvanova.

Pastiçeria “Jalta”Do të shtojmë se libri ka një pjesë të dytë – me portrete gazetareske të artistëve të njohur bullgarë. Kurse në pjesën e tretë të librit janë paraqitur art-kafenetë artistike të Vjenës, Parisit dhe Varshavës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Veneta Pavllova, socbg.com dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria Kombëtare prezanton Christo dhe Jeanne-Claude me “Reichstagun e Paketuar”

Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..

botuar më 25-11-04 4.50.PD

Ekspozitë për “Iluministet e patrembura” – gratë bullgare që u thanë “jo” rregullave

Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..

botuar më 25-11-01 8.00.PD

Shoqata bullgaro–zvicerane “Kanatica” ndërton një Bullgari të vogël jashtë atdheut

Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..

botuar më 25-10-31 2.15.MD