Përfaqësuesi i Bullgarisë Kristian Kostov u bë i dyti në konkursin “Eurovision” i cili sivjet u zhvillua në Kiev të Ukrainës. Kënga të cilën e këndoi i riu 17 vjeç quhet “Beautiful Mess”. Ajo është e klasifikuar në vend të dytë edhe nga publiku. Përpara finales së madhe Kristiani fitoi akoma dy dekorata pas votimit të gazetarëve për efekte më të mira speciale dhe për koncept dhe prani më të mirë skenike. Numri i plotë i pikëve, të cilat mund ta arrijë çdo një pjesëmarrës është 12. Bullgaria e fitoi këtë votë maksimale prej 4 jurive shtetërore. I pari qe klasifikuar Sallvador Sobrall nga Portugalia me interpretimin e tij të baladës “Amar Pelos Dois”.
Vendi i dytë, i fituar nga Kristiani është suksesi më i madh për vendin tonë në “Eurovision”. Shpimin e parë në këtë konkurs e bënë gjatë vitit 2007 Elica Todorova dhe Stojan Jankullov me këngën “Voda” (Uji). Në edicionin e kaluar Poli Genova luftoi për vendin e katërt prestigjioz me interpretimin e këngës “Në qoftë se dashuria qe një krim”. Këngëtarja jonë e njohur qe dhe mes të parëve të cilët e përshëndetën Kristianin për rezultatin e lartë, të cilin ai e arriti. “E këshillova të mund të shijojë suksesin e tij, këto janë “3 minutat e tij të lavdisë”, tha ajo në intervistat e saj për mediat bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..