Më 20 maj në sallën “Bullgaria” Orkestra e radios Klasik FM do të ekzekutojë “Kohërat Vjetore” nga Antonio Vivaldi dhe “Kohërat vjetore të Buenos Airesit” nga Astor Piacolla. Muzika e Piacollas do të tingëllojë në variant për violinë dhe orkestër me tela, vepër e Leonid Desjatnikov. Vesko Eshkenazi është solist në këtë krijim dhe dirigjent i të gjithë programit. Sezonet në krijimin e Antonio Vivaldit janë të shpërndara midis katër violinistëve të rinj, mes të cilëve është dhe Zornica Illarionova.
Koncerti në sallën “Bullgaria” është vetëm pjesë nga përjetimet emociononte profesionale për violinisten e re. Ajo ka përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, gjatë viteve të fundit ajo e vazhdoi arsimin e vet në Escuela Superior de Musica Reina Sofia – Madrid dhe në Universitetin e Ri Bullgar. Përveç në Bullgari, Zornica ka zhvilluar koncerte në Spanjë, Francë, Gjermani, Belgjikë, Rusi, Portugali dhe vende të tjera. Ajo është laureat e një sërë dekoratave ndërkombëtare, të cilat u shtuan mjaftë përpara disa ditëve.
“Gjatë dy javëve të fundit kisha fatin të bëhem mbajtëse e katër dekoratave ndërkombëtare – tregon Zornica. – Të parën e fitova në konkursi “Muzika dhe Toka” në Sofje, ku juria më dalloi me dekoratën e madhe. Kryetar i jurisë qe pianistja franceze Shantall Stiliani. Ajo është ndërmjetëse midis Radios Kombëtare Franceze dhe këtij konkursi. Ka një çmim të themeluar të posaçëm për mbajtësin e dekoratës së madhe të “Muzikës dhe Tokës”. Ai merr dekoratën e posaçme të medies – koncert në Paris gjatë stinës së ardhshme, i cili do të incizohet. Një ditë më vonë u nisa për në Turqi që të marrë pjesë në konkursin “Suna Kan” në Ankara. Ai u zhvillua në 3 rrethe, kurse programi qe jashtëzakonisht i vështirë. Aty u klasifikova në vendin e dytë, që është një nder për mua. Vetëm disa orë pas ceremonisë në Ankara mësova lajmin se, kam marrë dekoratën e parë nga konkursi ndërkombëtar EMuse Online Music Competition. Dhe dekorata ime e fundit është vendi i tretë në Music Competition International “Rising Stars-Grand Prix” 2017-Berlin (Konkursi Ndërkombëtar “Yje të cilat po lindin” në Berlin).”
Vjet Zornica përfundoi specializimin e saj në Spanjë, kurse gjatë muajit qershor do të diplomohet në Universitetin e Ri Bullgar. Çfarë i dha kjo periudhë intensive të arsimit – ja dhe përgjigjen e saj:
“Qe shumë interesante, sepse vura re dy shkolla të ndryshme dhe duhej vet të përcaktoj se cila punon më mirë për mua. U jam shumë mirë njohëse mësuesve të mi profesori Zahar Bron në Spanjë dhe profesori Mario Hosen në Bullgari, të cilët më dhanë me të vërtetë shumë. Ky doli një hap serioz në përgatitjen time profesionale dhe kontribuojë për prezantimin tim të suksesshëm në konkurse prestigjioze. Kur njeriu ka zgjedhur të jetë në skenë, duhet të kërkojë para së gjithësh shkrimin e vet të veçantë personal. Kontaktet me muzikantët e mëdhenj, të cilët kanë një veçori të veçantë të interpretimit, formojnë individualitetin tënd. Kur paraqitesh në konkurs është e vështirë ta ndërmarrësh garën thjesht si në paraqitje në skenë dhe mënyrë të shprehësh personalitetin tënd. Mundohem të mos të bëjë ndryshim midis ekzekutimit në konkurs dhe në koncert. Muzika është një muzikë kudo dhe kudo njeriu duhet të transmetojë mesazhin e saj, pavarësisht se ku dhe në lidhje me çfarë shkaku ekzekuton. Kur është në skenë artisti duhet të mbetet i tillë në çdo një moment. Jam e bindur se, pedagogët, me të cilët ke punuar nuk bëhen të kaluar në kohë. Nëna ime është njeriu i cili vazhdimisht është pranë meje me përkrahjen e saj të madhe. Në personin e saj kam një shoqe të sinqertë dhe të përsosur, përveç faktit se ajo është dhe mësuesja ime e parë. Ajo përjeton çdo gjë bashkë me mua, e cila ngjan gjatë rrugës time, sprovat , vështirësitë, më ndihmon të jem e guximshme, të ndjek individualitetin tim.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..