Gërshetimi i folklorit të Rodopev me tingujt e kitarës nuk është tipike përsa iu përket përfytyrimeve tona për muzikën popullore bullgare. Mirëpo, partneriteti jo i zakontë i këngëtares Neli Andreeva me kitaristin Nikollaj Peev mirëpritet dhe gëzon sukses ndër të rinjtë. Edhe në albumin e tyre të dytë “Xhasta Prasta” dueti prapë befason me improvizimet e guximshme dhe me prezantimin modern të këngëve popullore dhe prej autori, kryesisht me tekste dhe kompozime të vet Nikollaj Peevit.
“Projekti është fryt i përpjekjeve të shumta dhe i përvojës së grumbulluar gjatë viteve të bashkëpunimit” – rrëfen Neli Andreeva, ndërsa Nikollaj Peev vazhdon:
“Deshëm që në album gjithçka të jetë precize dhe të matur, kështu që të mbetemi të kënaqur nga puna e kryer. Në gjuhën bullgare “Xhasta Prasta” është një shprehje, e cila vjen të sugjerojë për një punë të kryer dosido, pa kujdes, sa për të mbaruar. Mesazhi ynë është që njerëzit të pranojnë veten të tillë siç janë dhe të bëjnë gjithçka ashtu që t’u mos vjen keq për punën e kryer.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR