Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mali na jep mësime të pamëshirshme gjatë shëtitjeve pranverën

БНР Новини

Gjatë pranverës mali është shumë tërheqës për shëtitje dhe ekskursione. Në shikim të parë këto shëtitje na duken si ato në parkun e afërt me pemët dhe barërat e gjelbëruara, me këngët e zogjve mbi kokët tona. Vetëm dëbora, e cila ende i ka mbuluar majat e larta, na rikujton se dimri atje ende nuk ka kaluar. Shembujt për ndryshimet e motit në mal pranverën janë shumë. Vetëm para një jave kuptuam për incidentin e radhës tragjik në malin Stara Pllanina. Atëherë një familje turistësh vdiqën për shkak të mjegullës së dendur. Ata humbën orientim, rrëshqitën dhe ranë në greminë. Turistët ishin lodhur shumë nga sorollatja në vazhdim të disa orëve. Mungesa e markimit dhe tablove, të cilat të na orientojnë për shtëpitë malore dhe strehimet, gjithashtu është premisë për këto incidente të ashpra.

Përvoja në mal grumbullohet ngadalë. Nuk është mirë që njeriu të zhytet shpejt në botën e paqartësisë. Qëllimi është që të mund të kënaqet nga bukuria e natyrës dhe të mos e rrezikojë jetën e vet – thotë udhëheqësi dhe shpëtimtari malor Zheljazko Meçkov. – Unë përpiqem të zbulojë dhe të vlerësojë bukurinë e çdo një mali, të cilin e vizitoj. Atje më tërheq ndjenja e qetësisë, e jetës, pa rëndësi përse kam shkuar në mal – nëse jam atje për kënaqësi, që të ngjitem në ndonjë itinerar, ose thjeshtë që të shëtis në shteg. Gabimet më të shpeshta gjatë stinës pranverore në mal janë lidhur me nënvlerësimin e tij për shkak të ngrohjes së malit. Ka ardhur pranvera, në pjesën më të madhe të malit nuk ka dëborë dhe ne mendojmë se në mal është ngrohtë. Mirëpo, vera nuk ka ardhur dhe temperaturat shpeshherë ulen nën zero. Më rrezikshëm është atje, ku ende ka dëborë, për shkak të rrezikut nga rrëshqitja. Pranverën ka dallime të mëdha të temperaturës mes pjesëve më të larta malore dhe atyre më të ulëta, ku kushtet klimatike ndryshojnë shumë rreptë. Shpeshherë bie shi, kurse më lartë mund të bjerë borë. Zakonisht turistët pa përvojë nuk janë veshur përshtatshëm për itinerarin përkatës. Shpeshherë ata janë të paduruar dhe mendojnë se mali do t’i presë si gjatë verës. Ata janë të papërgatitur dhe befasohen pakëndshëm se terreni i itinerarit të tyre është krejt i ndryshëm nga i gjatë verës.

Sipas udhëheqësit malor njeriu mësohet të dhurojë, mësohet të mos zhytet në një botë, të cilën nuk e njeh mirë. Në qoftë se nuk e di se ku do të shkojë, është më mirë që njeriu të ulet dhe të mendojë pak. Moti mund ta orientojë nëse tani është momenti të vazhdojë përpara, ose të presë kushte më të përshtatshme, ja se çfarë tjetër na tha Zheljazko Meçkov për malin pranverën:

СнимкаZakonisht i këshilloj njerëzit për të mos i ndryshuar pajisjet e tyre për malin dimrin edhe gjatë stinës verore. Gjithmonë duhet të kenë veshje të trasha në çantë, kurse këpucët duhet të jenë të përshtatshme për motin e lagësht dhe terrenin e pjerrët malor. Pajisja e mirë, njohja e mirë e terrenit janë diçka shumë e dobishme, por jo gjithmonë mund t’i njohim itineraret, ku shëtitim. Prandaj duhet të mund të orientohemi mirë në hartën gjeografike dhe të mund të përdorim kompasin. Duhet të ndjekim që në shtëpi parashikimin e motit. I këshilloj turistët të zgjohen herët në mëngjes dhe të nisin herët, që të kenë kohë të reagojnë në situata të jashtëzakonshme. Po të ketë nevojë turisti duhet të kërkojë shpejt ndihmë, kështu qe shpëtimtarët ta ndihmojnë sa më shpejtë. Kjo që njeriu duhet të ketë medoemos në çantën malore ne e quajmë “fundin e çantës” – këto janë harta, kompasi, veshjet e ngrohta dhe këpucët rezervë, madje verën duhet të keni doreza, kapelë, akoma një çift çorape, dritë, brisk xhepi, pajisje ndezëse, që të mund të ndezë zjarr, po të ketë nevojë. Përveç kësaj, shumë të rëndësishme janë bateritë e jashtme për telefonat, bateri, të cilat përhapen gjithnjë e më shumë.  Kur telefoni nuk ka mbulim rrjeti, atëherë bateria bie shumë shpejt. Telefoni është shumë i nevojshëm në mal, sepse kjo është lidhja jonë me botën dhe në saje të celularit mund të kërkosh ndihmë në rast nevoje. Që të jesh udhëheqës malor, duhet ta kesh malin në zemër. Atje njeriu duhet të ndihet sikurse është në shtëpi, që të mund ta ndihmojë njeriun nevojtar në këtë shtëpi të tij.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD