Të jesh një pionier me ide të pazakonshme tek ne është më shumë pengesë, sesa përparësi, posaçërisht duke folur për një sistem aq konservator, si është arsimi. Në shkollat e mëdha të qyteteve idetë e reja zakonisht vijnë nga jashtë – në formën e pjesëmarrjeve në projekte, seminare, konkurse, punë jashtë klasës.
Shkolla e vogël fillore në fshatin Sejdoll (në rajonin e qytetit Razgrad – Bullgari Veriore) del jashtë standardeve të sistemit tonë arsimor. Puna me fëmijët në Sejdoll është një shembull për këtë se si me më shumë përkushtim dhe shkathtësi, mund të kapërcehen shumë prej problemeve të sistemit arsimor. Në të njëjtën kohë baza e rehatshme dhe komode mund të krahasohet me kushtet materiale, me të cilat disponojnë shkollat e pasura evropiane.
Për provokimin e interesit të fëmijëve ndaj dijes merita kryesore është e drejtorit Dinko Hristov. 30 vjet nga jeta e tij janë lidhur me arsimin në vendin e tij të lindjes. Gjatë viteve të rënda të tranzicionit shkolla e tij është mbyllur e pastaj është hapur përsëri. Dhe sot është një qendër jotradicionale e diturisë me reputacion të mirë. Arsimimi i fëmijëve është lidhur drejtpërsëdrejti me veprimtari si mbledhja e koleksioneve dhe studimi. Në të njëjtën kohë mësimet në këtë shkollë jepen në mënyrë atraktive bashkë me zbatimin e detyrave interesante në fushën e ekologjisë, biologjisë, astronomisë e kështu me radhë.
Më shumë na tregoi drejtori i shkollës “Videlina” (Dritë) Dinko Hristov:
“Kjo është shkolla e vetme jotradicionale, bile pohoj se është më e pazakonshmja në Bullgari. Të tillë e bëjnë njerëzit, të cilët punojnë në të. Të gjitha gjërat, të cilat i kemi janë përfituar në sajë të punës së pedagogëve dhe ideve të tyre të mira. Unë jam drejtor i shkollës 30 vjet dhe gjatë kësaj kohe gjithmonë jam munduar të përdorë gjithçka rreth nesh në procesin e studimit – edhe atë që ndodhet nën ne – arkeologjia, mineralogjia, edhe atë që ndodhet mbi tokë – jeta e përditshme, kultura, natyra e gjallë, zanatet, bile gjërat mbi nesh – e kam parasysh observatorin – të gjitha këto gjëra i përdorim në ndihmë të procesit të studimit. Fëmijët në Sejdoll kanë eksponatet më interesante shkollore – ata i prekin, i vëzhgojnë dhe i përdorin në kohën e studimit. Dëshirojmë të pasurojmë njohuritë e tyre për botën tonë. Disa nga kolegët bëjnë shaka se ai që ka vizituar shkollën tonë s’ka nevojë të shkojë në vende të tjera në rajon, sepse në shkollë janë mbledhur të gjitha gjërat interesante e rajonit. Kopshti zoologjik me kafshët që hasen afër fshatit, muzeu i mineraleve, galeria e arteve, ekspozita etnografike – gjithçka është tek ne, në kompleksin studimor. Koleksionet janë mbledhur me kujdes dhe kam bërë shumë për ruajtjen e tyre gjatë viteve.”
“Gjithmonë kam bërë gjëra jostandarde – si njeri dhe si mësues” – tha drejtori i shkollës së ndryshme. Ai na tregon një nga sallat, ku ndodhen trofetë e gjuetisë. Kuptohet, se të gjithë trofetë janë prej plastmase dhe materive të tjera artificiale. Dinko Hristov nuk miraton vrasjen e kafshëve dhe shpreson se edhe nxënësit e tij do të kenë të njëjtin respekt ndaj natyrës.
“Qëllimi ynë i vetëm si rezultat i fundit i gjithçkaje që ne bëjmë është që nxënësit të realizohen si njerëz dhe të gjejnë vendin e tyre në jetë. Është e qartë se ai, i cili ka potencial do të bëhet shkencëtar, ai, i cili dëshiron të bëhet bujq, do të bëhet i tillë. Secili do të gjejë vendin e tij. Dhe secili, në një mënyrë apo tjetër duhet të mund të punojë dhe të respektojë punën e të tjerëve. Po të kemi arritur të bëjmë kështu që nxënësit tanë të kenë një pikëpamje të tillë ndaj jetës, kjo do të thotë se e kemi kryer mirë detyrën tonë dhe kemi formuar njerëz të mirë. Besoj se e bëjmë këtë dhe koha tregon se e bëjmë këtë në mënyrë të mirë.”
Në momentin, kur ndodhemi në shkollë, atje zhvillohet mësimi në punëtorinë e qeramikës. Ajo është gjëja e fundit, me të cilën krenohet drejtori i shkollës. Në këtë punëtori shkojnë vetëm fëmijë, të cilët kanë interes të merren me përpunimin e qeramikës.
“Sendet e përpunuara nga fëmijët pranohen mirë kudo dhe për këtë arsye arritëm tek ideja për formimin e një klase profesionale pranë shkollës fillestare për nxënës pas klasës së shtatë. Rezultatet e mira nuk do të vonojnë, mirëpo më parë edhe nxënësit edhe mësuesit duhet të mësohen me këtë punë, që ndryshohet pak nga gjërat, me të cilat merremi zakonisht. Formula e suksesit është puna e përkushtuar dhe e këmbëngulur. Kur ekipi shikon se punohet seriozisht, entuziazmi i kolegëve shtohet. Dhe secili kontribuon në mënyrën më të mirë për kauzën e arsimit. Pikërisht detyrimet tona në punë japin kuptimin e jetës sonë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: seidol-videlina.com
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..