Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukuria e bullgares përmes objektivit të Radosllav Përvanovit

БНР Новини

“Unë jam Bullgare”! është ekspozita e re e fotografit Radosllav Përvanov. Figurat e 25 bullgareve të reja në veshje popullore janë të regjistruara në 30 tema të ndryshme të fotografuar në vende me një rëndësi historike dhe kulturore për vendin tonë.

СнимкаIdeja ime lindi nga propozimi im për një tip të tillë fotosh ndaj një vajze e cila punon për një shoqatë atdhedashëse – kujtohet Radosllav. – Si një krijues i cili e formon veten nuk do të bëja diçka të tillë dhe më qe interesante të tregojë historinë përmes fotove. I propozova të bëjmë një sesion me foto në qytetin e lashtë Plovdiv, ku ajo qe e veshur në një veshje popullore. Për një ditë bëmë foto nëpër të gjithë pjesën e lashtë dhe fotot u pranuan shumë mirë. Atëherë i thash vetes se duhet të bëj diçka më të madhe. Kjo qe gjatë vitit 2014. Mendoja të marrë pjesë vetëm kjo vajzë, ku eventualisht të bëjmë foto në vende të ndryshme. Me kalimin e kohës ideja u zhvillua edhe më tej dhe vendosa të fotografoj pamje dhe foto më të shumta, ku në këtë mënyrë të krijojë një pamje të plotë të Bullgarisë.

Снимка

Fotot janë të bëra në periudhën 2014-2016. Klubi Qendror ushtarak në Sofje, kalaja e qytetit Pernik, Rupite (një fshat në Bullgarinë Jugperëndimore), Pallati në qytetin Ballçik, Monumenti i Lirisë – Shipka, qytetet Smoljan, Tjavna, Vraca dhe Koprivshtica janë vetëm një pjesë e vogël prej vendeve, në të cilat janë incizuar. Dy tema fotografi ja kushton nënave me vajzat e tyre, traditave, dashurisë dhe marrëdhënieve midis tyre. Dy nëna me vajzat e tyre të vogla tregojnë bukurinë e fshatit ballkanas Bozhenci dhe të Ballkanit të Trojanit.

Fotografi të Radosllav Përvanovit janë të botuara në revistat “National Geographic” dhe “Economist”. Pavarësisht nga përvoja e tij me temat historike, realizimi i projektit “Unë jam Bullgare!” nuk kalon pa vështirësi – që nga gjetja e modeleve, përmes kostumeve dhe kushteve meteorologjike, deri tek leja për bërjen e fotove.

Koha qe një nga faktorët më të rëndësishëm, që të mund ekspozita të bëhet fakt. Disa nga fotot në fushë ishin bërë gjatë një temperature prej 50 gradë. Tema e fundit u fotografua më 31 dhjetor 2016 në Muzeun Etnografik në të hapur “Etër”-Gabrovo gjatë temperaturave minus të termometrit. Në kalanë Carevec përsëri punuam gjatë një kohe shumë të nxehtë. Por për fat asnjë nuk u sëmurë. Të gjitha vajzat u sollën në mënyrë burrërore dhe të gjitha tekat e kohës nuk na ndalën.

СнимкаEkspozita e Radosllav Përvanovit mund të shikohet deri më 13 qershor në një restorant të kryeqytetit. Dëshira e fotografit është të tregojë ekspozitën në të gjitha qytetet, ku janë bërë fotot. Paralelisht me këtë ai planifikon dhe një vazhdim të projektit. Ja se çfarë tha ai akoma:

Kjo është një nga ëndrrat e mia, lidhur me popullarizimin e produktit tanimë të gatshëm. Ambiciet e mia janë të tregojë, se në çdo një vend, në të cilin kam fotografuar ka lindur një vajzë e re, e cila e do krahinën e vet të lindjes dhe do që ta tregojë përpara të gjithë Bullgarisë dhe jashtë shtetit. Në fillim kur kërkoja leje për të fotografuar, njerëzit qenë pak skeptik, por pasi panë rezultatin, mund të lavdërohem se ekspozita është e kërkuar kudo. Kam ambicien të bëj foto në vende të reja dhe të tregojë ekspozitën jashtë Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga Radosllav Përvanovi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria Kombëtare prezanton Christo dhe Jeanne-Claude me “Reichstagun e Paketuar”

Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..

botuar më 25-11-04 4.50.PD

Ekspozitë për “Iluministet e patrembura” – gratë bullgare që u thanë “jo” rregullave

Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..

botuar më 25-11-01 8.00.PD

Shoqata bullgaro–zvicerane “Kanatica” ndërton një Bullgari të vogël jashtë atdheut

Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..

botuar më 25-10-31 2.15.MD