Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Arsimit në Gabrovo me mision iluminist ndër bullgarët bashkëkohorë

БНР Новини
6
Foto: nmogabrovo.com

Sipas traditës tërë muaji maj kaloi si “një festë e vërtetë e shkronjave” në shumicën e shkollave bullgare. Në vigjilje të 24 majit – Ditës së Shkrimit Sllav dhe Kulturës Bullgare, nxënësit e vegjël treguan me krenari se sa shumë kanë përparuar në leximin dhe shkrimin gjatë vitit. Që të mbetet një kujtim i paharrueshëm nga festa, shumë drejtorë të shkollave bullgare preferuan të dorëzojnë diplomat e nxënësve në Muzeun e Arsimit në Gabrovo. Tashmë është traditë që gjatë muajit maj atje të ketë grupe nxënësish nga Ruse, Pleveni, Burgasi, Sofja, Xhebeli dhe qytete të tjera.

Снимка

Këto udhëtime të nxënësve dhe mësuesve deri në Gabrovo gjatë muajit maj ngjajnë shumë me një pelegrinazh të vërtetë deri në një vend të shenjë, ku është burimi i arsimit në vendin tonë. Këtu janë grumbulluar të dhëna dhe eksponate nga zhvillimi shekullor i arsimit tonë në trojet bullgare. Muzeu i Arsimit është krijuar gjatë vitit 1974 dhe tani është një institucion me rëndësi kombëtare pranë Ministrisë së Arsimit. “Në botë ka shumë muze të tillë, kushtuar veprës arsimore, por ata organizojnë vetëm ekspozita të përkohshme dhe tematike. Nuk ka muze tjetër si ai yni” – thotë Rumena Hristova – mbikëqyrëse në Muzeun e Gabrovos.

Снимка

Këtu në vitin 1835 me iniciativë të patriotëve Vasill Aprillov dhe Nikollaj Pallauzov u hap shkolla e parë bullgare e re, domethënë shkolla, ku për herë te parë kishte mësime vetëm në gjuhën e folur bullgare. Me këtë rast në Gabrovo u krijua një muze, kushtuar historisë së arsimit popullor. Ai disponon një ekspozitë të përhershme, e cila përfshin periudhën nga shekulli i X deri më sot. Menjëherë pas Çlirimit nga Pushteti Osman në vitin 1878 filloi të flitet për krijimin e një muzeu të tillë. Ai u themelua në vitin 1905 në Sofje me iniciativë të prof. dr. Ivan Shishmanov. Një pjesë e madhe e materialeve të grumbulluara nga ai, tani ruhen në fondin tonë në Gabrovo. Ne disponojmë rreth 175 mijë dokumente, fotografi etj. kushtuar pedagogjikes dhe arsimit. Këtu ruhen botime të vlershme nga biblioteka e Shkollës së Gabrovos që nga viti 1835. Ruhet gjithashtu biblioteka personale e Vasill Aprillovit. Në testamentin e vet ai shënon se librat e tij duhet të mbeten në qytetin e fisit të tij – Gabrovo. Libri më i vjetër i bibliotekës së tij është “Odiseja” e Homerit nga viti 1551. Ky ekzemplar është në dy gjuhë, me tekste paralele në greqisht dhe latinisht. Koleksioni tjetër për të cilin Muzeu krenohet shumë, është koleksioni i pasur prej librash mësimore nga epoka e Rilindjes, të krijuara deri në vitin 1878. Ka diploma origjinale, orendi shkollore, flamuj, vula kancelarie etj.”

Снимка

Që të ecë me kohën, muzeu mirëmban kontakte me shkollat e bashkësive bullgare në Madrid, Qipro dhe në qytete të tjera në botë. Ka një ekspozitë speciale, kushtuar interesit të bullgarëve ndaj arsimit në epokën e Rilindjes. Ndër eksponatet muzeore në Gabrovo interes më të madh shkakton maketi i një shkolle laike, ku nxënësit janë mësuar sipas metodës së mësimdhënies së ndërsjellë, ku nxënësit më të mëdhenj u japin mësime atyre më të vegjël.

Снимка

Tregimi i Rumena Hristovës na dërgoi në të kaluarën tonë:

Nxënësit kanë pasur një respekt të madh ndaj mësuesit dhe ndaj shkollës. Gjatë epokës së Rilindjes, ka pasur kontroll të higjienës së nxënësve, kur ata kanë hyrë në dhomën e klasës në mëngjes, nëse i kanë krehur mirë flokët e tyre, nëse janë veshur mirë. Gjatë epokës së Rilindjes më të respektuar ishin mësuesit, priftërinjtë dhe kryetarët e bashkive. Ndaj tyre të gjithë kishin respekt të madh, por kohërat ndryshojnë dhe sot është më ndryshëm. Në atë kohë në një tavolinë shkrimi uleshin nxënës të moshës së ndryshme. Atëherë shumë pak njerëz ishin përgatitur për profesionin e mësuesit, prandaj përdorej metoda e lartpërmendur e mësimdhënies së ndërsjellë – nxënësit e mëdhenj i ndihmonin mësuesit në punën e tyre. Më të mëdhenjtë i ndihmonin ata më të vegël, kurse fëmijët në klasë stimuloheshin, por kishte edhe shumë ndëshkime. Kishte tabela speciale, të cilat i vendoseshin në qafën e nxënësit, ku kishte mbishkrime të ndryshme: “i kujdesshëm”, “i urtë” etj. Kishte edhe tabela me mbishkrime si “i padëgjueshëm”, “dembel”, “i ndotur”. Nxënësit detyroheshin për t’u kthyer në shtëpi me këto tabela dhe të gjithë në rrugë i shihnin se çfarë kishin bërë këtë ditë në shkollë. Nxënësit e vegjël i shoqëronin ata më të mëdhenj, duke u kthyer në drekë në shtëpi. Nxënësi më i madh ishte i detyruar të ndiqte nëse ata më të vegël e respektonin rendin publik, nëse i përshëndesnin të rriturit. Kështu në fakt edukoheshin fëmijët në epokën e Rilindjes.

Снимка

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: nmogabrovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD