Në kryeqytet po vazhdon festivali muzikor ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”, i cili sivjet ofron një program me të vërtetë interesant. Më 14 qershor do të mbahet koncerti “Premierat” i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”, për të cilin na tregoi dirigjenti i formacionit prestigjioz prof. Pllamen Xhurov:
Koncerti ynë do të mbarojë me “Vdekja dhe Vajza” – një kuartet i njohur i Franc Shubertit, por nën redaktimin e Gustav Malerit. Këtë variant Maler e bëri në fund të shekullit të XIX. Në atë kohë kompozitori ishte dirigjent i Filarmonisë së Berlinit, me të cilën ai e ka interpretuar veprën. Ne do ta paraqitim me përbërjen e zakonshme të “Solistëve të Sofjes”. Shpresojmë ta paraqesim këtë program diku tjetër. Posaçërisht “Kiaroskuro” nga Gia Kançeli, që me të vërtetë është një vepër e jashtëzakonshme – ajo është shumë e qetë, me shumë psikologjizëm. Në fund të qershorit Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” do të marrë pjesë në festivalin “Vera e Varnës”. Në programin në fjalë është përfshirë edhe vepra e Çajkovskit “Stinët e Vitit”, solisti është Georgi Çerkin, piano. Pas kësaj do të ketë dy koncerte në Festivalin Ndërkombëtar “Ditët e klasikes” – Ballçik. Kurse në Festivalin e Arteve “Apolonia” formacioni do të paraqesë një program, i cili do të ekzekutojë muzikë vetëm jashtë shtetit. Vepra më interesante atje (sipas prof. Xhurovit) është Koncerti për Kitarë dhe Fizarmonikë. Solistët janë Krasimir Shterev – fizarmonikë (i cili që prej vitesh jeton dhe punon në Vjenë) dhe Georgi Vasilev – kitarë (i cili banon dhe punon në Zvicër). Në fund të shtatorit “Solistët e Sofjes” do të paraqitin veprat e dekoruara në edicionin e tetë të konkursit ndërkombëtar të kompozimit “Sofja – 2017”, organizuar nga bashkia e kryeqytetit “Krasno Sëllo”. Pas kësaj do të ketë koncerte në stinën e re të muzikore, e para prej të cilave është bashkë me “Kuarto Kuartet”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..