Dellço Dellçev është një arkitekt nga Shoqata “Transformatorët”. Para afro 5 vitesh, bashkë me kolegë të vet nga Universiteti i Arkitekturës dhe i Ndërtimit në Sofje krijuan “Laborator për dizajnin qytetar”. Hallka më e vizituar në të ishte “Smartfablab”, e para e këtij lloji në Bullgari, pjesë e rrjetit botëror FABLAB. “Salla me minj për prototipa digjitalë” – ky është shpjegimi i thjeshtë, të cilin arkitekti Dellçev jep për hallkën “Smartfablab”. Sipas tij, ky është një laborator për “prodhim të urtë”, i cili ofron mundësi të pafundme për eksperimente dhe krijimtari me materiale të ndryshme për nga lloji dhe struktura. Aty projektohen dhe krijohen makina të vogla të robotizuara dhe elektronikë precize.
“Kohët e fundit pjesëmarrësit në Punishten e Urtë Digjitale bënë vegla të cilat matin pastërtinë e ajrit. Të gjithë ata rregulluan ato vegla në tarracat e apartamenteve dhe ky është vetëm një nga shembujt e veprimtarisë së dobishme në punishten tonë – thekson arkitekti Dellçev. – Vazhdimisht po rritet interesi ndaj këtyre teknologjive, dhe tani po zgjerojmë punishten tonë kështu që më shumë njerëz të përfitojnë prej saj. Modeli, të cilin e aplikojmë është “shfrytëzimi i përbashkët”, kështu që më shumë njerëz të shfrytëzojnë pajisjet. Fakti, se shumë studentë vijnë që të realizojnë tezat e tyre të kursit dhe të diplomës tek ne tregon, se çmimi nuk është i lartë. Vijnë njerëz me ide të ndryshme, të cilat i realizojnë. Mirëpo, ne nuk dimë se çfarë ndodh me krijesat e tyre. Një nga modelet më të çuditshme të punuara tek ne ishte një shall, i cili kur ishte i veshur sinjalizonte në se njeriu është i përkulur. Në punishten tonë mund të realizohen ide jo vetëm interesante, por edhe të dobishme.”
Kur të rinjtë mësojnë për mundësitë e reja, ata shfaqin kureshtje ndaj këtij noviteti:
“U besojmë atyre dhe përpiqemi që të stimulojmë. Për këtë qëllim u lëshojmë bursa studentëve që ata të vijnë dhe të bëjnë prototipa në punishten tonë – thekson arkitekti Dellçev. – Nisim një fushatë qëllimi i së cilës është që në shkollat të krijohen punishte të tilla. Në kabinetet e mësimeve praktike të shumicës së shkollave ka kohë që nuk ka ndodhur asgjë të re dhe pozitive. Dëshirojmë të ndryshomë modelin e vjetër të mësimit, në të cilin të gjithë nxënësit plotësuan një detyrë. Tani koha është krejt e ndryshme dhe ajo lejon qëndrim dhe krijimtari individuale. Duhet të stimulohet krijimtaria individuale. Dëshirojmë që fëmijët vet të zgjedhin klubet sipas interesave të tyre. Kështu ata do të bëjnë hapat e parë në fushën e sipërmarrjes. Në këtë mënyrë puna bëhet tërheqëse dhe e pëlqyeshme.
Shpesh me një pjesë prej pajisjeve të “Punishtes së urtë” marrim pjesë në ekspozita të ndryshme, ku vijnë shumë fëmijë. U ofrojmë atyre që vet të bëjnë një model me printerin 3D. Ai është në dy forma – njëra me dorë – me 3 D stilolaps, ndërsa tjetra e automatizuar nëpërmjet një printeri 3D laser. Kështu mund të zbulojnë lehtë dallimin midis shtypit me tri dimensione, kur marrin stilolapsin dhe në të njëjtën kohë krahasojnë me punimin e bërë nga makina, e cila është më precize. Megjithë përparësitë e makinës ne stimulojmë teknologjitë me dorë, sepse te çdo njeri fshihet një mjeshtër i pazbuluar. Shikoj fëmijët dhe vë re, se ata më interesojnë më shumë se sa atë, të cilën e kanë punuar me dorë. Kjo për ne është një shenje serioze, se ato punime duhet të stimulohen dhe arsimi duhet t’i kushtojë vëmendje. Është koha, që veprimtaria krijuese të bëhet pjesë e procesit arsimor, gjë që mund t’u ndihmojë fëmijëve në të ardhmen.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: smartfablab.org
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..