Provat më të lashta arkeologjike për zhvillimin e kozmetikës datojnë që në vitin 4000 para Krishtit dhe janë gjetur në Egjipt. Dokumenti i parë me shkrim me këshilla kozmetike është Papirusi Ebers. Ky është një prej dorëshkrimeve më të vjetra mjekësore që nga viti 1500 para Krishtit, ku ka të dhëna për barnat mjekësore. Që para 5000 vitesh njerëzimi ka qenë në dijeni të ndikimit të barnave mjekësore mbi organizmin e njeriut. “I ati i botanikës” Teofrast në punimet e tij për barnat njofton se Trakia është një prej rajoneve, ku ka më shumë barna mjekësore. Që në epokën e Mesjetës letrari bullgar Joan Ekzark në veprën e tij “Shestodnev” njofton të dhëna për zhvillimin e fitoterapisë. Në Fjalinë e Tretë për Bimët është shënuar: “Gjithçka që është krijuar nuk është e rastit. Ajo shërben për ushqimin e bagëtisë, ose është krijuar për të na mjekuar vetë ne, për të na ndihmuar në kurimin e ndonjë sëmundjeje.” Në Fjalinë e Gjashtë autori përshkruan se si kafshët mjekohen me bimë të ndryshme mjekësore. Që prej shekujsh lëndët aktive, të cilat i karakterizojnë barnat mjekësore, përdoren jo vetëm për kurim, por edhe për zbukurim. Çfarë ndodh, kur dituritë për barnat mjekësore dhe njohuritë në fushën e kozmetikës gërshetohen?
Pikërisht me këtë merret që prej vitesh Maria Spasova. Ajo na shpjegon dëshirën e saj për të prodhuar kozmetikë në bazë të bimëve mjekësore:
“Kjo është trashëgimia jonë familjare. Na ka frymëzuar stërgjyshja ime, për të cilën vetëm kam dëgjuar. Ajo ka bërë melheme më të ndryshme si për zbukurime, ashtu për nevoja të tjera – ekzema, dhimbje, shenja etj. Në fakt ne kemi trashëguar nga gjyshja jonë si frymëzimin e saj, ashtu dhe një libër me receta, të cilin nëna ime e ka pasuruar gjatë të gjitha këtyre viteve.”
Ja se cilat janë dituritë e domosdoshme për shkrimin e një recete në bazë të produkteve natyrale:
“Dituri për natyrën, bimët mjekësore, vajrat eterike, ndikimin e tyre. Vazhdimisht jemi duke kërkuar formula të reja. Është me rëndësi ndikimi i tendencave botërore në industrinë kozmetike dhe në aktualizimin e produkteve tona. Këto janë vetëm disa prej diturive të domosdoshme për krijimin e një recete.”
Është e pasur paleta e produkteve kozmetike, të cilat i ofron firma e Maria Spasovës, përafërsisht 500. Si lindet një recetë dhe çfarë është rruga deri në realizimin e saj si një produkt kozmetik:
“Ne ofrojmë kozmetikë me kristale, ar, kërmij, havjar. Vazhdimisht jemi duke kërkuar formula më të mira, por zakonisht vetë klientët na orientojnë se ku ta përqendrojmë vëmendjen tonë. Krijimi i recetës është gjëja më e lehtë. Pas kësaj duhet t’i gjejmë lëndët e domosdoshme. Pas kësaj ka punë administrative lidhur me analizat, përgatitjen e raporteve dhe të dosjeve, vlerësimet e sigurisë, regjistrimin e produktit. Dhe sigurisht në fund është vizioni përfundimtar i produktit dhe prodhimi i tij, që të përhapet në treg.”
Klientët e firmës, e cila është në treg që nga viti 1991, janë persona privatë dhe kompani të mëdha ndërkombëtare, për të cilat ajo punon. Ja përse e pyetëm Maria Spasovën a ka receta për sukses dhe çfarë është sekreti?
“Para pak kohe thashë se nuk ka recetë të tillë, por në fakt ka. Kisha nevojë për më shumë kohë, që ta formulojë. Bëhet fjalë për një kombinim prej shumë dëshire, dhurimi, netësh pa gjumë dhe dashurie ndaj punës. Dhe jo në vend të fundit është ekipi dhe familja e mirë. Ky është sekreti i suksesit!”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Shkencëtarë zbuluan kocka të reja të dinozaurëve dhe kafshëve të tjera kurrizore pranë qytetit Trën, në Bullgarinë Perëndimore. Zbulimi u bë gjatë Ekspeditës së Tetë Paleontologjike të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pranë Akademisë..
Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona përmes një fushate të organizuar nga WWF-Bullgaria, njoftoi organizata për mbrojtjen e natyrës, e..
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut..
“Film i shkurtër në autobus të gjatë” është emri i një ngjarjeje tërheqëse që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në qytetin Kjustendill ...
Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës (IOAA), e cila u zhvillua në Indi, njoftoi Ministria..