Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dinamikë e re në politikën për lidhje me bashkatdhetarët përtej kufijve

БНР Новини
Kryetari i Asociacionit për Bullgarët në Ukrainë Anton Kisse, Zv.kryeministri Valeri Simeonov dhe Kryetari i Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Haralampiev pas takimit.
Foto: BTA

Java që po përfundon do të mbahet mend me disa dëshmi për interesin e rritur në Bullgari ndaj bashkatdhetarëve, të cilët për shkaqe të ndryshme jetojnë jashtë shtetit. Ky interes gjithnjë ka ekzistuar, por tani sikur fiton përmasa të reja. Ndoshta njeri prej faktorëve për këtë, është se partner i koalicionit në qeverisjen e sotme është Koalicioni “Patriotë të Bashkuar” i cili është mjaftë i ndjeshëm ndaj kësaj teme. Mirëpo, një interes ndaj ndryshimeve në politikën ndaj bashkatdhetarëve përtej kufijve shihet edhe në rrethet afariste, ndër të cilët ata bullgarët pranohen edhe si faktor me përparësi potenciale në zgjidhjen e problemit me pamjaftueshmërinë kronike, kohën e fundit, të krahut të punës.

Këto ditë në Këshillin e Ministrave u mbajt një takim i Qendrës Koordinative të Bullgarëve në Ukrainë, organizuar nga zëvendës kryeministri Valeri Simeonov, i cili përgjigjet për politikën ekonomike dhe demografike. Për seriozitetin e rendit të ditës flet fakti, se për pjesëmarrje u ftuan ministrat dhe zëvendës ministrat e punëve të jashtme, e punëve të brendshme, e drejtësisë, e punës dhe e politikës sociale, e zhvillimit regjional dhe urban, e shëndetësisë, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq të Bullgarisë, të Shoqatës Kombëtare të Bashkive dhe të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Mori pjesë edhe kryetari i Asociacionit për Bullgarët në Ukrainë Anton Kisse. U diskutua hapja e një telefoni urgjent dhe e-mail adresës, në të cilën të jepen sinjale dhe lajme për gjendjen e pakicës bullgare në zonat e konfliktit, si dhe mundësitë për shkëmbim të informacionit rreth situatës në Ukrainë dhe rreziqet që mund të linden për bashkësinë bullgare nga kjo. U diskutuan edhe mundësitë për lehtësimin e qëndrimit të përhershëm dhe për sigurimin e punës për bullgarët nga Ukraina në Bullgari. Bëhet fjalë për një detyrë me shkallë të lartë të përgjegjësisë, duke marrë parasysh, se masat e diskutuara kanë të bëjnë me një bashkësi bullgare me më se 300 000 veta, shumica prej të cilëve me martesa të përziera.

Mirëpo, objekt i kujdesit dhe vëmendjes nga ana e qeverisë nuk janë vetëm bashkatdhetarët tanë në Ukrainë. Zëvendës kryeministri Valeri Simeonov shpalli, se brenda disa ditëve në parlament do të paraqiten ndryshime ligjore të lidhura me dhënien e shtetësisë bullgare të bullgarëve etnikë nga vende të tjera. Ministria e Drejtësisë tashmë punon për kapërcimin e procedurave të ngadalta, gjë për cilën deri tashti ka më se 56 000 lutje të pashqyrtuara për shtetësinë bullgare.

Gjithashtu gjatë kësaj jave, qeveria miratoi projekte të marrëveshjeve për migracion të krahut të punës me Armeninë, Moldavinë dhe Ukrainën. Dokumentet mendohen si një bazë për zhvillimin e bisedimeve për rregullimin e punësimit të shtetasve të këtyre tri vendeve në Bullgari. Si rezultat i nënshkrimit pritet sigurimi i kuadrove për sektorin ekonomik, në të cilin ka një pamjaftueshmëri të krahut të punës. Për kënaqjen e nevojave të tregut nëpërmjet tërheqjes së bullgarëve nga jashtë tashmë mendon edhe vet biznesi, ndërkaq pa pritur masa favorizuese nga pushteti. Përderisa qeveria shënonte masa për tërheqjen e bashkatdhetarëve nga jashtë, kompania autsorsing TELUS Internacional Europe startoi fushatë për bullgarë, të cilët emigruan por dëshirojnë të kthehen në atdhe. Ajo titullohet “Mund atje. Dëshiroj këtu”. Parashikohet financimi i rikthimit të 150 bullgarëve. Përveç pakos fillestare financiare nga 5 000 leva, ose 2 500 euro, atyre që shfaqin interes u ofrohen bileta për avion, ndihmë në sigurimin e dokumentacionit të domosdoshëm dhe në kërkimin e banesës, si dhe vendosje në hotel për një muaj, në rast domosdoshmërie. Kandidatët do të fillojnë punë në kompani me mundësi të zgjedhin midis ofiseve në Sofje dhe në Plovdiv. Në sfondin e një situate, në të cilën përtej kufirit aktualisht punojnë më se 2.5 milion bullgarë dhe çdo vit nga vendi vazhdojnë të ikin nga 13 000 deri në 24 000 veta, nisma e kompanisë TELUS duket e thjeshtë. Mirëpo, vetëm në shikim të parë, sepse ajo është një dëshmi elokuente për përputhjen e qëllimeve të autoriteteve politike dhe të biznesit, i cili ka një potencial të lartë.

Kryetari i Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë Anton Kisse komentoi, se diskutimet e zhvilluara në Qendrën Koordinative për Bullgarët në Ukrainë u dhanë shtytje perspektivave për punë të bullgarëve nga Ukraina në Bullgari. Iniciativa e kompanisë TELUS International Europe është një impuls analogjik për bullgarët të cilët emigruan nga atdheu. Një detyrë e pushtetarëve është të bashkojnë të gjitha ato impulse në një politikë të sistematizuar dhe të qëndrueshme kombëtare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev

Presidenti Rumen Radev: Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të ndjekë rrugën drejt Evropës

Në Ditën e Evropës , le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e..

botuar më 24-05-09 11.31.PD
Alfa Research

Parlamenti i ri duhet të transmetojë një qeveri koalicioni me të paktën 3 parti

Gatishmërinë për të votuar më 9 qershor kanë deklaruar 40% e të anketuarve në një anketë përfaqësuese kombëtare nga agjencia “Alfa Research”. 35 për qind do të votojnë për Parlamentin Evropian, sepse shumë komunitete bullgare në vendet jashtë..

botuar më 24-05-08 10.06.PD

Ambasadori bullgar nuk do të jetë i pranishëm në betimin e Vladimir Putinit

Për arsye shëndetësore, ambasadori bullgar në Rusi Atanas Krëstin nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Vladimir Putin për mandatin e pestë presidencial, bëri të ditur një burim diplomatik për BNR. Më herët, shefi i politikës së jashtme..

botuar më 24-05-07 12.24.MD