Kanë kaluar pothuajse 1370 vjet nga vdekja e krijuesit të shtetit bullgar-hani Kubrat. Gjatë shekullit të 7 Kubrat i ka bashkuar protobullgarët në një bashkim ushtarak fisnor, të quajtur Bullgaria e Madhe e Lashtë. Ajo ka përfshirë stepat në veri nga deti Azov dhe deti i Zi. Kronistët Bizant e quajnë këtë bashkim politik Bullgaria e Madhe e Lashtë. Në këtë rajon gjatë asaj kohe ka shumë perandori të stepave , por i vetmi i cili ka përjetuar përmes shekujve është shteti bullgar. Një meritë për këtë ka hani Kubrat, i cili ka qenë një personalitet i fortë me një autoritet të madh mes fiseve të protobullgarëve. Ky është sundimtari i parë, i cili tregon një të menduari bullgar lidhur me shtetin, llogarisin historianët.
Dhe sot mendimi rreth hanit i cili ka drejtuar Bullgarinë e Madhe të Lashtë zgjon ndjenja patriotike dhe ngre frymën e bullgarëve nëpër botë. Përpara 105 vjetëve, një peshqesh i vërtetë nga fati është zbulimi i dhuratave të pasura për vdekje nga varri i hanit Kubrat. Vendi ka qenë i paprekur afro 13 shekuj në fshatin ukrainas Malla Pereshçepina. Aty , gjatë vitit 1912, 2 fëmijë janë ndeshur me një thesar duke luajtur rreth dunave të lumit. Ka dalë se, ky është një thesar i madh, në të cilin vetëm sendet e arta kanë peshuar mbi 20 kilogramë, kurse ato të argjendta –mbi 50 kilogramë. Një pjesë nga thesari ka qenë i ekspozuar në muzeun e rrethit të Poltavës dhe mbase akoma në fillim të shekullit të 20 ka qenë tretur me urdhër të Stalinit, kurse sendet e ruajtura kanë hyrë në Ermitazhin Shtetëror të Rusisë. Por për fat, aty ruhen gjërat më të rëndësishme, të cilat në një mënyrë të padiskutueshme dëshmojnë se, varri është i hanit, krijues i Bullgarisë së Madhe të Lashtë.
Në Ermitazh është eksponuar dhe skeptri i Kubratit, shpata e tij prej sundimtari dhe shenja të tjera të pushtetit të hanit.
Tani në Ukrainë jetojnë qindra bashkatdhetarë tanë, ku më të mëdhenj janë bashkësitë e bullgarëve të Besarabisë dhe Tavrisë. Përfaqësuesit e tyre janë një pjesë nga drejtimi i krahinës dhe bile janë zgjedhur për deputetë në Parlamentin Ukrainas. Iniciativa për shënimin dhe popullarizimin e vendit të shenjtë për të gjithë ne-varri i hanit Kubrat, e ndërmerr deputeti Nikollaj Gaber. Fillimisht aty është vendosur një pllakë monumentale, kurse gjatë vitit 2012 aty zhvillohet tubimi i përgjithshëm bullgar, në të cilin vijnë mbi 3500 bullgarë nga e gjithë bota. Për vjeshtën e vitit të tanishëm 2017 po përgatitet një tubim i ri dhe shumë i madh për nga përpjesëtimet të bullgarëve nga e gjithë bota, në të cilin pritet të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha bashkësitë bullgare nëpër botë. Një nga qëllimet e komitetit të formuar iniciativë në Ukrainë dhe në Bullgari është të grumbullohen mjete për ndërtimin e një kompleksi memorial në kujtim të hanit Kubrat dhe të trashëgimtarëve të tij. “Unë e quaj këtë vend në Ukrainë “Jerusalemi bullgar”, sepse ai është i rëndësishëm për të gjithë kombin bullgar. Shpresojmë që në një kohë sa më të shpejt, kur do të ndërtohet kompleksi memorial, të mundet çdo një bullgarë të mund të arrijë deri aty dhe të mund të mbaj mend që ku nis shteti bullgar dhe se ku janë rrënjët tona” - thotë deputeti nga parlamenti bullgar Krasimir Bogdanov, i cili është dhe kryetar i komitetit organizativ për një tubim të Përgjithshëm bullgar sivjet.
Krasimir Bogdanov shprehu kënaqësi, se pjesa më e madhe e kolegëve të tij në parlament kanë përkrahur iniciativën me dhurime të mjeteve personale për ndërtimin e monumentit.
“Komiteti iniciativë i bullgarëve gëzon përkrahjen e plotë të autoriteteve në Ukrainë dhe më posaçërisht në krahinën Polltavska – thotë inxhinieri Deljan Damjanovski, Drejtor ekzekutiv i asociacionit Kombëtar të këshillave bashkiake në Bullgari. Kemi një përkrahje të plotë nga ana e autoriteteve ukrainase. Një krenari e vërtetë qe, kur hymë në bashkinë në Mallaja Pereshçepina dhe aty, bashkë me flamurin Ukrainas qe i vendosur dhe flamuri i Bullgarisë. Në shumë vende aty mund të shikoni simbolin bullgar dhe të ndiheni si në Bullgari. Nuk ka asnjëfarë pengese nga autoritetet ukrainase, as për realizimin e tubimit, as për ndërtimin e kompleksit memorial, i cili i kushtohet hanit Kubrat dhe Bullgarisë së Lashtë të Madhe”.
“Tanimë padyshim është njohur se, pikërisht në këtë vend është varri i hanit Kubrat. Tanimë do të duhet që akoma shumë bullgarë të kuptojnë për këtë vend të shenjtë dhe të mund ta vizitojnë – thotë Rumen Spasov, një bullgar i cili jeton prej 20 vjetëve në Ukrainë dhe president i fondit Ndërkombëtar bamirës “Han Kubrat”. Ne jemi këta , nga të cilët varet të mund të ndryshojë qëndrimi tonë ndaj këtij shenjtërimi bullgar, jo nga nëpunësit nëpër kabinete, por prej nesh –qytetarët, kjo është puna tonë. Përpara 5 vjetëve u zhvillua tubimi i parë i përgjithshëm bullgar aty. Por, ja pas akoma 5 kishte nevojë përsëri ndokush të ngrejë çështjen për tubim dhe monument. Atëherë fillova të mendohem, se tani është radha ime të mund ti organizoj bullgarët. Rastisi kështu, që të mund të kthehem për një kohë më të gjatë në Bullgari dhe fillova pak nga pak ti sqaroj njerëzit. Iniciativa na bashkoi shumë shpejt dhe tanimë jemi mbi 30 veta, përfaqësues të punonjësve aktiv në dobi të kauzës, organizata qytetare të shumta në numër.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Gergana Mançeva dhe arkiv
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..