Jo larg fshatit Botevo, nja 30 kilometra në jug të qytetit Dobriç dhe nja 35 kilometra në veri të qytetit bregdetar Varnë, në viset, ku dalin nga dheu ujërat kuruese të Burimit Marinono, ngrihen muret e bardha të Manastirit “Shën Marina”. Sipas të dhënave të ruajtura, në të kaluarën ky rajon ishte pronë e një beu turk. Ai vendosi që në këtë copëz toke të bukur nga Parajsa të ndërtojë sarajin e vet. Duke pastruar vendin për ngritjen e godinës u zbulua një kryq guror me mbishkrim “Shën Marina”. Beu i shiti tërë visin gjyshit Leço nga fshati Botevo, i cili i dhuroi manastirit të ardhshëm. Në vitin 1882 kujdestaria kishtare vendosi të ndërtojë një kishë të vogël dhe dy banja me ujë mjekues – njëra për burra dhe tjetra për gra. U ndërtuan edhe dy çezma, njëra prej të cilave me formën gjashtëkëndëshe dhe 12 lëfyte. Gjithçka u ndërtua me mjete të dhuruara nga banorët e krahinës. Për festën e Shën Marinës – 17 korrik në këtë vis organizohej një nga tubimet më të mëdha në krahinën Dobruxhë. Festa vazhdonte tri ditë e net, dhe fillonte me një bekim kishtar të ujit. Pas kësaj vazhdonte me këngë, valle dhe ngacmime. Deri në vitin 1944 aty organizohej edhe një nga tregjet më të mëdha në Dobruxhë. Vinin mysafirë nga qytetet Dobriç, Varnë, Shumen dhe nga gjithë Bullgaria Verilindore. Posaçërisht për tregtarët kishte një banak me gjatësi 150 metra, ku ata kishin mundësi të rregullonin mallrat. Pas 9 shtatorit të vitit 1944 tubimi pushoi së organizuari dhe u ndalua frekuentimi i Burimit Marinino. Rajoni u shpall zonë ujore dhe uji i pastër u orientua te fshatrat fqinje. Njerëzit e fshatit më të afër Botevo nuk harruan festën. Sipas traditës së vjetër të krishtere ata vazhduan të mblidhen aty që të drejtojnë lutje për pjellori, bereqet, shëndet, mbrojtje qiellore të shenjtores. Pas ndryshimeve demokratike në vend, tradita dalë-ngadalë u rivendos.
“Në vitin 2016 tubimi pranë Pusit Marinino u rimëkëmbë. Atëherë erdhën afro 2 mijë veta. Kjo është shenje, se traditat ringjallen dhe se bullgarët kanë dëshirë të ruajnë trashëgiminë autentike – tregon Mirosllava Petrova, kryetare e Vatrës së Kulturës “Bëdeshte” në fshatin Botevo. – Megjithëqë fshati shtrihet në kufirin midis dy krahinave Varnenska dhe Dobriçka, vendbanimi ynë dallohet në tërë krahinën e Dobruxhës, sepse në të ka ujë. Përreth kishte kopshte të shumta perimesh dhe shumë tregtarë shiteshin këtu perime dhe fruta ditët e festës. Besimtarët kaluan natën aty para festës të cilën ne e quajmë Marin Den. Për ne kjo festë është lidhur me korrjet dhe pjellorinë. Herët në mëngjes ditën festive bekohet uji dhe pas kësaj mysafirët hyjnë në pishinat ku lahen për shëndet.”
Në fshatin Botevo të gjithë e dinë dhe e tregojnë historinë e Pusit Marinino, i cili ndodhet në afërsi të fshatit.
“Nuk ka të dhëna të sakta për këtë se si filloi të kremtohet kjo festë dhe pse pikërisht Ditën e Shën Marinës. Ekzistojnë legjenda të shumta të cilat kishin popullaritet gjatë viteve – tregon Mirosllava Petrova. – Njëra prej tyre ka të bëjë me udhëtimin e dy të moshuarve nga fshati deri te qyteti i afërte. Ata i premtuan mbesës 12 vjeçare Marina që edhe ajo të vijë me ta. Megjithatë, herët në mëngjes ata vendosën të mos zgjuan dhe nisën pa të. Pasi Marina ngriti nga gjymi shikoi se ishte vet dhe vendosi se do të shkonte vet ta kërkonte. Mirëpo, rruga kalonte përmes një pylli dhe ajo u humb. E lodhur arriti te një burimi me ujë të ftohtë dhe të pastër, nga i cili vendosi të pinte. Për fat të keq aty ajo gjeti vdekjen. Gjyshi dhe gjyshja kërkuan fëmijën dhe e zbuluan pranë burimit. Aty ata vënë një kryq me emrin e saj. Që atëherë burimi quhet Pusi Marinino. Njerëzit filluan të mblidhen aty festën e Shën Marinës dhe kështu e shpallën mbrojtëse të vet qiellore.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: svetimesta.com
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...