Vetëm pas disa muajve Komiteti Nobel për Paqe do të dorëzojë çmimet e tij të radhës. Mirëpo, sivjet për herë të parë në ceremoninë e rastit do të përmendet edhe emri i Bullgarisë. Për shkak të aktit heroik kryer nga kisha jonë ortodokse dhe kontributit të saj të madh për ruajtjen e jetës së hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u nominua për këtë çmim prestigjioz nga hebrenj të shpëtuar dhe pasardhësit e tyre në Izrael.
Afro 50 mijë hebrenj në trojet bullgare u shpëtuan nga kampet e vdekjes në sajë të tërë shoqërisë bullgare dhe më në veçanti të pozitës së patundshme të kishës.
"Fakti, se institucioni më i madh fetar tek ne njëzëri u shpall kundër deportimit të hebrenjve është një shembull për një pozitë dhe sjellje prej qytetari, i cili i dha shtytje edhe shoqërisë – tregon gazetari Goran Bllagoev. – Kisha u ofroi hebrenjve që në mënyrë fiktive të pranojnë fenë e krishtere, që të regjistrohen si njerëz me fe ortodokse dhe kështu të shpëtohen. Doemos duhet të theksojmë edhe aktin e madhërishëm heroik të Mitropolitit të qytetit Pllovdiv Kirill, i cili kapërceu gardhin e shkollës, në të cilën ishin të mbledhur hebrenjtë, duke mos përfillur urdhrin e policisë të mos kontaktohen me ta. Ose letrat dhe fjalimet е mitropolitit të Sofjes Stefan kundër mbretit Boris dhe qeverisë. Sinodi i Shenjtë në shkallë të madhe kishte një qëndrim antigjerman. Por kryesorja ishte bindja e krishtere, se kur njeriu është në nevojë, atëherë atij duhet t’i ndihmohet me çdo çmim. Do të jetë mirë, në se bullgari i sotëm në veprat e tij do të udhëhiqet prej këtij shembulli, sepse ndonjë shenje më të madhe për pozitë prej qytetari në kohën më të re nuk ka. Vetëm duhet të përfytyrojmë se çfarë guxim duhet të shfaqej, sepse Bullgaria ishte aleate e Gjermanisë hitleriane, e cila dispononte Gestapon e plotfuqishme, ndërsa në territorin e saj ishin të dislokuara trupa të huaja. Dhe pikërisht në këtë situatë shoqëria i tha “jo” depërtimit, ndërsa Kisha Ortodokse Bullgare iu bashkua si një nga faktorët kryesor."
Për fat të keq disa vite më vonë kisha nuk arriti të përtërijë aktin heroik, kur pas grusht shtetit në Bullgari filluan persekutimet e kundërshtarëve të regjimit komunist. Kjo për shkak se ajo u pushtua nga sistemi represiv dhe shumë shpejtë u kthye në një shtojcë dekorative të pushtetit ateist.
"Në kohën e ndërrimit të emrave të bashkatdhetarëve tanë me prejardhje turke kisha prapë nuk doli në mbrojtjen e tyre. Kjo vinte të sugjeronte se Sinodi i atëhershëm i Shenjtë nuk kishte asgjë e përbashkët me klerin i cili shpëtoi hebrenjtë bullgarë", komenton gazetari Goran Bllagoev. Ai shpreh shqetësim se çmimi eventual i cili shoqërohet edhe me të holla, mund të humbet diku në arkat e Sinodit. Sipas tij një nga anët e tjera të pahijshme të kishës sot lidhet me qëndrimin e saj pasiv ndaj problemeve sociale të shoqërisë dhe me armiqësinë e shfaqur ndaj refugjatëve.
"Kisha nuk u zgjat dorë refugjatëve – thekson Goran Bllagoevi. Sipas tij është më mirë që të tërheqim ata njerëz të bëhen të krishterë dhe se duhet t’u zgjatim atyre dorë për ndihmë. Sipas tij është çështja e urtësisë dhe largpamësisë të shikosh dekada përpara."
Sipas Goran Bllagoevit, edhe t’i mos jepet Kishës Ortodokse Bullgare Çmimin Nobel për Paqe, shembulli i klerit të saj të dikurshëm mbetet aktual dhe i përjetshëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..