Prerja e pyjeve është një problem serioz, i cili shqetëson si shoqërinë, ashtu dhe ekologët, pylltarët dhe institucionet shtetërore. Sipas të dhënave të organizatave ekologjike, afro një për qind e pyjeve asgjësohen, kurse të ardhurat e përpunimit të drurit janë rreth 100 mln leva në vit. Prerja e paligjshme nganjëherë është rezultat i indiferencës së institucioneve shtetërore. Shpeshherë përfaqësuesit e tyre mbyllin sy para krimit për shkaqe politike, ose për shkak të interesave personale. Që të ndërpriten këto krime kundër natyrës ka nevojë për publicitet dhe aktivitet nga ana e qytetarëve, janë të bindur ekologët. Instrumenti për këtë është platforma elektronike GIS, e krijuar nga anëtarët e WWF-Bullgaria. Më shumë hollësi për këtë na solli Aleksandër Dunçev – ekspert pranë organizatës:
“Nuk mund ta zgjidhim problemin e prerjes së paligjshme vetëm nëpërmjet dërgimit të sinjaleve tek organet kontrolluese. Prandaj që para 2 – 3 vitesh krijuam platformën GIS, e cila jep mundësi që çdo një qytetar të orientohet dhe të sinjalizojë për prerjen e paligjshme në pyll, ose në qoftë se ka diçka të dyshimtë.”
Platforma përdoret nga 200-300 veta në ditë dhe na jep informacion të ndryshëm për pyllin, përfshi këtu nëse ka lejë për prerjen e tij apo jo. Përveç në Bullgari harta të tilla interaktive përpunohen në Rumani dhe Ukrainë, ku problemi i prerjes së pyjeve është i madh. Çdo muaj ekologët te ne marrin nja 4-5 sinjale për prerjen e paligjshme, por arrijnë t’i reagojnë vetëm një sinjali të tillë, sepse janë shumë pak. Ata shpresojnë që mediat t’i pasqyrojnë më shumë problemet e pyjeve. Kështu njerëzit do të kuptojnë se disa prej problemeve zgjidjen, edhe pse vështirë.
“Gjatë këtyre viteve ne kemi kërkuar edhe vendime të përbashkëta me Agjencinë e Pyjeve për përmirësimin e legjislacionit pyjor, kështu qe të pakësohen sa më shumë abuzimet. Vendime të tilla ishin instalimi i GPS në kamionë dhe sigurimi i monitorimit me anë të kamerës në uzina, përdorimi i pllakave të posaçme me barkod në kamionë, përdorimi i biletave elektronike dhe i tabelave informative në zonat e prerjes së druve” – shtoi gjithashtu Dunçev.
Nga ana e vet drejtori i drejtorisë “Ruajtja e pyjeve” pranë Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve Dimitër Batallov ngul këmbë për ndryshime në Kodin Ekzekutiv dhe në Ligjin për Shkeljet Administrative dhe Ndëshkimet, të cilat i përkasin kontrollit të shkelësve, që i presin pyjet. Sipas fjalëve të tij aktet vitin e kaluar kanë qenë 16 800, por janë paguar vetëm 15 për qind e gjobave. Sipas ligjit për shkeljet administrative dhe ndëshkimet, në qoftë se shkelësi është i papunë, ose në gjendje të rëndë sociale, mund të përpilohet akt kundër tij, por nuk mund ta marrin gjobën, sepse pronësia e shkelësit është e pamjaftueshme. Prandaj ata propozojnë një ndëshkim tjetër, sipas të cilit shkelësi duhet të punojë për një periudhë të caktuar në dobi të shoqërisë. Sipas statistikës së Agjencisë Ekzekutive të Pyjeve, shkelësit e rregullt te ne janë mbi 1000 veta.
Ekspertët e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek një problem tjetër serioz – zjarret pyjore dhe mundësitë e shmangies së tyre. Shkaku kryesor zakonisht është gabimi i njeriut. Pyjet e dëmtuara nga zjarret shpeshherë nuk arrijnë të rimëkëmben dhe prandaj ka nevojë që sipërfaqet e tyre të mbillen përsëri. Në qoftë se pyjet nuk janë djegur krejtësisht, atëherë shpresohet tek rimëkëmbja e tyre e natyrshme. Sipas ekologëve, ky është varianti më i mirë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë 49 437 dynymë pyje janë prekur nga zjarret vitin e kaluar. Çmimi mesatar për rimëkëmbjen e një dynymi të pyllit është nga 800 deri në 1000 leva.
Asgjësimi i pyjeve e forcon efektin serrë, misionet e dëmshme nuk përpunohen nëpërmjet fotosintezës dhe niveli i oksigjenit në atmosferë pakësohet në mënyrë drastike, ndërsa pa oksigjen jeta jonë është e pamundshme. Është rëndësishëm ta kuptojmë këtë para se të bëhet tepër vonë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio Bullgarisë" – programi për jashtë vendit i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) dhe po zbatohet në bashkëpunim me..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..