Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ruajta e bletëve supozon korrigjim të veprimtarive të njeriut

БНР Новини
Foto: BGNES

Një prej çudirave të mëdha të natyrës është bleta. Shtëpia e saj – kosherja, është shembull i një jete të rregulluar mirë, ku çdo një bletë i di të drejtat dhe detyrimet e veta. Hierarkia është e rreptë dhe respektohet nga të gjithë. Forma e qelizave të vogla në piten e mjaltit është gjashtëkëndëshe dhe është bërë në mënyrë të tillë, kështu qe të mblidhet sa më shumë mjaltë dhe të përdoret sa më pak dyllë në ndërtimin e tyre. Profesori gjerman Karl fon Frish (mbajtësi i Çmimit të Nobelit për fiziologji dhe mjekësi), duke studiuar komunikimin e bletëve, ka arritur në konkluzionin se bletët-hetuese u japin informacion bletëve-mbledhëse me një valle karakteristike se ku ndodhet kullota e bletëve. Sa më e ngadaltë është vallja, kaq më larg është kullota.

Снимка

Inxhinieri Ljudmill Savov merret me bletari që nga viti 1984. Në fillim ai e ka studiuar teorikisht jetën dhe sjelljen e bletëve, kurse aktualisht kujdeset për mbi 200 familje bletësh. Është anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Bashkuar të Bletarëve Bullgarë. Biseduam me të për rëndësinë e bletëve për njeriun dhe natyrën:

Снимка

Këta “farmacistë fluturues”, siç i quan studiuesi rus Jorish, na japin ushqim dhe shëndet, nëpërmjet produkteve që prodhojnë. Në profilaksinë mjekësore produktet e bletëve përdoren gjithnjë e më shumë. Në Japoni, Kinë, Spanjë bletët përdoren për apiakopunkturën - një kurim modern dhe efektiv. Në Bullgari kjo metodë kuruese fillon të zhvillohet që tani. Në qoftë se dobia e bletëve për njerëzit dhe natyrën është 100 për qind, duhet shënuar se dobia e produkteve të tyre është vetëm 1.5 për qind, përqindja tjetër është rezultat i veprimtarisë së tyre të madhe të pjalmimit. Ajo ndikon drejtpërsëdrejti mbi një të tretën e ushqimit që konsumojmë. Pjalmimi është me rëndësi si për bujqësinë, ashtu dhe për sistemet ekologjike për riprodhimin e natyrës. Prandaj bletët luajnë një rol të madh në ekuilibrin ekologjik të planetit.“

Снимка

Për fat të keq popullimi i bletëve në plan global është kërcënuar. Cilat janë shkaqet kryesore, kësaj pyetjeje iu përgjigj inxhinieri Savov:

Nga njëra anë kjo është ndotja globale e mjedisit, nga ana tjetër – pakësimi i rreptë i ushqimit kryesor të bletëve në plan botëror, si dhe ndryshimet klimatike. Po rriten sipërfaqet e kulturave bujqësore, të cilat përpunohen me pesticide dhe lëndë kimike. Ato i asgjësojnë barojat, të cilat gjithashtu janë ushqim i bletëve. Kështu bilanci ushqimor pakësohet rreptas – deri përpara 20-30 vitesh kishim katër stinë. Aktualisht dimrat bëhen gjithnjë e më të buta, me më pak reshje bore. Verat janë shumë të nxehta dhe të thata. Bletët duhet të mbijetojnë në këtë mjedis. Kohët e fundit në bujqësi janë në modë të ashtuquajturat “neonikotinoide”. Këto janë 14 lloje preparate, të cilat merren në bazë të acidit të nikotinës. Me këto preparate përpunohen farërat e kulturave bujqësore, që të dëbohen dëmtuesit. Mirëpo, përveç dëmtuesve, në këtë mënyrë dëbohen edhe bletët. Përqendrimi i lëndëve të dëmshme në produktet e bletëve është shumë i vogël. Nuk vëzhgohet helmim menjëherë, por pas disa muajsh, sidomos gjatë dimrit, kur konsumohet ky ushqim, familja e bletëve dobësohet dhe mund të vdesë."

Снимка

"Ka një film të Anglisë dhe Gjermanisë, ku tregohet për shkaqet për vdekjen e bletëve. Me një teknikë moderne radari ndiqet lëvizja e tyre. 500 metra larg familjes së bletëve vendoset ushqim dhe ndiqet fluturimi i tyre. Është konstatuar se po të mos ketë neonikotinoide bletët lëvizin pothuaj në një vijë të drejtë që nga burimi i ushqimit e gjer te kosherja. Po të vendoset një sasi shumë e vogël, sa është edhe në kushtet reale, atëherë ato arrijnë vështirë në koshere. Nganjëherë humben dhe kjo çon në pakësimin e popullimit të tyre, në zhdukjen dhe vdekjen e familjeve të bletëve.”

Снимка

Inxhinieri Savov na shpjegoi se si mund të përballohen problemet lidhur me këtë dukuri: “Studimet e fundit ripohojnë faktin se neonikotinoidet mund të zëvendësohen me feromone, të cilat nuk janë të rrezikshme për bletët. Përdorimi i këtyre preparateve, të cilat i dëbojnë dëmtuesit, është e ardhmja e bujqësisë moderne. Një masë tjetër efikase në dobi të mbijetesës së bletëve është mbjellja e bimëve të reja, kryesisht pemë mjaltëdhënëse. Krahas kësaj ka nevojë për forcimin e mjekësisë preventive veterinare sa i përket shëndetit të tyre. Përveç kësaj nuk duhet përdorur kimia e rëndë në luftimin e sëmundjeve të shkaktuara nga parazitët e ndryshëm. Është me rëndësi të përdoret e ashtuquajtura “metodë biologjike për mbrojtjen e shëndetit të tyre.”

Снимка

Në fund bashkëbiseduesi ynë bëri përfundimin: “Njeriu, shkaktuesi kryesor i keqësimit të shëndetit të bletëve, mund t’i korrigjojë veprimet e veta dhe ta ruaj këtë lloj të vlershëm biologjik.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD