Nikola Gruveski: VMRO-DPMNE nuk do ta përkrahë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë
Lideri i partisë maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE Nukola Gruevski u takua me Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov. Gruevski nënvizoi se VMRO-DPMNE është për thellimin e miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, por nuk do ta përkrahë Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, sepse ka vërejtje dhe oferta konstruktive dhe të konsiderueshme për përmirësimin e saj. Marrëveshja e përgatitur e Fqinjësisë së mirë dhe Bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë u nënshkrua më 1 gusht nga kryeministrat e dy vendeve Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Pritet ratifikimi i saj në parlamentet e Bullgarisë dhe të Maqedonisë.
Michael Pence: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është lidhur me Perëndimin
E ardhmja e vendeve nga Ballkani Perëndimor është lidhur me Perëndimin, deklaroi Nënpresidenti Michael Pence në një konferencë të përbashkët për shtypin me Kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç, në kuadrin e samitit të vendeve-anëtare dhe monitoruese të Hartës Adriatike në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë. Ai nënvizoi se për të është një nder i madh të jetë Nënpresidenti i parë amerikan, i cili e ka vizituar vendin. Anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancë sipas Michael Pence është një sukses historik i arritur vetëm 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Markoviç nga ana e vet shprehu shpresë se kontaktet e ardhshme me përfaqësues të SHBA-së do ta pasurojnë suplementarisht bashkëpunimin mes dy vendeve, para se gjithash në plan ekonomik.
Disa turq kërkuan strehim politik në Greqi
Në ishullin Rodos mbërritën me një jaht dhjetë burra, tri gra dhe katër fëmijë – shtetas turq, të cilët u dorëzuan tek policia, duke kërkuar strehim politik. Ata e kanë përkrahur kërkesën e tyre me motivin se janë ndjekur për shkaqe politike në Turqi dhe po të mbeten atje do të rrezikohet jeta e tyre. Procedura e dhënies së strehimit dhe mbrojtjes po vazhdon disa muaj. Çdo një rast i shtetasve turq, që janë larguar nga Turqia duke kërkuar strehim çon te tensioni i radhës mes Athinës dhe Ankarasë, komentoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Greqi Katja Peeva.
Refugjatët sirianë protestuan para Ambasadës gjermane në Athinë
Refugjatët sirianë të bllokuar në Greqi protestuan para Ambasadës së Gjermanisë në Athinë për shkak të vonimit të takimit të të afërmve të tyre në Gjermani. Mediat greke njoftuan se Greqia dhe Gjermania kanë rënë dakord jo zyrtarisht për ta vonuar procesin e takimit të familjeve të refugjatëve, të cilat janë bllokuar në Greqi që prej muajsh, pasi u larguan nga Siria për shkak të luftës. Rreth 60 mijë refugjatë, kryesisht sirianë, afganë dhe irakianë, po ndodhen në Greqi që prej një viti, pasi vendet ballkanike bllokuan rrugën e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..