Deri në vitin 2019 në Sofje duhet të ketë përafërsisht 150 – 200 kilometra korsi biçikletash – këtë e planifikon Bashkia e Kryeqytetit. Vallë, a mund të realizohet ky projekt në kushtet e mjedisit ekzistues urban? Cilat janë hallkat e dobëta në infrastrukturën e tanishme për biçikleta? Si të stimulohen qytetarët të përdorin biçikleta? Mbi ato çështje kërkojmë qëndrimin e arkitektes Petja Petrova nga Shoqata “Veloevoljucija” – evolucioni i ecjes me biçikleta.
“Në radhë të parë, infrastrukturës së tanishme i mungon mirëmbajtja. Ajo pothuajse nuk ekziston në udhëkryqet, megjithëqë ato janë një nga vendet më të rrezikshme për çiklistët. Pikërisht aty ata kanë nevojë për mbrojtje dhe për qartësi nga ku mund të kalojnë – është kategorike arkitektja Petrova. – Një mangësi tjetër është se korsitë e biçikletave janë shumë të ngushta. Është mirë, se nga tetori i vitit të kaluar Ministria e Zhvillimi Rajonal dhe Punëve Publike në aktet normative parashikon korsi më të gjëra për biçikletat.”

Sipas ndryshimeve do të ketë zona për lëvizje të ndarë midis këmbësorëve, çiklistëve dhe automobilave. Në ato zona nuk do të lejohet një shpejtësi më të madhe se sa 30 kilometra në orë. Kudo ku ka mundësi, trasetë e biçikletave do të formohen si korsi me vete për biçikleta, të ndara nga lëvizja e automobilave. Korsi të veçuara për biçikleta projektohen edhe në vendet, ku trasetë e biçikletave nuk përputhen me rrugët, pra siç janë parqet dhe lulishtet.

Rekomandohet formimi i zonave të këmbësorëve me ndalim të pjesshëm të ngasjes së biçikletave, ashtu siç është në shumë qytete evropianoperëndimore.
“Në zonat e banimit, vendosja e një trafiku më të qetë me kufizim të shpejtësisë deri në 30 kilometra në orë do të garantojë sigurinë e këmbësorëve”, mendojnë nga organizata joqeveritare.

Sipas të dhënave nga viti 2010, çiklistët përbëjnë afro 1 për qind prej të gjithë pjesëmarrësve të lëvizjes rrugore. Qëllimi i Bashkisë së Kryeqytetit, është që deri në vitin 2019 kjo përqindja të trefishohet. Vallë, a janë realiste shpresa të tilla, shpjegon arkitektja Petrova:
“Ky është një hap i madh, i cili kërkon një politikë të qëndrueshme. Përveç infrastrukturës me cilësi duhet të mendohen edhe masa të tjera, me të cilat të stimulohen fëmijët dhe të moshuarit të shkojnë në shkollë dhe në punë me biçikletë, të inkurajohen udhëtimet me distanca të shkurta me biçikletë. Masa të tjera të veçanta gjithashtu mund të ndihmojnë rritjen e përqindjes së çiklistëve."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: velobg.org dhe BGNES
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..