Ankaraja: Referendumi i kurdëve për pavarësi do të destabilizojë rajonin
Referendumi për pavarësinë e Kurdistanit Irakian, i cili është planifikuar për muajin e ardhshëm është në kundërshtim me Kushtetutën e Irakut dhe do të destabilizojë akoma më shumë tërë regjionin. Këtë e tha zëdhënësi i qeverisë turke Bekir Bozdag. Qeveria rajonale e Kurdistanit refuzon të heqë dorë nga referendumi dhe do ta organizojë atë më 25 shtator, pavarësisht nga shqetësimet e shprehura nga shtetet fqinje. SHBA-ja gjithashtu kërkon shtyrjen e referendumit.
Shkupi bashkërendon përpjekjet për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor
Bashkëpunimi regjional me shtetet nga Ballkani Perëndimor qe tema kryesore e takimit të zëvendësministrit maqedonas të integrimit evropian Bujar Osmani me ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Iniciativa e Osmanit për zhvillimin e takimeve të tilla të rregullta me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilat do të koordinohen veprimet në rrugën e integrimit evropian, u përshëndet nga ambasadorët. Ata diskutuan metodat për rritjen e kapacitetit të shteteve për përvetësimin e mjeteve financiare të ofruara nga programet paraaderuese, kështu edhe shqyrtuan pasojat e mundshme nga pakësimi i buxhetit të Bashkimit Evropian pas Brexit-it.
Pas zjarreve në Greqi situata po normalizohet
Greqia nuk ka më nevojë për ndihmë nga BE-ja për shuarjen e zjarreve në pyjet e vendit. Kryeministri Aleksis Cipras tha se zjarrfikësit tashmë kanë lokalizuar zjarret, të cilët ishin aktivë në vazhdim të disa ditëve afër kryeqytetit Athinë. “Më e keqja tashmë është mbrapa nesh”, tha Ciparasi pasi fluturoi me helikopter mbi rajonet e prekura. Ai shpjegoi se 1500 hektarë pyjesh dhe shkurresh janë asgjësuar, por “për fat të mirë, s’ka viktima... dhe dëmet u kufizuan”. Akoma ka fronte aktive të zjarreve në ishullin Zakintos dhe në pjesët perëndimore të gadishullit Pellopones, por edhe atje situata është duke u përmirësuar.
Më se 10 mijë veta janë të zhdukurit pa gjurmë në Ballkan
Më se 10 mijë veta janë shpallur për të zhdukur pa gjurmë në Ballkan në kohën e luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë , tha kryetari i Komisionit serb për Personat e Zhdukur Vellko Odalloviç. “Sipas tij koha nuk ndihmon për zgjidhjen e çështjes, sepse sa më shumë kohë kalon, aq më e vështirë bëhet zgjidhja e saj. 10 mijat e zhdukur kanë dhjetëra qindra të afërm dhe familjarë, të cilët presin informacion për fatin e tyre” – mendon Odalloviç.
Sa shumë turistë nga Arabia Saudite shfaqin interes për Bosnjë e Hercegovinën
Organet përgjegjëse në Bosnjë e Hercegovinë kanë lëshuar 10 023 viza për shtetas nga Arabia Saudite gjatë vitit 2016 – kjo është një rritje 128.52% krahas vitit të mëparshëm 2016. Përveç shtetasve të Arabisë Saudite interes tregojnë edhe ata nga Libani – më shumë janë ata që dëshirojnë të zhvillojnë turizëm religjioz në Mezhdugorie, shkruan Sarajevo Times.
Në Beograd filloi festivali i 15-të i birrës
Në kryeqytetin e Serbisë po zhvillohet edicioni i 15-të i festivalit të birrës. Sipas prognozave paraprake në vazhdim të 15 ditëve ai do të vizitohet nga gjysmë milion veta – serbë dhe të huaj. Pritet se të ardhurat do të jenë rreth 5 miliona euro. Aksesi është falas, falas është gjithashtu transporti i siguruar deri në vendin e festivalit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..