Serbia tërhoqi personelin e Ambasadës në Maqedoni
Ambasada e Serbisë në Shkup lajmëroi zyrtarisht, se tërë personeli tërhiqet për konsultime në Beograd. Ministra e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi, se nuk ka informacion për shkaqet e këtij vendimi. Në përputhje me Konventën e Vjenës, dikasteri ndërmori të gjitha masat e domosdoshme për të mbrojtur sigurinë e Ambasadës së Serbisë në Shkup.
Presidenti turk drejtoi apel ndaj turqve në Gjermani
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan u bëri apel turqve me banim në Gjermani të cilët e kanë të drejta zgjedhore, të godasin partitë në koalicionin qeverisës në kohën e zgjedhjeve parlamentare në shtator. Javën e kaluar Erdogani u bëri apel bashkatdhetarëve të tij të mos votojnë as për Bllokun e Konservatorëve të Bashkimit të Krishterë Demokratik dhe të Bashkimit të Krishterë Socialistë të zonjës Angella Merkell, as për Partinë Socialdemokrate. Ministri i jashtëm i Gjermanisë Zigmar Gabriell caktoi apelet si ”një akt paprecedent i ndërhyrjes” në punët e brendshme të Gjermanisë. Në përgjigje presidenti turk theksoi, se diplomati “duhet të di kufijtë e tij” dhe dyshoi në përvojën e tij profesionale. Të drejtën e votimit në Gjermani kanë përafërsisht 1.2 milion veta me prejardhje turke.
Një mitropolit rumun dha dorëheqje për skandalin seks
Mitropoliti i Kisha Ortodokse rumune Korneliu Barladeanu nga qyteti Hisu dha dorëheqje për shkak të videos, në të cilën shihet se si bën seks me një nxënës 17-vjeçar nga Seminari. Incizimi, i cili përhapet që nga mesi i korrikut, provokoi një skandal në Rumani, ku 85 për qind prej popullsisë janë të krishterë ortodoks. Mitropoliti u hoq nga posti zyrtar në kishë dhe do të mbetet murg. Në fund të korrikut një prift u pushua nga puna për shkak të dyshimeve për akte seksuale me një të rinj 17-vjeçar. Homoseksualizmi në Rumani ishte ndaluar deri në vitin 2000, por pas kësaj u dekriminalizua pas kritikave të ashpra nga ana e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
Një palombar polak supozon, se zbuloi në Maqedoni shpellën më të thellë nënujore
Palombari me famë botërore Kshishtof Starnavski theu rekordin botëror në shpellën nënujore Matka Vrello në Maqedoni në thellësi 240 metra. Të shoqëruar me një ekip të tij dhe me përkrahjen e një klubi vendor, polaku arriti fundin e shpellës pas një zhytje 5-orëshe. Sipas palombarit, Matka Vrello është një shpellë e jashtëzakonshme me ujë kristal të pastër dhe me galeri të mëdha me gjatësi mbi 800 metra. Ka të ngjarë të zbulohet, se kjo është shpella më e thellë studiuar nga njeriu. Ai është me shpresë, që pas një ekspedite të re do të jetë në gjendje të lajmërojë këtë fakt. Deri tashti kjo shpellë u studiua shumë herë nga palombarë vendorë dhe të huaj, por asnjeri nuk ka zbuluar në çfarë thellësi është fundi i saj.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..