Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një byzylyk – përkthyes nga dhe në gjuhën e shenjave i ndihmon të shurdhrit të komunikojnë me të tjerët

БНР Новини

Ndoshta secili prej nesh në rrugë, në lokal, në kafene ka takuar njerëz, të cilët “flasin” me njëri tjetrin me gjeste dhe mimika. Zakonisht ne nuk i kuptojmë dhe kjo është një barrierë për komunikim në shoqëri. Këtu mund të na ndihmojë ekipi i studentëve – programues nga Fakulteti i Matematikës pranë Universitetit të Sofjes. Shkencëtarët e rinj krijuan një pajisje, e cila u jep mundësi të shurdhërve të komunikojnë me fjalë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë ka rreth 360 miliona veta, të cilët kanë probleme me të dëgjuarin. Ekipi i studiuesve është prej 8 vetash, të cilët synojnë që produkti i tyre të arrijë në tregun botëror dhe kështu të ndihmojnë milionа njerëz. Shpikja e tyre e ka formën e byzlykut dhe mund të përkthejë gjuhën e gjesteve duke e transformuar atë në të folur dhe anasjelltas, me ndihmën e smartfonit. Më shumë për teknologjinë e re na tregon Oleg Kamenshtik – student në Fakultetin e Matematikës dhe udhëheqës i projektit:

СнимкаPrej një viti e gjysme punojmë me kolegët mbi këtë projekt – një byzylyk digjital për transformimin e gjesteve në të folur akustik. Disa ekipe para nesh kanë punuar mbi këtë problem pa arritur sukses. Byzlyku do të ndihmojë jetën e njerëzve me probleme me të dëgjuarin. Ata me vështirësi gjejnë punë, akoma më i vështirë është studimi në universitet – gjëra që për ne janë të zakonshme, për ta janë të paarritshme. Koncepcioni ynë tashmë ndodhet në fazën e prototipit që po punon. Byzylyku vendoset mbi pëllëmbë dhe kur njeriu bën gjeste, pajisja komunikon me smartfonin e tij. Gjërat, të cilët ai shpjegon me gjuhën e shenjave transformohen në tinguj. Dhe anasjelltas – tingulli transformohet në shenja të animuara. Përkthimi nuk është gjithmonë i përsosur për shkak të strukturës së veçantë të gjuhës së të shurdhërve, mirëpo komunikimi me siguri lehtësohet. Kështu do t’i ndihmojmë të shurdhëritë që të flasin me “botën tonë”, do të kuptojmë historitë e tyre. Ata janë si ne, por ne nuk i vëmë re, nuk i dëgjojmë.

Aktualisht përpjekjet e ekipit janë përqendruar mbi zvogëlimin e pajisjes – kështu ajo do të bëhet më elegante dhe më komode për përdorim dhe do të mund të futet në xhep. Tani për tani të rinjtë vetë financojnë projektin e tyre. Para pak kohe ata fituan vendin e dytë në konkurrimin teknologjik “Hekaton” për përpunimin e projekteve të softuerit dhe kështu morën dekoratë prej 5000 levash. Me shumë punë dhe hulumtime të vazhdueshme ekipi përpiqet të përsosë produktin e tij me një qëllim – kështu që produkti të prezantohet në treg dhe të mund t’i ndihmojë njerëzit me dëmtime në të dëgjuar. Për idetë dhe frymëzimin e ekipit na tregon përsëri Oleg Kamneshtik:

Si lindi ideja? Derisa qëndruam në një kafene pranë nesh ndodheshin njerëz, të cilët përdornin gjuhën e shenjave. Ne nuk kuptonim asgjë nga biseda e tyre. Pastaj kërkuam informacion, por nuk gjetëm të dhëna për ndonjë mjet të përshtatshëm që mund të përdoret për përkthimin e gjuhës së tyre. Gjetëm shumë ide, mirëpo secila i kishte dobësitë e veta. Filluam me përpunimin e një doreze. Pastaj ndryshuam konceptin, sepse këta njerëz zakonisht shqetësohen sepse janë të ndryshëm. Dhe një dorezë e tillë që shihet nga të tjetër akoma më shumë do të thellojë shqetësimet e tyre. Atëherë vendosëm se duhet të bëjmë diçka të vogël – diçka që do të mund të vendoset mbi pëllëmbë dhe nuk do të tërheqë vëmendjen e njerëzve përreth. Dëshirojmë të popullarizojmë sa më shumë projektin tonë dhe të alarmojmë për problemet e të shurdhërve. Po punojmë me një realitet virtual.

Снимка

Ideja e entuziastëve të rinj është shumë e mirë, por me siguri ata hasen me probleme. Ja se çfarë janë ato:

Një nga problemet kryesore është transformimi i gjestit në një model matematikor. Ideja duket e lehtë për realizim, mirëpo në fakt ka pak studime, të bëra në këtë drejtim dhe për këtë arsye kemi shumë gjëra për të bërë para se të arrijmë tek diçka konkrete, që mund të përdoret në praktikë. Problemi tjetër është vetë gjuha e shenjave – vetëm në gjuhën bullgare e shenjave ka 7600 gjeste dhe duhet pasur parasysh se secili shtet e ka gjuhën e vetë të shenjave. Po studiojmë algoritmet më efektive. Duhet gjithashtu të jemi të sigurt se komuniteti i të shurdhërve dëshiron të përdorë një pajisje të tillë. Sapo shtuam dhe një sistem mësimi, të cilin njerëzit me probleme të të dëgjuarit mund ta përdorin kur mësojnë gjuhën e shenjave. Dëshirojmë që ata të dinë mjaftë mirë gjuhën e tyre – shpjegon Oleg Kamenshtik.

Ai tregoi gjithashtu për çfarë ëndërron ekipi i tij:

Më e rëndësishmja për ne është që produkti ynë të arrijë tek komuniteti i të shurdhërve dhe ata të fillojnë ta përdorin. Kjo do të jetë dekorata më e madhe për ne – kështu do të kuptojmë se puna ynë është e dobishme për dikë. Do të dimë se netët pa gjumë dhe dështimet e shumta nuk kanë qenë të pakuptimta. Shpresojmë se shpikja jonë do të gjejë edhe mënyra të tjera për përdorim në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Dizajni grafik: Maxim Mardar



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD