Mjaftë bullgarë preferojnë të bëjnë studime jashtë shtetit, ose të kërkojnë punën e përshtatshme përtej kufirit. Disa prej tyre kthehen prapë në atdhe, kurse disa të tjerë arrijnë ta gjejnë atë që e kërkojnë larg shtëpisë. Megjithatë pavarësisht në cilën pikë të botës ndodhemi gjithmonë është mirë që të gjejmë atje diçka që është afër zemrës dhe kulturës sonë, diçka të vërtetë, diçka bullgare. Një vend i tillë është Abërdin – qyteti i tretë për nga popullsia në Skoci, ku studentët e rinj bullgarë ruajnë dhe zhvillojnë traditat dhe kulturën bullgare. Valle popullore, muzikë, kostume kombëtare, mbrëmje kushtuar kuzhinës bullgare dhe shumë buzëqeshje, e gjithë kjo i bashkon bashkatdhetarët tanë në Abërdin dhe i bën që të ndihen sikurse janë në shtëpi.
Për ta na tregoi Nikolla Llazarov, i cili ishte President i Bashkësisë Bullgare në qytetin Abërdin vitin e kaluar shkollor. Ai bën studime kompjuterike në universitetin atje dhe thotë se pasi i mbaron studimet dhe grumbullon pak përvojë do që të kthehet në Bullgari.
“Bashkësia bullgare në Abërdin është unikale. Universiteti këtu është shumë i mirë, kurse arsimi është falas Kjo i tërheq bullgarët. Bashkësia jonë i ndihmon shumë bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë dëshirë të bëjnë studime. Aktivitetet që organizojmë janë të shumëllojshme. Në fillim të vitit zhvillojmë një takim për studentët në kursin e parë, takim ky i cili i ndihmon për t’u njohur me anëtarët e tjerë të bashkësisë. Organizojmë gjithashtu takime kushtuar valleve popullore bullgare. Jemi shumë krenarë, sepse pikërisht në këto takime ndihet shpirti dhe kultura bullgare.”
Përveç argëtimeve studentore, Komiteti i Bashkësisë Bullgare organizon gjithashtu takime edhe me bullgarët në Abërdin. Atje pjesëmarrësit shqyrtojnë në çfarë mënyre mund të kontribuojnë për zhvillimin e Atdheut dhe të marrin informacion të dobishëm – për shembull si dhe ku mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. “T’i shikosh të gjithë ata bullgarë të bashkuar në Skoci, kjo në të vërtetë është e bukur” – thotë Nikolla dhe vazhdon:
“Më 3 mars patëm një shfaqje, 10 veta kishin përgatitur një koreografi të jashtëzakonshme. Fituam një bursë nga universiteti për blerjen e kostumeve kombëtare bullgare dhe paraqitjen e tyre para të huajve. Një prej aktiviteteve tona më të mëdha është Party jonë ballkanike. Ajo vizitohet nga më shumë njerëz. Sivjet kishte rreth 300 njerëz nga Bullgaria, Greqia, Rumania etj. Çdo javë zhvillojmë gjithashtu një Jam Session, ku njerëzit këndojnë këngë bullgare dhe vallëzojnë. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga aktiviteti i dhurojmë për kauza bamirëse. Duam të tregojmë se ne mundemi të gjithë së bashku - mund të dëfrehemi, mund të bëjmë mirësi.”
Kultura bullgare dhe shpirti bullgar tërheqin shumë të huaj:
“Ka shumë të huaj, të cilët i vizitojnë vallet tona popullore. Ka edhe të tillë, të cilat vijnë në takimet bullgare, kryesisht për shkak të bullgareve të bukura – thotë Nikolla me buzëqeshje dhe shton – Vetë ata mendojnë se traditat bullgare janë shumë të bukura dhe interesante. Shumica prej tyre dinë shumë për Bullgarinë, por ka edhe të tillë, të cilët nuk kanë dëgjuar asgjë për vendin tonë – një vajzë për shembull mendonte se Bullgaria është një ishull nën Spanjë.”
Në Abërdin ka një kënd, ku bullgarët ndihen sikurse të jenë në shtëpi. Prandaj Nikolla Llazarov u dërgon mesazh bashkatdhetarëve tanë në botë:
“Bullgarëve në botë do t’u them: Në qoftë se nuk keni bashkësi bullgare, medoemos duhet të formoni një komunitet të tillë. Ndjenja është e jashtëzakonshme – të jesh jashtë, por të ndihesh sikurse je në atdhe. Unë personalisht ndihem më mirë në Bullgari, por nuk kam mundësi të kthehem gjithmonë, është mirë të dish se mund të shkosh atje ku ka valle popullore, muzikë bullgare. Mua personalisht bashkësia më ndihmon shumë dhe mendoj se bashkësi të tilla bullgare duhet të ketë kudo ku ka bullgarë. Në qoftë se nuk formohet një komunitet i tillë, atëherë mund të takoheni të paktën me bullgarët në regjionin ku ndodheni dhe të komunikoni me ta, që ta ruani shpirtin bullgar në vetvete.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...