Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, raporton BTA.
Ruajtja e vetëdijes bullgare jashtë vendit kërkon përpjekje të përditshme si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga komunitetet bullgare jashtë vendit, tha Kisellova. Ajo i përgëzoi të gjithë bullgarët për kontributin e tyre personal në njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri dhe në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave bullgare.
Natalija Kisellova shprehu gjithashtu besimin e saj se organizatat e bullgarëve që jetojnë në Shqipëri do të ruajnë angazhimin e tyre për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave, gjuhës, zakoneve dhe kulturës bullgare. Ajo gjithashtu u uroi bullgarëve në Shqipëri që të mos e harrojnë Bullgarinë dhe t'ia kalojnë dashurinë e tyre për atdheun e tyre historik brezave të rinj.
Kisellova dha një intervistë për Radio Televizionin Kombëtar Shqiptar. Gjëja më e mirë për rajonin e Ballkanit është që të gjitha vendet të jenë pjesë e BE-së, tha ajo, dhe theksoi se nuk ka garanci më të mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon sesa anëtarësimi në BE dhe NATO.
Mësoni më tepër për bullgarët në Shqipëri nga arkivi ynë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kuvendi PopullorÇështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë ...
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të..