Shumë punë, trajnime të lodhshme dhe grumbullimi i përvojës – ato është vetëm një pjesë prej përpjekjeve, me të cilat matet çmimi i suksesit të “vajzave të florinjta”, pra sportisteve bullgare të gjimnastikës ritmike mbajtëse të medaljeve të arta. Suksesi do të ishte i pamundshëm pa forcën e shpirtit dhe pa dashurinë ndaj sportit – mendon trajnerja dhe gjimnaste shumëvjeçare Ilijana Raeva. Filozofia e suksesit shoqëron, kudo që të jenë, çfarëdo që të punojnë, sportistet bullgare të gjimnastikës ritmike. Pasi mbarojnë karrierën sportive shumë prej tyre orientohen te koreografia dhe ansamblet që udhëheqin shpesh bëhen mbajtës të çmimeve prestigjioze. Kjo për arsye, se arrijnë të mendojnë koreografi të papërsëritshme.
Njëra prej këtyre “vajzave të florinjta”, e cila pasi mbaroi karrierën sportive nisi të merret me koreografi është Marija Terzijska. Ajo udhëheq një grup fëmijësh të vallëzimit në fshatin e lindjes Popinci, rajoni i qytetit Panagjurishte. Me formacionin e saj u prezantuan në Festivalin e Valleve Folklorike dhe të Këndimit në fshatin Çelopeç. Entuziazmi i koreografes Marija Terzijska u transmetohet edhe fëmijëve dhe kështu së bashku gjithnjë arrijnë të marrin dallime në konkurset, në të cilët prezantohen.
“Suksesi i valltarëve nuk është vetëm meritë e udhëheqësit. Në punën tonë gjithçka është e lidhur ngushtë – fëmijë, prindër, pedagogë” – rrëfen Marija Terzijska dhe vazhdon: “Për të formuar një grup të mirë, në radhë të parë duhet të ketë fëmijë, të cilët të frekuentojnë repeticionet me dëshirë. Krahas kësaj ata duhet të hyjnë në formacionin që nga mosha më e njomë, sepse nga ndonjëherë është e domosdoshme edhe të edukohen dhe të formohet botëkuptimi i tyre. Pikërisht kjo është baza e suksesit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë edhe prindërit duhet të jenë njerëz me përgjegjësi, të cilët të përkrahin punën e pedagogut. Ata duhet të kenë besim te koreografi. Dhe baza e vetme për këtë është kur ata binden, se me fëmijët e tyre punohet në mënyrë të përsosur. Detyra nuk është e lehtë, sepse në folklor ka elemente të ndërlikuara. Personalisht unë dëshiroj, që shfaqjet skenike të jenë në një nivel të lartë, kështu që spektatori të kënaqet nga koreografia dhe vallëzimi i fëmijëve.”
Një vajzë tjetër nga gjimnastet bullgare, mbajtëse të medaljeve të arta, e cila nisi të merret me koreografi folklorike është Nadja Murxheva nga qyteti Pllovdiv. Ajo gjithashtu gëzohet, kur formacionet e saj korrin suksese në tubimet e ndryshme folklorike. Vet ajo mendon, se: “Me më shumë rëndësi janë fëmijët. Në sajë të tyre pata mundësinë të mbrojë disertacionin tim të doktorit në fushën e koreografisë për fëmijë”.
“Të mësosh një fëmijë e vogël të vallëzojë dhe të pëlqejë folklorin bullgar është një punë e vështirë – rrëfen Nadja. – Farëra e kësaj dashurie mbetet për tërë jetën. Kjo kërkon shumë dhurim dhe shumë përpjekje, por kur ansambli prezanton në skenë atë, të cilën e ka mësuar, kjo sjell kënaqësi. Çdo fëmijë ka individualitetin e vet. Krahas kësaj ata janë plotë emocione. Prandaj çdo fëmijë meriton një vëmendje të veçantë. Është shumë e vështirë që të mësosh të kërcejnë, të kapin ritmin e saktë të muzikës, të posedojnë qëndrimin e drejtë të trupit dhe shprehjen e përshtatshme emocionale. Kjo është shumë e vështirë në fillim, por kur fëmijët arrijnë të realizojnë të gjitha ato kërkesa në skenë, atëherë vjen kënaqësia nga puna e kryer. Fëmijët janë e ardhmja e Bullgarisë dhe për mua është një nder dhe kënaqësi të punoj me ta.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Gergana Mançeva dhe arkiv personal
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo..