Maqedonia bëri një hap përpara në normalizimin e Ballkanit
Kompania Private e Hetimit “Stratfor” nxori përfundimin, se Maqedonia realizoi një hap të madh për normalizimin e Ballkanit. Kompania iu referohet një analize të ish ambasadorit amerikan në Beograd Kamerën Mantër, i cili thekson, se qeveria maqedonase kreu një punë të madhe duke përmirësuar marrëdhëniet me shtetet fqinje. Këtë qëndrim të vet diplomati iu referon nënshkrimit të marrëveshjes për miqësi me Bullgarinë, dëshirës të zgjidhet mosmarrëveshja me Greqinë për emrin, zgjerimit të bashkëpunimit me Shqipërinë. Sipas diplomatit, Ballkani Perëndimor më mirë do të zgjidhë problemet me ndihmë nga jashtë dhe çështja është, se kur liderët evropianë do të zbulojnë këtë dhe se do të arrijnë të marrin masat e domosdoshme me kohë.
Ballkani nuk është oborri i prapmë i Evropës, por vet Evropa
Përfaqësuesja supreme e BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë Federika Mogerini komentoi para takimit të ministrave të jashtëm të bashkimit në Bruksel, se gjatë vitit të fundit tensioni në Ballkan u rrit në mënyrë shqetësuese, por në fund të fundit shtetet e regjionit arritën të ripohojnë dëshirën dhe aftësinë për integrim me BE-në. Ballkani nuk është oborri i prapmë i Evropës, por vet Evropa, theksoi zonja Mogerini.
Një projekt për urë në Detin Adriatik u bë shkak për lindjen e një mosmarrëveshjeje midis Bosnjës dhe Kroacisë
Bosnje e Hercegovinë do të shfaqë pretendime ndaj Kroacisë për një pjesë prej Detit Adriatik, në se ajo do të ndërtojë mbi të urë për autostradë, e cila të kalojë jashtë territorit të saj. Këtë e deklaroi ministri boshnjak i çështjeve civile Adil Osmanoviç në një letër dërguar ministrit kroat të transportit dhe çështjeve detare Oleg Burkoviç. Tetë kilometra nga territori i Bosnjës kufizojnë me Detin Adriatik në rajonin e gadishullit Peleshac, por ujërat bregdetarë i përkasin Kroacisë. Përmes territorit të Bosnjës kalon autostrada E 65, e cila lidh pjesën kryesore të Kroacisë me rajonin e saj jugor, ku ndodhet porti i madh Dubrovnik. Ideja e Zagrebit të kalojë anas Bosnjës nuk mirëpritet në Sarajevë, sepse ajo do të humbë para nga tranzitimi përmes territorit të saj. Në fund të qershorit Kroacia humbi një mosmarrëveshje me Slloveninë për kufirin detar në Gjirin Piranski, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Hagë mori vendim me të cilin ripohoi të drejtën e Sllovenisë për dalje direkte në ujëra ndërkombëtarë.
Sipas Ankarasë kurdët kontrollojnë 89 për qind prej tregut të narkotikëve në Evropë
Sipas një raporti të policisë turke, Partia Punëtore Kurde kontrollon 80 për qind prej tregut të narkotikëve në Evropë, ndërsa gjatë këtij viti fitoi 1.5 miliard dollarë vetëm nga prodhimi i heroinës në Irakun Verior. Heroina e prodhuar në Azi dërgohet në Perëndim, ndërsa droga sintetike prodhuar në Evropën Perëndimore tranzitohet përmes Turqisë drejt vendeve arabe, theksohet në raport. Autorët nënvizojnë, se tregtia me droga është burimi kryesor i financave për Partinë Punëtore Kurde. Që nga viti 1984 ajo zhvillon luftë të armatosur kundër shtetit turk, duke pretenduar për pavarësi ose për autonomi të gjerë.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..