Projektet për zhvillimin e kapacitetit të pikëkalimeve kufitare, për përmirësimin e komunikacioneve rrugore transkufitare, për lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit mes dy vendeve dhe për krijimin e korridoreve të reja të transportit mes tyre, padyshim janë përfshirë në rendin e ditës të pushtetarëve të Bullgarisë dhe të Greqisë që prej shumë kohe. Kjo tendencë u ripohua dje në Kavala me nënshkrimin e memorandumit ndërqeveritar për mirëkuptim për ndërtimin e korridorit Ruse – Varna – Burgas – Aleksandrupolis – Kavala – Selaniku.
Sipas disa burimeve kjo ngjarje është një hap drejt projektit të ri infrastrukturor mes dy vendeve. Mirëpo, në fakt bëhet fjalë për zgjerimin e marrëveshjes dypalëshe që nga viti 2016 për një korridor multimodal midis Detit të Zi, Detit Egje dhe lumit Danub. Me marrëveshjen e nënshkruar në Kavala mes ministrave të transportit të dy vendeve – Ivajllo Moskovski dhe Hristos Spirtzis pala greke e pranoi ofertën e Bullgarisë që në kuadrin e këtij korridori të përfshihet gjithashtu lidhja me portin në qytetin Ruse. Kështu në korridor do të arrihet një gërshetim i plotë midis llojeve të ndryshme të transportit – transporti rrugor, ai hekurudhor, transporti detar dhe ai i lumenjve, dhe do të ketë një vijë të drejtpërdrejtë deri në shtetet në rrjedhën e lumit Danub në drejtim të Evropës Qendrore dhe asaj Perëndimore.
Lidhja hekurudhore do të lejojë arritjen në tregjet më të mëdha tregtare dhe kjo e bën projektin edhe më të rëndësishëm. Pritet që ai të tërheqë investitorë të mëdhenj nga Lindja e Afërt dhe Lindja e Mesme, Kina, Rusia dhe nga tregje të tjera të mëdha. Mirëpo, në vend të parë është dëshira e dy vendeve që projekti të shkaktojë interes në BE dhe të përfshihet në të ashtuquajturin “Plan Junker”. Në kontekstin e këtyre pritjeve kryeministrat e Bullgarisë dhe të Greqisë Bojko Borisov dhe Aleksis Cipras, të cilët ishin të pranishëm në nënshkrimin e memorandumit, u morën vesh që të kërkojnë në tetor një takim me Kryetarin e Komisionit Evropian Zhan – Klod Junker. Shans për startin e suksesshëm të idesë na jep fakti se në muajin janar fillon kryesia bullgare e Këshillit Evropian sipas parimit të rotacionit.
Sipas llogaritjeve paraprake vlera e projektit është gjithsej 5 mlrd euro, 1.070 mlrd euro prej të cilave janë parashikuar për trasenë e tij që do të kalojë përmes territorit bullgar. Mirëpo, qëllimi për zgjerimin e korridorit multimodal mes Detit të Zi, Detit Egje dhe lumit Danub ka një vlerë të lartë politike. Memorandumi u nënshkrua në Kavala më 6 shtator, kur Bullgaria shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë e saj – Bashkimin e Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore në vitin 1885. Kjo koincidencë simbolike e provokoi Kryeministrin bullgar Bojko Borisov për të komentuar se sot Bashkimi por vazhdon edhe me shtetet fqinje nëpërmjet realizimit të projekteve të rëndësishme të transportit dhe të gazit. Ndërkaq, Kryeministri grek Cipras vuri në dukje se zgjerimi i korridorit të transportit përbën një hap të rëndësishëm drejt shndërrimit të vendeve ballkanike në një pjesë të hapësirës evropiane.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..