Distanca prej 1600 kilometrash dhe 17 vitet banim përtej kufirit nuk kanë arritur ta shkëputin piktoren Petja Petrova nga rrënjat e saj bullgare. Përkundrazi, dashuria e Petjas ndaj Bullgarisë po forcohet çdo vit.
Ajo ka mbaruar për pikturim në Universitetin e Veliko Tërnovos para afro 20 vitesh. Është nga “brezi i tranzicionit”, i cili përjetoi më dhimbshëm rrëzimin e vlerave dhe zakoneve të regjimit të kaluar dhe zëvendësimin e tyre me vlerat materiale, të cilat nuk u sjellin perspektivë njerëzve të rinj në Bullgari. Megjithë komoditetet dhe sjelljen e mirë në Gjermani, piktorja gjithmonë ka jetuar atje me ndjenjën e të huajit dhe gjithmonë ka ndier një nostalgji të madhe për atdheun.
“Njeriu dëshiron më fort atë që e ka humbur” – me këto fjalë Petja Petrova na shpjegon se çfarë e ka provokuar admirimin e saj ndaj atdheut. “Duke u larguar nga Bullgaria desha të ruaj një gjë me të vërtetë bullgare. Pasi gjysha ime u plak ajo filloi të shpërndante pajën e vet ndër bijtë e saj. Unë mora me vete një përparëse të qëndisur. Shpeshherë e shoh këtë përparëse dhe e përkëdhel. Ajo më rikujton për gjyshen time dhe për fëmijërinë time të bukur në fshat. Drita është diçka shumë karakteristike për Bullgarinë. Prandaj gjithmonë duke pikturuar e kam dritën e Bullgarisë para syve të mi. Desha që çdo një pikturë të ndriçojë në një mënyrë bullgare. Ndryshimi i stilit tim të pikturimit ndodhi para disa vitesh, kur vendosa se duhet të shihet qartë në pikturat e mia se unë jam bullgare. Pikturat bëhen gjithnjë e më shumë, por në qytetin ku banoj nuk ka treg, ku t’i ekspozojë. Shumica e miqve të mi janë të huaj me kombësi të ndryshme. Të gjithë ata, duke i parë pikturat e mia, shfaqin interes ndaj traditave bullgare dhe kulturës sonë. Kudo që të jem në botë unë gjithmonë tregoj me kënaqësi shumë të madhe për vendin tim. Gjithmonë gjej kohë për t’u folur njerëzve të interesuar për vlerat bullgare, për traditat dhe trashëgiminë tonë. “
“Prekja, kontakti i drejtpërdrejtë me kulturat e huaja, na bën më tolerantë ndaj kulturës së popujve të tjerë” – thotë Petja Petrova. Pas përvojës së grumbulluar jashtë shtetit ajo bën konkluzionin se është me rëndësi jo vetëm ta ruash identitetin tënd, por dhe të mos e refuzosh botën e huaj. Petja ka dëshirë që bullgarët të jenë më kureshtarë ndaj të huajve në botë, të ruajnë krenarinë e tyre kombëtare , por edhe të bëhen më tolerantë dhe mendjegjerë sa u përket kulturave të ndryshme. Piktorja bën pjesë në një iniciativë të bullgarëve që banojnë në Evropën Perëndimore. Çdo vit ata organizojnë një valle të madhe bullgare në sheshin e kryeqytetit belgjian.
"Gjithçka filloi para disa vitesh. E organizojmë vallen jo që të paraqitemi para të huajve, por që të gjejmë ne, bullgarët jashtë, qetësim të shpirtit tonë” – thotë Petja. Që prej disa vitesh ajo punon mbi krijimin e logos së iniciativës dhe valles së bullgarëve në Bruksel. Ajo është pothuaj e gatshme dhe emblema mund të shihet në një flamur të posaçëm, që udhëton bashkë me klubin në kryeqytete të ndryshme evropiane. Ja se çfarë tjetër na tha Petja Petrova për logon dhe vallen:
“Më vjen mirë, kur ndonjëri më thotë se kjo është emblema e valles bullgare, njerëzit e njohin dhe në ndonjë mënyrë kjo i bën më të afërt. Për mua ishte një kompliment i madh kur më thanë se e kanë parë logon time të kopjuar në menynë e një restoranti në Bullgari. Më pëlqen shumë të hedh valle, pavarësisht nëse jam në ndonjë festë në Bullgari, ose në Bruksel. Mirëpo, emocioni i valles më pushton më fort, kur të jem në atdhe. Më bën përshtypje se njerëzit, të cilët shkojnë në sheshin në Bruksel, që të kërcejnë valle popullore bullgare, janë njerëz me shije delikate. Këta janë njerëz inteligjentë, të cilët nuk interesohen kaq shumë për gjërat materiale në jetë, por për shpirtin. Kam pasur mundësi të njihem me shumë prej tyre dhe kjo më jep arsye për të thënë se këta bullgarë i përkasin një kategorie tjetër, më të ndryshme. Në të njëjtën kohë ka edhe shumë të huaj, të cilët e luajnë këtë valle bullgare. Çdo një i huaj, i cili hyn në valle, është një njohje e vërtetë e fushatës sonë patriotike në zemrën e Evropës.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personalPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë..