„Dituria është pasuri dhe kush mëson – gëzon” – kështu shpesh prindërit i këshillojnë fëmijët e tyre. Gjatë viteve të fundit pas ndryshimeve demokratike tek ne vëzhgohen ça transformime në parimet dhe vlerat etike dhe morale të shoqërisë. Mirëpo diçka që mbetet pa ndryshim është respekti ndaj arsimit dhe dijeve.
Dita e parë e shkollës, e cila për nxënësit bullgarë është 15 shtator, çdo vit renditet ndër festat e tjera të kulturës, arsimit, dhe shpirtit. Zakonisht në këtë ditë në qendrën e vëmendjes janë nxënësit më të vegjël, të cilët për herë të parë kalojnë pragun e shkollës. Për shumë prej tyre ka nevojë për përgatitje suplementare në fushën e gjuhës bullgare. Bëhet fjalë për fëmijët, për të cilët bullgarishtja nuk është gjuhë amtare ose për ata, të cilët jetojnë me prindërit e tyre jashtë Bullgarisë. Për këta nxënës është parashikuar një mekanizëm i ri i përfshirjes së tyre në sistemin arsimor. Sivjet fëmijët në klasën e parë do të jenë pak më se 80 mijë dhe sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev tema kryesore tani është pikërisht përfshirja sa më e suksesshme në sistemin arsimor e të gjithë fëmijëve të moshës parashkollore dhe të moshës së klasës së parë. Ai mendon gjithashtu se ka nevojë edhe për ndryshimin e metodave të mësimdhënies në shkollën bullgare.
Rrugën e ndryshimeve dhe risive e ka nisur prej kohësh udhëheqja e shkollës 105-të të kryeqytetit “Atanas Dallçev”. Ajo është një nga shkollat e preferuara – nxënësit e klasës së parë atje sivjet janë 130. Rumjana Tuneva është pedagoge atje, i njoh mirë emocionet e forta të vogëlushëve dhe jep recetën e saj për përballimin e tensionit dhe frikës nga ndryshimi:
„Kur flas me nxënësit i shpjegoj se njeriu nuk mund të kryejë një punë në se nuk e ka përgatitjen dhe arsimin e domosdoshëm. Pikërisht shkolla është vendi ku njeriu grumbullon dije dhe duhet ta pranojmë atë shumë pozitivisht. Me rëndësi të madhe është që nxënësi në klasën e parë ta njohë paraprakisht mësuesin e tij të ri. Kështu në ditën e parë të shkollës ai nuk do të jetë në një ambient të panjohur. Është mirë në se në çantën e tij përveç manualeve dhe fletoreve të ketë edhe ndonjë lodër të preferuar – kështu fëmija do të jetë më i qetë. Me rëndësi të madhe është që nxënësi të ketë besim në vetveten, të dijë se në shkollë mund të bëjë gabime dhe se mund të mësojë më shumë gjëra duke parë gabimet e veta. Ka fëmijë që shqetësohen më shumë dhe ata mendojnë se nuk kanë të drejtën të gabojnë. Këtu mësuesi ka një rol të rëndësishëm – ai duhet të tregojë se gabimet nuk janë diçka e keqe, por janë një hap i paevitueshëm drejt suksesit. Nga ana tjetër për mësuesin fëmijët janë korrigjuesit më të mirë në punën e tij. Ata na mësojnë të bëhemi më të durueshëm, më të hapur për risi, më kureshtarë. Një mësues i mirë mëson tërë jetën. Duhet të jemi gati gjithmonë për diçka të re, sepse sot fëmijët shpesh kanë më shumë informacion dhe disponojnë me më shumë mjete informative dhe komunikuese, sesa mësuesi i tyre.”
Sipas traditës më 15 shtator fëmijët priten në shkollë me bukë dhe mjaltë, në rrugën e tyre derdhet ujë – besohet se këto veprime sjellin fat të mirë dhe simbolizojnë shpresat e mëdha tek arsimi dhe rinjtë.
„Dita e parë e shkollës nuk mundet pa buzëqeshjet e fëmijëve, pa humorin e mirë dhe besimin se fëmija do të ketë sukses. Nxënësit e klasës së parë janë në qendrën e vëmendjes dhe më të mëdhenjtë i presin dhe i përshëndesin. Kolegët tanë të rinj gjithashtu i kanë shqetësimet e tyre, por atyre unë mund t’u them se profesioni është plot me sfida, mirëpo edhe me kënaqësi. Ne kemi një mision të rëndësishëm dhe po ta rruajmë brenda vetes kureshtjen e fëmijëve, ajo do të na ndihmojë ta bëjmë punën më interesante dhe më tërheqëse” – mendon Rumjana Tuneva.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv personal
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..