Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshim i konsiderueshëm në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë në saje të biznesit

БНР Новини
Foto: BGNES

Kjo javë do të startojë me akoma një lajm të mirë për marrëdhëniet politike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së mirë, të dyja vendet tashmë e diskutojnë bashkëpunimin ushtarak. Ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve Krasimir Karakaçanov dhe Radmila Shekerinska shqyrtojnë në Shkup një stërvitje të përbashkët të trupave speciale. Po shqyrtohet aktualizimi i një marrëveshjeje mes ministrive të mbrojtjes, që u nënshkrua në vitin e largët 1999. Vizita e Ministrit Karakaçanov është një prej shfaqjeve të shumta të atmosferës së mirë në lidhjet dypalëshe, rrjedhojë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Mirëpo, ndryshimi i vërtetë në marrëdhëniet pritet në të ardhmen e afërt, por jo me ndihmën e politikës, por në saje të biznesit.

Dhoma Ekonomike Maqedono-Bullgare jep sinjale se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë në Maqedoni pritet një lëvizje më e lirë dhe më e qetë e kapitaleve. Kompanitë bullgare kanë shfaqur interes për të investuar në sfera strategjike të ekonomisë maqedonase, si në energjetikë dhe në miniera. Shqyrtohen gjithashtu lehtësimet doganore dhe ato kufitare, të cilat i përkasin jo vetëm transportit, por edhe lëvizjes së njerëzve. Sipas statistikës së Maqedonisë, Bullgaria është partneri i pestë më i madh tregtar. Në të njëjtën kohë, sipas statistikës së Bullgarisë, Maqedonia e vogël gjendet në grupin e gjashtë shteteve, të cilat formojnë 51.1 për qind të eksportit bullgar, bashkë me Turqinë, Rusinë, Kinën, Serbinë dhe Egjiptin. Këmbimi tregtar po përmirësohet, por ende është larg potencialit të tij real.

Dy javë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, në mes të gushtit Këshilli i Ministrave i Bullgarisë bëri ndryshime në programin “Transporti dhe Infrastruktura e Transportit”. Sipas këtyre ndryshimeve, do të projektohet me mjete evropiane jo vetëm vija hekurudhore Radomir – Gjueshevo, por tërë traseja nga Sofja deri në kufirin me Maqedoninë. Për rëndësinë e këtij hapi flet vetvetiu fakti se ndërtimi i lidhjes hekurudhore mes Sofjes dhe Shkupit ka filluar në fund të shekullit të XIX, por ende nuk ka lidhje të tillë.

Midis Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk ka edhe lidhje gazi, por në fillim të gushtit u nënshkrua një memorandum për bashkëpunim. Sipas tij një grup i përzier pune do të shqyrtojë mundësitë për ndërtimin e tyre. Analiza do të jetë gati në fillim të vitit tjetër dhe në bazën e saj mund të priten ndryshime në strategjinë energjetike të Bullgarisë. Edhe në këtë drejtim pritjet janë optimiste, sidomos për shkak të faktit se lidhja e gazit me Maqedoninë është lidhur me një ide më të gjerë për rritjen e lidhjes energjetike mes shteteve nga tërë Evropa Juglindore.

Mirëpo, siç deri tani, zhvillimet e mira në marrëdhëniet ekonomike dhe në bashkëpunimin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë ende janë në sferën e urimeve. Afro tri dekada pas fillimit të ndryshimeve demokratike në Bullgari dhe pas shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë, marrëdhëniet politike mes Sofjes dhe Shkupit duken të rregulluara dhe ka ardhur radha e veprave pragmatike.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja është rritur me 2.2% sipas bazës vjetore në tremujorin e tretë

Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..

botuar më 24-11-15 12.25.MD

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD