Ankaraja po përgatit një plan veprimi në lidhje me referendumin për Kurdistanin Irakian
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se më 22 shtator Turqia do të shpallë një plan veprimi në lidhje me referendumin për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut. Turqia insiston për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Irakut, me të cilin ajo ka kufi të përbashkët prej 350 kilometrash. Pushtetet në rajonin autonom të Kurdistanit Irakian thirrën referendum për ndarjen e territorit të tij prej Irakut dhe data e tij është 25 shtator. Ky vendim u mor në mënyrë të njëanshme, pa pasur parasysh pozitat e pushteteve zyrtare qendrore. Për këtë arsye Bagdadi shpalli se është kategorikisht kundër këtij referendumi dhe do t’i konsiderojë rezultatet e tij për të paligjshme. Irani dhe Turqia e përkrahën pozitën e Irakut.
Itinerari i ri i migrantëve në drejtim të Evropës Perëndimore
Lidhur me tentativat gjithnjë e më të shpeshta për hyrje të paligjshme në territorin e Rumanisë nga ana e klandestinëve, zëdhënësi i Shërbimit Evropian për Mbrojtje Kufitare Frontex komentoi se duket se kontrabandistët po përpiqen të gjejnë një itinerar të ri për në Evropë përmes Detit të Zi. Në Timishoara, afër kufirit rumun me Hungari po presin qindra refugjatë, të cilët dëshirojnë ta kalojnë kufirin. Kalimi direkt nga Serbia në Hungari tashmë është i pamundshëm për shkak të telit me gjemba të vendosur atje, derisa kufiri rumuno-hungarez mbetet i hapur. Sipas policisë kufitare rumune që nga fillimi i vitit janë arrestuar më se 1200 veta duke tentuar ta kalojnë kufirin perëndimor të shtetit. Për tërë vitin 2016 numri i tyre ka qenë 900.
Filloi eksploatimi i autostradës nga qyteti serb Pirot deri në kufirin bullgar
Aksi i autostradës serbe nga qyteti Pirot deri në kufirin tonë, e cila është pjesë e Korridorit Trans Evropian numër 10 tashmë është duke u përdorur. Presidenti Aleksandër Vuçiç informoi se deri në fundin e këtij viti do të ndërtohet pothuaj tërë pjesa lindore e Korridorit numër 10, me përjashtim të aksit Bancarevo – Crvena Reka. Kur gjatë majit të vitit të ardhshëm edhe ai bëhet i gatshëm, Serbia do ta ketë tërë autostradën deri në Bullgarinë, kurse pas përfundimit të pjesës bullgare të korridorit, do të kemi një autostradë deri në Stamboll”, komentoi Vuçiçi.
Në Malin e Zi mbërritën anijet e NATO-së
Dy anije britanike, një franceze dhe një greke, të cilat janë pjesë e “Grupit të Përhershëm Nr. 2” të NATO-së në Detin Mesdhe, mbërritën në portin e Barit të Malit të Zi. Ministria e Mbrojtjes në Podgoricë informoi se qëllimi i vizitës është “përforcimi i bashkëpunimit me forcat detare të Malit të Zi në kuadrin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior”. Anijet do të jenë në Bar deri më 20 shtator.
Pritet se deri në fundin e vitit Kosova do të ketë ushtri
Presidenti Hashim Thaçi shpalli para RTK-së se deri në fundin e vitit Kosova do të ketë ushtri të vet. Në lidhje me këtë mund të priten amendamente Kushtetuese. Qëllimi i Prishtinës është që ushtria e re të jetë moderne dhe profesionale dhe të krijojë perspektiva të mira për anëtarësi në NATO. Tërë procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me SHBA, NATO dhe BE.
Kryeministrja Bërnabiç në marshimin e aktivistëve gay
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç (djathtas) mori pjesë në paradën e aktivistëve gay në Beograd. Përveç saj në të ishin të pranishëm kryebashkiaku Sinisha Mali dhe dy ministra nga qeveria. Brnabiç, e cila deklaron se është lesbike, mori pjesë edhe në paradën e vitit të kaluar, mirëpo atëherë në cilësinë e saj të Ministres së Administratës Shtetërore. Gjatë edicioneve të mëparshme të kësaj ngjarjeje kishte shumë dhunë nëpër rrugët e Beogradit dhe prandaj sivjet kishte masa të ashpra sigurie.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..