Shkolla është në krizë, sepse ka deficite lidhura me financimin, me sistemin e vlerave dhe me formimin e besimit. Ato fjalë për arsimin tonë, politologu Ognjan Minçev e shprehu në fillim vitit të ri shkollor. Dhe si çdo herë tjetër edhe tashti para arsimit qëndron pyetja – a do të vazhdojmë të zhytemi në analfabetizmin, korrupsionin, varfërinë, ose më në fund shkolla do të arsimojë atë brez të ditur me moral të ri, i cili do të jetë në gjendje të ndryshojë fatin e atdheut.
Ndryshimet në arsim te ne luhaten midis skajeve më të tejshme – nga njëra anë qëndron imitimi i reformave, ndërsa nga ana tjetër aplikimi i noviteteve, gjë që përqendrohet në përvetësim sipërfaqësor të përvojës së huaj. Sipas politologut Ognjan Minçev, potenciali intelektual për rinovimin e procesit arsimor ekziston. Ai është në universitetet e ndryshme, ndër specialistët e rinj dhe ekspertët e afirmuar. Mirëpo, tani për tani nuk zgjidhen njerëzit e përshtatshëm.
“Problemi është, se shkolla vazhdon të aplikojë metoda arsimore, karakteristike për epoka të mëparshme historike – mendon politologu. – Doemos vlera të caktuara mbeten sepse ato duhet të transmetohen brez pas brezi. Mirëpo, procesi i mësimdhënies duhet të ndryshohet. Në botën e sotme adoleshentët shfrytëzojnë elektronikën dhe disponojnë një informacion të gjerë dhe të hollësishëm. Mënyra, në të cilën prezantohet materiali mësimor në librat shkollorë është tepër e vjetruar. Kështu që ai jo vetëm që nuk mund të provokojë interesin e tyre, por është larg tyre dhe nuk është i përshtatshëm për mënyrën e tyre të të menduarit.”
Më se 200 mijë janë fëmijët të cilët nuk e frekuentojnë shkollën për shkaqe të ndryshe, tha para disa ditësh ministri i arsimit Krasimir Vëllçev. Lidhur me këtë ai bëri propozim për persekutim ndëshkimor të prindërve. Në se romët do të nxirren nga geto, personalisht unë përkrah metoda të tilla theksoi lidhur me këtë Ognjan Minçev dhe vazhdoi:
“Është fakt, se brenda 25 viteve të fundit ka tre-katër breza fëmijësh romë, shumica prej të cilëve janë plotësisht të analfabet. Kështu që çdo formë të provës së organizuar t’i jepet fund ekzistencës së tyre inerte në varfëri, injorancë, vjedhësi duhet të përkrahet. Kjo për arsye, se duhet të fillohet nga ku. Mirëpo, nuk mendoj se sanksionimi i prindërve është masa e vetme e drejtë. Ajo mund të gërshetohet me privimin e tyre nga ndihma sociale dhe nga privilegji të tjera nga shteti, në se nuk do të sigurojnë prani të plotëvlefshme të fëmijëve të tyre në shkollë. Doemos, nuk janë vetëm metodat e detyrueshme, të cilat duhet të aplikohen. Do të jetë mirë, në se te ata fëmijë provokohet interesi ndaj kësaj, se çfarë po bëhet në dhomat e klasës.”
Hapi i parë, i cili duhet të bëhet në fushën e arsimit, është të sigurohet financim për të tërhequr mësues të rinj, është kategorik politologu. Sipas tij, aktualisht dy të tretat e pedagogëve janë në moshën e pensionimit, ose i afrojnë kësaj moshe. Hapi i dytë është të bëhen investime në një proces mësimor me cilësi, i cili të lidhë shkollën me etapat e larta të arsimit dhe me praktikën si për shembull biznesin ose zanatet e ndryshme. Arsimi nuk duhet vetëm të deklarohet si prioritet, por në të duhet të investohet. Krahas kësaj duhet të kontrollohet për çfarë shfrytëzohen paratë – për ndryshime të vërteta, ose zhduken si ujë në rërë, mendon Ognjan Minçevi dhe konkludon:
“Procesi i zhytjes në analfabetizëm mund të jetë i pafundmë, si dhe degjenerimi i shoqërisë. Prandaj ne si shtetas duhet të themi, a jemi të kënaqur nga cilësia e arsimit, nga vlerat, të cilat edukohen te fëmijët tanë. Duhet të kemi të qartë çfarë respektojnë fëmijët dhe për çfarë interesohen. Krahas kësaj duhet të shikojmë se në ç’shkallë prindërit dhe mësuesit mund të ndikojnë mbi ta. Duke zbuluar përgjigjen e të gjitha këtyre pyetjeve, atëherë duhet të nxjerrim konkluzionin a dëshirojmë të paguajmë më shumë për arsim për të shikuar fëmijët tanë më të urtë, më të arsimuar, më të edukuar dhe më të lumtur, ose jemi të prirë të lëmë pas dore procesin e arsimit.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..