Vite me radhë në Bullgari e quanin 22 shtatorin “Festë Mbretërore”. Kjo për arsye, se në këtë datë në vitin 1908 princi i atëhershëm Ferdinand lexoi Manifestin historik drejtuar popullit. Me të shteti zyrtarisht hidhte poshtë varësinë prej vasali të Perandorisë Osmane. Kështu 30 vjet pas Çlirimit, një nga shtetet më të vjetra në Evropë – Bullgaria, prapë u përfshi në hartën e Evropës pas sundimit pesëshekullor turk.
Në fakt Pavarësia Bullgare është një arritje e madhe e diplomacisë së re, e cila përfitoi nga rrethanat politike dhe dëshira e vendeve që të mos ketë një konflikt të ri ushtarak në Ballkan. Pas disa hapave të ngutshëm diplomatikë të Bullgarisë, Porta e Lartë njohu pavarësinë e saj. Vetëm një vit më vonë, po këtë e bënë edhe fuqitë evropiane, të cilat njohën Bullgarinë mbretëri dhe shtet të pavarur. Sot, kur shënojmë përvjetorin e 109 të Manifestit historik për shpalljen e Pavarësisë, lexuar në qytetin e lashtë Veliko Tërnovo bëjmë pyetjen a jemi pasardhës të denjë të kësaj vepre largpamëse patriotike të paraardhësve. Docenti Todor Popnedelev – pedagog në Fakultetin e Historisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” shpjegon pse sot nuk mund të ndjejmë me të gjitha shqisat aktin e Pavarësisë:
“Arsyetimet janë shumë. Për një kohë të gjatë pas vitit 1944 akti i 22 shtatorit të vitit 1908 pranohej si një hap i pjesës së elitës politike. Edhe kishte teori, se që atëherë borgjezia bullgare filloi të zhvillojë luftëra me qëllime shoviniste. Ato janë thënie ekstreme, por breza të tëra rritën me ide të tilla të ngulitura nga njerëz, të cilët nuk deshën të zhyten më thellë në faktet historike. Mirëpo, ky është një akt i rëndësishëm në vargun e ngjarjeve të lavdishme të historisë bullgare, lidhur me Rilindjen Kombëtare Bullgare, me Çlirimin dhe me Bashkimin nga viti 1885. Shoqëria e rilindur pas Çlirimit dhe Bashkimit, arriti të fitojë Pavarësinë. Në fakt bullgarët kishin institucione shumë parase të kishin shtet. Për shembull, Ekzarkia Bullgare ekzistonte që nga viti 1879, Shoqata Letrare Bullgare, paraardhësja e Akademisë Bullgare të Shkencave – nga viti 1869. Të mos harrojmë shkollat e shumta edhe në vendbanime më të vogla. E gjithë kjo ishte shprehja e shpirtit bullgar dhe synimit drejt lirisë. Kulmi i këtyre ideve ishte shpallja e Pavarësisë. Kjo është një festë e madhe për të gjithë bullgarët. Hapi i parë drejt Shpalljes së Pavarësisë ishte Bashkimi i Principatës Bullgare me Rumelinë Lindore. Mirëpo, që të Bashkohet kombi ishte e domosdoshme Pavarësia.”
Mirëpo, çfarë është pavarësia për të rinjtë dhe si e pranojnë ata?
Daniell Dinev është student në Universitetin e Arkitekturës dhe Ndërrimit. Vet ai nuk e ndjen veten të pavarur në plan personal. Prandaj pavarësia për të është më tepër një kategori historike dhe politike. Këtë qëndrim të vet, ai e arsyeton ashtu:
“Jam në varësi financiare, jam në varësi të rregullave shtetërore dhe universitare. Varësia përqendrohet në këtë të merremi në konsideratë vendime, të cilat i marrin burrat e shtetit. Madje të bëjmë përpjekje nuk kemi mundësinë të ndryshojmë diçka. Jemi në varësi të faktit, se shumë çrregullime nuk ndëshkohen dhe duhet t’i marrim në konsideratë. Sistemi gjyqësor nuk punon mirë. Edhe e drejta të jetë në anën tënde, sistemi gjyqësor nuk të mbron në mënyrë të drejtë. Kështu që njeriu edhe të jetë i pafajshëm është në varësi të interesave dhe vendimeve subjektive të ndonjëri tjetër.”
Gabriella Ivanova është studente vitin e fundit. Sipas saj, virtytet e njeriut dhe individualiteti i tij e bëjnë atë të pavarur. Ajo mendon, se pavarësia do të thotë që njeriu të krijojë një botë të re, të mos kopjojë modele të vjetruara. Kjo megjithëqë novatorët të paguajnë çmime të larta për pavarësinë e vet.
Studentja Ani Dikljova mendon, se “pavarësia duhet të shndërrohet në një vlerë themelore të të rinjve në Bullgari” dhe vazhdon:
“Kjo do të thotë që të kenë më shumë besim në vet veten, të dinë dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Çdo njeri i ri dhe çdo student është në varësi financiare të prindërve. Prandaj shteti duhet të krijojë më shumë kushte, kështu që studentëve t’u sigurohet punë dhe ata të mirëmbahen. Në këtë mënyrë ata do të ndjejnë veten më të lirë dhe që këtu edhe më të pavarur.”
Studenti Georgi Georgiev mendon, se Dita e Pavarësisë është një nga festat më të rëndësishme bullgare, një ditë në të cilën duhet të harrojmë të gjitha problemet e përditshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Gergana Mançeva dhe BGNES
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..