Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elizabeth Kostova tregon për kujtesën, dhimbjen dhe gëzimin e mbijetesës në romanin e saj të ri “Toka dhe hijet”

БНР Новини
Foto: Diana Cankova

Elizabeth Kostova është një shkrimtare amerikane me famë botërore, e cila është e martuar me bullgar dhe e konsideron Bullgarinë si atdheun e saj të dytë. Në romanin e saj të ri ajo na tregon jo vetëm për dimensionet e së keqes, por se si ajo mund të mundet nëpërmjet fuqisë së guximit, të fisnikërisë dhe vuajtjes.

Para tetë vitesh shkrimtarja pa në ëndërr një amerikane të re, që kishte mbërritur në Bullgari dhe vetëm pas një ore duhej ta ndihmonte një çift të moshuar. Ajo mbante në duar çantën e tyre, kurse urna brenda e detyroi që të fillojë të ecë pas një njeriu të panjohur. 

СнимкаKështu lindi ideja për romanin “Toka dhe hija”. Protagonisti i tij është një violinist. Fati i tij ngjan shumë me atë të Sasho Slladura (Sasho Shpirti), i vrarë në kampin komunist të vdekjes në Lloveç. Në dallim të tij protagonisti në romanin e Elizabeth Kostovës mbetet vetëm disa ditë në kamp dhe ka një jetë të gjatë. Vetë ajo nuk kishte dëgjuar për historinë e muzikantit dhe e mësoi këtë që pasi e mbaroi librin, kur rastësisht u gjend para pllakës së tij përkujtimore në Plovdiv. 

Protagonisti im vdiq në vitin 2006, në moshën 91 vjeç - fillon tregimin e vet Elizabeth Kostova, e cila këto ditët e fundit prezantoi romanin e saj të tretë para lexuesve bullgarë. – U mendova për brezin e tij dhe për njerëzit si ai – intelektualët, njerëzit e artit, të cilët kanë qenë apolitikë, por për ndonjë shkak janë gjendur në makinën politike. Derisa e shkruaja librin, kisha mundësi të vizitoja mbeturinat e një kampi të punës. Mbeturinat e shumicës së kampeve janë të mbyllura dhe nuk mund të shihen nga vizituesit. Kur u gjenda ndër këto mbeturina u emocionova shumë. Ndihesha sikurse tërë kuptimi ishte zhdukur nga ky vend. Mirëpo, për mendimin tim historitë ndihmojnë që hapësirat e zbrazëta të mbushen përsëri me kuptim. Prandaj, duke qëndruar atje e ndjeva dëshirën time për ta kthyer protagonistin tim në këtë vend të zbrazët. Sigurisht që kjo ishte një detyrë e rëndësishme dhe e vështirë dhe tani mund ta them qartë – dëgjova shumë tregime të këtyre njerëzve dhe kam një respekt të madh ndaj historive të tyre të vërteta, ndaj vuajtjeve të tyre. Mësova shumë për historinë, për përjetimet e njerëzve në këto vende dhe bëra provë për ta përshkruar këtë në kontekstin e dashurisë sime ndaj Bullgarisë – atdheut tim të dytë.” 

Duke e shkruar romanin e saj Elizabeth Kostova mbështetej te “tregimet e tmerrshme”, sipas fjalëve të saj, të të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit te ne. Cvetan Todorov u kishte dhënë atyre tribunë në librin e vet “Zërat nga GULAT-i”. Elizabeth Kostova madje kishte qëllim t’ia dërgojë tekstin e gatshëm filozofit bullgaro francez me famë botërore, por ai vdiq 45 ditë para botimit të librit.

Unë isha në dijeni të krimeve të komunizmit dhe të vuajtjeve të shumë njerëzve gjatë kësaj periudhe, sepse kisha biseduar me disa njerëz dhe kisha lexuar libra historikë – thotë me këtë rast shkrimtarja. – Ishte vështirë dhe dhimbshëm për mua për të shkruar për këtë. Ndoshta pikërisht për këtë shkak e shkrova romanin për dritën dhe hijen. Sepse, është dukshëm se jeta e njerëzve po vazhdon. Deri diku ky është një libër për kujtesën, për dhimbjen, por edhe për gëzimin e mbijetesës.”

Dy romanet e para të shkrimtares së famshme Elizabeth Kostova janë bestsellerë që prej shumë kohe, kurse “Toka dhe hijet” fiton gjithnjë e më shumë adhurues në botë. Në saje të tij rritet numri i të huajve, që dëshirojnë ta vizitojnë Bullgarinë. Aktualisht shkrimtarja amerikane me mbiemër bullgar Elizabeth Kostova është duke shkruar librin e saj të katërt, ku gjithashtu janë të pranishme elementet e detyrueshme të romaneve të saj – emrat bullgarë të tre fëmijëve të saj dhe vija bullgare e subjektit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD